Rama për “Il Mattino”: Europa ka humbur prej kohësh në egoizëm

August 30, 2015 11:13

Rama për “Il Mattino”: Europa ka humbur prej kohësh në egoizëm

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike”.

Rama i referohet krizës së emigrantëve në Mesdhe duke vënë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë, e cila thotë ai “prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.

“Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”, shprehet Rama gjatë intervistës.

I pyetur nëse Shqipëria ende është e interesuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ai thotë se, “aspirata evropiane nuk është e lidhur me një periudhë të caktuar historike, por është një projekt i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka qenë në gjendje të krijojë”.

“Tragjedia që po ndodh në Mesdhe sigurisht nuk është një arsye për të braktisur projektin, por mundësi për të rinisur një Evropë që shkon përtej financave, idesë se një numër shtetesh janë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe komoditet individual”, thotë Rama.

August 30, 2015 11:13
Komento

18 Komente

  1. SuloKapedani August 30, 11:20

    Kjo qe shpreh kryeministri Rama ka nje d.m.th. te madhe por kryeeuropianet gjithmone veprojne hile taktike per shtetet e vogla.Strategjia duhet korigjuar dhe trajtimi do seriozitet te madh.Per kete duhet pershendetur z. RAMA.

    Reply to this comment
  2. GRAMOZ August 30, 11:22

    EVROPA KA HUMBUR SENSIN E HUMANIZMIT DHE VLERA NJEREZORE DHE ESHTE NJE ORKESTER ME 27 VEGLA MUZIKORE PA NJE DIRIGJENT ,NUK KA POLITIKE UNITARE POR NJE EGOIZEM DHE TAKTIKA PROVIZORE PA NJE IDE STRATEGJIKE PER KONTINENTIN ,KU GJERMANIA KA NJE POLITIKE AS MISH DHE AS PESHK ..EVROPA DUHET TE MARE MODELIN E USA ,KJO DO TE SJELLE PROPERITET DHE STRATEGJI AFATGJATE KU SHTETET SI GJERMANIA,FRANCA,ANGLIA DHE ITALIA DUHEN TE JENE VIOLINA E PARE E POLITIKES EVROPIANE..

    Reply to this comment
  3. Goni me August 30, 12:03

    Duke u pajtuar plotesisht me theniet e z.Rama,do deshiroja t,u beja nje pyetje zoterinjve europiane:”Perse keto vende qe rendin mbas emigracionit nuk kane mundur te behen Europe me pare dhe nuk mundin ende?”Perse shqiptaret ,te ndare e coptuar nga kjo europe,per te plotesuar disa interesa te pista te fqinjve tane dhe tyret doemos nuk paskan te drejte te jetojne me mire dhe si gjithe te tjeret ku deshirojne?Perse zoterinjte europiane ,nga njera ane thone luftoni kriminalitetin dhe nga ana tjeter kur vijne ne Shqiperi bejne takime edhe me nje kryekriminel si Berisha edhe pse ai nuk ka asnje funksion per t,i takuar nje i tille?uropa duhet te rishiloje veten e vet dhe prej andej te percjelle detyra e urdherea,kushte qe shtohen perdite ,duke rritur padurimin e njerezve e duke u bere keshtu vete nxitese te emigracionit.Lexoni me vemendje se si disa emisare europane e sidomos gjermane hedhin ne treg gjoja kondita per te punuar ne Gjermani dhe njerzit e tejmerzitur e marrin per sinjal nisjeje.Mos qofte e gjithe kjo edhe nje loje e madhe pisnesi per perfitime mafioze te ardhurash nga ata qe heqin buken e gojes per te siguruar nje mberritje ne Gjermani.Kjo eshte jo ne nderin e europes dhe as te vete Gjermanise.Te perkedhelet Serbia duke e negociuar me pare per futje ne BE,kur ajo ende nuk ka njohur Kosoves dhe jo vetem kaq,por edhe te ndihmohet per te perfituar padrejtesisht territor kosovar eshte te mos jesh me te drejten.Mos u tallni me endrrat e njerezve per nje jete me te mire!

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 30, 12:25

    Me thene te drejten titulli dhe foto paraqitin nje Rame mendjemadhvr kozmolog, sikur te jete sekretar i OKB dhe jo k/minister i nje vendi qe ne glob do e kerkosh me mikroskop, por kur lexon estraktin ketu rezulton qe ka folur mire dhe ka thene nje te vertete relative. Relative, sepse Be lindi si union ekonomik me marreveshjen per celiqet dhe aspekti ekonomik eshte faktori baze i unionit. Ne fakt, ndryshimi midis “xhaxhit” dhe Rames eshte se ‘xhaxhi” kishte shume informacion per gjeopolitiken mbi Lindjen e Mesme ndaj shkroi liber per kete, po ashtu xhaxhi kishte shume informacion mbi Kinen dhe arsyet pse Kina kishte nevoje per marrdheniet me Shba dhe tregun amerikan. Xhaxhi mbi keto argumente ishte politologo i thekur e shume me pak propagandist i siperfaqshem si Edi, qe sidoqofte ketu ka folur mire dhe s’ka lene shteg per keqkuptime. Natyrisht, lexuesi konkludon se vendi ka shume probleme dhe per kete nevojitet te fokusohet tek puna e tij dhe jo hallet e Evropes.

    Reply to this comment
  5. emigranti August 30, 12:30

    Se cila nga ne duhet si fillim te kuptoje vlerat e Evropes, duhet te kuptoje qe ne nje Familie te madhe ka rregulla loje.mendoj. Nuk mund te hysh ne Evrope me kete Drejtesi, Korrupsion, etj, etj.Secili Shtet duhet te beje detyrat e veta dhe te Plotsosh kushtet qe i kane vene si detyre.Politikanet ne Shqipri jane nga me te korroptuarit dhe nuk duan Evrope, as nuk intereson Europa. Evropen e don Populli qe te perfitoje nga nje jete me e mire.

    Reply to this comment
  6. Dita August 30, 12:31

    Negociatat me kukësin po pietinoen

    Reply to this comment
  7. Edi August 30, 13:27

    Paska filluar ti jape mend edhe evropianeve ky tani! Ku e gjen guximin xhanem?!

    Reply to this comment
  8. Landi August 30, 13:58

    Tangerllik Karagjozesh me duket

    Reply to this comment
  9. Darius August 30, 17:39

    Rama ngeli duke mjaullitur…mjau mjau mjaauuuuu
    dhe europianet bankier-hajdute i thane ketij karrabushit……
    – i ke paguar taksat e europit,se ne oer te dhene pare me % jemi,po ne fillim ato do jene paret qe ju do mbyllni ne bankat tona!!
    -jo si kemi pagu,se ne si Pd dhe Ps,i kemi rrjepur ata bythrrjepurit tane po ata skane me lek,sna dalin as per vete me,e jo per ju.
    Epo ik gris bythen,puno vidhni,dhe na jepni taksen qe ju caktojme,boll ngele si ato kurvat neoer gazetat rajonale duke mjaullitur,se ti as nuk leh si qen Saliu.

    Reply to this comment
  10. mirel August 30, 17:43

    Si I ngrehosur shume duket.
    Qe te flase ne jerm eshte e papranueshme.
    Rama ne vend te kesaj duhet ti imponoje BE nje culture tjeter: Ate te punesimit te shqiptareve.
    Te shikoje bashkepunimin per punesim sezonal. Ne kete menyre do mbyllte sado pak nje nga plagat e shqiperise…papunesine,,,dhe gjithashtu do I jepte nje goditje fatale kontrabandes se kalimit te emigranteve.
    Por qe te drejtosh shigjetat ndaj BE ne kete menyre ose duhet te jesh komplet I marre, ose duhet te nderrosh keshilltaret politike.
    Ose, variant I trete , Rama ka ne dor ndonje gur tjeter qe luan.
    Te jete SHBA, uroj qe po!!
    Vetem Putin mos qofte..

    Reply to this comment
  11. k August 30, 17:47

    PO KY MOS ËSHTË VETËEMRUAR GJË
    KRYETAR I PARLAMENTIT EVROPJAN?

    Reply to this comment
  12. alban August 30, 18:04

    Eshte gjynah qe ka lindur ne Shqiperi.Si dyshe bashke me 2K i ka zili dhe amerika.Po ska gje.Do lindin dhe atje burra te tille.

    Reply to this comment
  13. Na bashkoj kenga popullore August 30, 18:09

    E vetmja menyr rreagimi ndaj europes per sai perket halleve te Shqipris

    Reply to this comment
  14. kryetari kAmentuesve idjote August 30, 18:12

    O RAM ,PASKE QENE ME KOQE SE BERISHA .Te pakten kur je i dhjere mos fole se nuk mbahet vendi me kisha e xhamija e si i mengjer’ te mbash ne mes te kryeqytetit babain tend shpirteror Zogollin e ne vorrezat e deshmoreve ‘HAJDARIN’.Ameriqija te mban sa ka nevoje po pastaj ku do vesh kur populli ka marre arratine ti si papagall i jep leksione Europes kur me nje popullsi sa ka ngelur ne kete vend mjaftonte nje kryetar komune si MZIU.Del njehere andej nga Jala se po bejne seminare lakuriq ne mes te vapes per te na ‘integruar’ ne SHISHTUFINE ti me ‘byrazer’ LIKE FLORINE.

    Reply to this comment
  15. ijs August 30, 18:23

    “Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta” Edi Rama

    Me kete fjali ky tregon qe se njeh fare europen! Ky kujton se europa eshte Albanistan dhe ku politika nuk jep llogari para popullit te vet, qe e ka zgjdhur! Eshte e njejta mendesi mafioze, qe shprehu kur ky ishte per vizite ne Itali, ku i kerkonte hapur fare biznesit italian qe hajde investoni ne albanistan se tek ne ska sindikata, pra sklleverit e mi rrine urte, se ju jap une dajak me mafian time cosa nostra. Pra kemi te bejme me nje kryemiser te sicilise ku njerzit per kete jane copa mishi me dy sy dhe ku ky mund te bej cte doje me ta.
    Eshte e njejta llogjike mafioze, qe perdor ky medioker ne raport me europen duke kerkuar ne menyre flagrante gjera qe si takojne fare. Pra ky kerkon do te luaj ne ligen e kampioneve se keshtu i teket ketij dhe jo se duhet te garoje e fitoje qe te marre pjese ne ate lige. Ky eshte bere me keq se sali purgatori! Ky po na largon nga europa!

    Reply to this comment
  16. elio August 30, 22:33

    Llafazan e mendjemadh si himariotet “ki krieministri ine”…Ule Ule Rame se je ne nivel te ulet rritje, ne mos recesion, pervecse po’ kalon ne keqqeverisje.. Po kerkon te behesh diktatoruc por je I deshtuar..tallet evropa me kete kapadai plehu..

    Reply to this comment
  17. Azemi August 31, 07:22

    Deri tani asgje nuk ka ndryshuar,por vetem eshte perkeqesuar,ky halabak nuk ka kellqe te bej nje pune te mire ne vendin e tij,mundohet ti japi mend Europes,merru me punet e tu populli eshte pa uje e I katandisur si mos me keq se u lavderove do bej kete e do bej ate çdo gje eshte perkeqesuar.Dil njehere ne baze dhe shiko si jetohet mos I qaj hallin kaloresit se si I varen kembet,apo don me I terheqe mendjen popullit se diçka po thua,ku ne nje kohe populli I din me mire se ty keta gjera.

    Reply to this comment
  18. luli August 31, 08:31

    Vazhdo fol qesim!! dhe ata vazhdojne mbajne shenime citatet e tua!!
    JE ME KOQE AKOMA SE BERISHA QE NA NXORRI TE DYTET PAS GJERMANISE!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*