Rama: Nuk ka asnjë kaos e revoltë nga populli, opozita i fryn zjarrit

February 24, 2019 14:53

Rama: Nuk ka asnjë kaos e revoltë nga populli, opozita i fryn zjarrit

Kryeministri Edi Rama ne nje interviste per “IlFatto Quotidiano” flet per situaten me te fundit te krijuar ne vend, duke mohuar te kete kaos. Sipas tij. “Në Shqipëri nuk ka asnje kaos, është opozita që po i fryn zjarrit”.

Rama ka deklaruar gjate intervistes se ai “eshte i gatshëm të hap dialog me studentët, por ata qe e kane shkatërruar vendin nuk mund të diktojnë mësimet”.

Rama, çfarë po ndodh në Shqiperi?

Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe me te forte ne zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjeter.

Cili është qëndrimi juaj dhe i qeverisë suaj lidhur me vendimin e minorancës për të lënë mandatet parlamentare?

E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. Tashmë është në rrugë një revolucion i vërtetë kundër sistemit të vjetër e të korruptuar të drejtësisë, nën mbikëqyrjen e miqve evropianë e amerikanë.  Do të kemi një prokurori speciale të antikorrupsionit të funksionarëve të lartë, në bazë të ligjit të reformës së miratuar. Më shumë se 50 gjyqtarë e magjistratë të lidhur me afera e të korruptuar, falë Vetingut janë nxjerrë jashtë radhëve të sistemit e shumë të tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar. Të gjithë nën sytë e një skuadre ekspertësh ndërkombëtarë. Si të mos ketë lëvizje të forta nga pjesë të pushtetit të vjetër kundër kësaj qeverie.

Pse opozita ju akuzon për korrupsion?

Çfarë mund të bëjnë tjetër përballë vështirësisë në të cilën ndodhen? Njerëzit nuk i ndjekin dhe frika e drejtësisë i persekuton.

Si është e mundur që shumë kryebashkiakë të partisë socialiste, partisë suaj, janë pasur probleme me drejtësinë?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne qeverisim gati tre të katërtat e Shqipërisë në nivel bashkiak dhe ka qenë vetëm një bashkiak dhe që hequr në bazë të ligjit të ri të dekriminalizimit, një lloj “Severini”, por edhe më i fortë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi politikë por ajo që i kanë bërë vendit këto javët e fundit, duke shpalosur dhunën ndaj institucioneve është e pafalshme.

Kthehemi te kryebashkiakët. Kush nga ata që rezulton akoma nën hetim nga ana e akuzës do të rikandidohet në zgjedhjet e qershorit?

Sot asnjë nga bashkiakët tanë nuk është nën hetim. E shihni se si gënjeshtrat bëjnë xhiron e botës

Sa ndiheni përgjegjës që dy nga ish-ministrat tuaj të Brendshëm janë hetuar?

I pari është akuzuar mbi bazën e bisedimeve mes dy trafikantëve në një proces gjyqësor në Catania. Por edhe pse ai sulm mbante erë unë kërkova largimin e tij nga grupi parlamentar dhe nga gjithë roli dhe angazhimi i tij në parti. Ndërkohë, për vëllanë e ministrit, kishte një dënim në Itali të shumë kohëve më parë, i pakryer, sepse shteti italian nuk kishte kërkuar ekstradimin.

Me riorganizimin e qeverisë fituat ju, apo fituan studentët?

Unë nuk kam dashur kurrë të fitoj mbi njerëzit, por kam dashur dhe dua të bëj më të mirën për njerëzit dhe t’i dëgjoj ata. Studentët e dinin dhe ishte një moment intensiv, por edhe shumë i bukur i demokracisë sonë ende të re, të brishtë dhe jo perfekte.

Pse shumë shqiptarë, vecanërisht të rinj shkojnë të punojnë në Gjermani?

Pse shumë italianë në jug shkojnë të punojnë në Veri? Dhe pse shumë mjekë italianë shkojnë në Gjermani e kështu me radhë? Përgjigja është e qartë: Shqipëria nuk është Italia edhe pse italianë janë shqiptarët e veshur me Versace. Kur ju kishit demokraci dhe zhvillim ekonomik ne ishim Korea e Veriut e Evropës. Këto 30 vitet e fundit kemi bërë hapa gjigande në shumë drejtime edhe pse kemi shkatërruar burime e bukuri. Sigurisht që kemi probleme dhe duhet të bëjmë shumë më shumë me sakrifica e durim kundër varfërisë, korrupsionit, kriminalitetit.

l.h/ dita

February 24, 2019 14:53
Komento

12 Komente

  1. Dy gishta me mut February 24, 15:15

    E ke gabim ! Vertete Populli nuk eshte ne revolte dhe pret diten e votimit Por nje gje duhet ta kuptosh, revolta eshte brenda ! Por per hir te Opozites nga dy te keqija qe ne fakt egzistojne ! Qeveria dhe Opozita populli do te zgjedh te keqen me te vogel !
    Ju jeni duke mbijetuar ne Politike dhe Qeveri pershkak te sistemit politik qe keni ngritur !
    Asni reforme ne sistemin politik Gjendja politike shqiptre ne keto 30 vjet eshte e njeta 100 % e pa ndryshuar !
    Me c zhvillime te vogla fare nuk mjafton dhe nuk mund te thuash se Shqiperia Rilindi me ardhjen tuaj ! Jo !
    Korrupsioni mbetet shume i madh, krimi mbetet shume i madh varferia mbetet shume e madhe, Hemoragjia demografike e shqiptareve mbetet shume e madhe !

    Numri i popullsise po zvoglohet, Lindjet po zvoglohen Popullsia po tkurret !

    Reformat jane shume te vogla ecin shume ngadal !

    Politika eshte ne Krize dhe ekonomia eshte po ne krize me gjasa te rritet me shume varferia ¬

    Pra asgje e re nga fronti Politik Gerr -Verr !

    Sfida

    Reply to this comment
  2. Vasili February 24, 15:26

    Asnje milimiter mbas Rama,vec perpara:
    Kur shikoj si po agravojne gjerat nga monstrat e shpellave islamiste komuniste,qe vazhdojne ta denatyrojne dhe shkaterrojne kete vend,ahere ka ardhur momenti qe te gjitha armet jane te lejueshme,per te kryer me ne fund cfarosjen e tyre,qe ky vend ti rikthehet Europes.

    Reply to this comment
  3. e majta February 24, 15:29

    Opozita i fryn zjarrit se ka nje elektorat shume te vogel dhe me keto idiotlliqet e fundit po perkeqesohet akoma me shume.
    Por edhe ti hiq dore nga samir manet dhe bashkim ulajt dhe puno ashtu sic e fillove
    Nuk eshte i pershtatshem nje ” luks ” i tille ne shqiperine e varfer ku nuk shkel asnje kompani me emer

    Reply to this comment
  4. Thjeshte eshte Njeshi qe i mungonte Shqiperise February 24, 15:38

    I paarritshem ne vizionin e ttij mbi Rilindjen e Shqiperise

    qe ndihet kudo ne Atdheun tone cdp dite , ne cdo hap

    qe bejme ,

    i pakonkurushem nga asnji kundershtare politike

    (me shpifje nuk mundet te konkurohet nji Gjgand e akoma me shume ne kte Kontinente ,diku ne arabistan ku shpfja eshte vLer e asaj shoqerie po )

    ne Kontinentin Europian ,

    ku ne Shqiptaret bejme pjes , ne nji sistem Demokratike ,

    konkurohet vetem me Alterrnativa qe i vijne ne ndihme

    jetes se qytetrit ,Vendit ,por kurr ,

    me Shpifje ,genjeshtra ,lehje rrugesh e pran kazanit ,

    qe jane vese te nji shoqeria regresive Tinzare ,

    perfaqsuar ne Shqiperi nga bandat pd -lsi .

    Shpifesit ndertojne njo shtet e jete qe ja shpif qytetarit ,

    njelloj si goja,bemat dhe surrati krimineleve qe lehin rrugeve ne tufa ,

    sepse ajo eshte aftesia e tyre .

    Me Ramen kta nuk do konkuronin dot as pas 500-vjetesh .fare toxike bastardesh e destinuar te zhduket

    nga skena politike shqiptare sepse i sherben ne cdo rast vetem dhunes ,histerise rrugeve , njelloj si vllezrit e tyre talibane ne Afganistan .

    Shteti e Policia e shtetit duhet te bej detyren e pastroje rruget e Shqiperise nga kta vandale zbrit nga malet e pemet e pyjeve

    Reply to this comment
    • Nuk duhet Njeshi ne Demokraci ! February 24, 15:57

      Ne Demokraci nuk duhet Njeshi !
      Njeshi eshte fyl njeshi eshte Zero !
      Jo kult individidit sepse kjo e ka marr ne qaf Shqiperine ne keto 30 vjet !
      Njeshi nuk ben dot reforma pa Dyshin treshin katren deri tek 100 shi !

      Reply to this comment
  5. Nuk duhet Njeshi ne Demokraci ! February 24, 15:59

    Ne Demokraci nuk duhet Njeshi !
    Njeshi eshte fyl njeshi eshte Zero !
    Jo kult individidit sepse kjo e ka marr ne qaf Shqiperine ne keto 30 vjet !
    Njeshi nuk ben dot reforma pa Dyshin treshin katren deri tek 100 shi !

    Sfida

    Reply to this comment
  6. MH February 24, 17:26

    Opozita nuk i fryen zjarrit sepse digjet brenda ma keq se po digjet.Po Opozita i fryen kosit qe nuk merr zjarr.Ketu qendron dhe zgjuarsia e tyre politike.Ku shumica jane me diploma dhe tituj me plagjiature te shkolluar ne universitetin “Plepa” Durres te bosit Berisha.Sefte,ne krijimin e kesaj Partie Demokratike qe sot rrezulton aspak demokratike por prototip Fashiste.U krekosen se ne PD do militojne vetem njerez te shkollar dhe jo si ne PPSh. me mjelse ,shofer,traktoriste,karrocier e me the e te thash.Ku nese bajme krahasimin te gjithe ato profesione qe rendita kishin vertet shkollim universitar dhe nuk njihesh plagjiatra demokratike e demokracise me shkollim Plepa Durres.
    Po demokracia e plepave Durres asht demokraci kameleonit qe i pershtatet cdo ngjyre per te mshefur krimin dhe korrupsionin me thirrjet Liri Demokraci.

    Reply to this comment
  7. info analitike February 24, 18:18

    Jo mo c’ne nuk ka asnje proteste e asnje revolte, madje dhe vete socialistet gezojne sa here te shohin e te duartrokasin per cdo budallallek qe nxjerr nga goja. Keto i beson vetem Neti, vezhguesi i ferres e ndonje tjeter militant i Dites.

    Reply to this comment
  8. Miri February 24, 18:38

    Prandaj u fshehe njehere nga lryeministria njehere nga kuvendi?!

    Reply to this comment
  9. Adih February 24, 20:19

    O Ramush .
    Na thuaj .Sa e gjete borxhin nga Sali Larqofti ,sa e ke ti sot kete borxh .?Pse e mban te fshehte ?

    Na i shpjego ,pse shqiperia eshte ne embargo financjare nga Europa ?

    Pse nuk i ke bere detyrat (te5 )qe te ka caktuar BE .?
    Cfare ben ,dhe pse e shkel kushtetuten shqiptare nenin 181 te saj ,apo ste le e te pengon Sali larqofti ?Ke bere dhe nje betim para kushtetutes ,ku more ate fron te kryeministrit , apo e ke bere fallco ? na u pergjegj ,o patishah ?

    Na thuaj ,se ne nuk e dime . Kush firme e huaj serjoze te ka ardhur te investoje gjate ketyre 6 viteve te tuat ne pushtet ,? .As edhe nje.Dhe na sqaro pse?
    .
    Pse me Zamir Manet ,qe i ke dhene ti o patishah ,si ne mall te babes ,trojet ne perlat e bregdetit me 1 euro m2 do vazhdosh ti ,bile per interesin tend personal , i ke vene Zamirit nofken Biliardier , Paj zotin o Rame ,mendon ti qe do te ndihmosh Manen ,turizmin ,apo vehten tende te pastrosh 20 % e tua . Pse aq budallenj na ben ti ne kokpalareve ,o Rame ,mesuesi i vizatimit ?
    PD ka frike nga SPAK shprehesh ti .
    Pergjigju ,po te jesh burre ,pse ti nuk ke frike nga SPAK .Dhe po te thuash “JO ” , kjo do jete rrena e fundit ,si kampjone e te gjitha kohrve te rrenave ,ne mbare rruzullin boteror ..

    Reply to this comment
  10. qytetari thjeshte February 24, 23:15

    JANE IRONITE FYESE TE RAMES QE I FRYJNE ME SE SHUMTI ZJARRIT PER LUFTE CIVILE, PASI TE DY PALET I TREMBEN VETINGUT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim