Rama: Për investitorët nuk janë problem taksat, por drejtësia dhe kualifikimi i punonjësve

November 3, 2015 11:19

Rama: Për investitorët nuk janë problem taksat, por drejtësia dhe kualifikimi i punonjësve

Teksa investimet e huaja në Shqipëri kanë pësuar rënie, për kryeministrin Edi Rama, problem për ta mbeten jo taksat e larta, por drejtësia, titujt e pronësisë dhe kualifikimi i krahut të punës. Edhe një herë tjetër, Rama u përqendrua tek zanatet që sipas tij humbën gjatë këtyre dekadave.

“Bëmë gjithçka mundëm për të ndërtuar një piramidë iluzionesh, duke iu krijuar praktikisht të gjithë të rinjve dhe prindërve idenë se çdo kush mund të bëhej jurist, ekonomist, inxhinier dhe se kishte ikur koha që njerëzit të jepnin me ambicien e të qenit zejtarë, e të pasurit të një zanati”, tha Rama.

Deklaratat e tij u bënë konferencën “Profesionet më të kërkuara”, ku tha se tashmë është çelur një korsi e re, ajo e arsimit profesional.

“Kemi filluar duke çelur korsinë alternative të zanateve, për të gjithë ata të rinj që për arsye nga më të ndryshmet nuk ndjekin universitetin, por pa dyshim jo një korsi zanatesh si një rrugë dytësore, pra, e dorës së dytë, por një korsi zanatesh që ne synojmë dhe jam i bindur që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhet zgjedhje ku jo vetëm ata të cilët nuk ndjekin dot universitetin po dhe të tjerë që bëjnë këtë zgjedhje të jenë në gjendje që përkundër zgjedhjes së tyre të marri një arsim cilësor”, u shpreh kryeministri. /Dita/

 

November 3, 2015 11:19
Komento

4 Komente

  1. GRAMOZ November 3, 11:24

    ESHTE NJE E VERTETE E MADHE NE SHQIPERI QE PO MBAN PENG SHQIPERINE PER TU INTEGRUAR NE BE JANE…..ADMINISTRATA PUBLIKE DHE DREJTESIA SHQIPETARE..DERI KUR DO TE REFORMOHEN ME PROFESIONISTE DHE KULTURE..

    Reply to this comment
    • gori November 3, 16:52

      Po bizneset e huaja nuk do sjellin forcen punetore nga jashte ketu, e po s’kishte zanate qe te punojne per keto biznese, kot te lodhemi te kerkojme te thithim investime, duhet promovu fort arsimi profesional, se edhe vete per nevojat e vendit kemi nevoje per riparues, hidraulik, elektricist, qe ti kerkosh si gjilpera ne kashte jane bere.

      Reply to this comment
  2. Emili November 3, 15:25

    Eshte e vertete nuk jane problem taxat si % por ligjet qe dyzojne njera tjetren dhe administrata e trembyr dhe e paafte tatimore. Perdite dalin ligje udhezime apo vkm dhe biznesi eshte i corientuar totalisht.

    Reply to this comment
  3. nii November 3, 17:10

    Ky eshte shter qe behet aleati numer 1 i biznesit dhe jo si ai i sales qe i vriste bizneset me konkurence te pandershme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*