Rama: Marrëveshja Greqi-Shqipëri do mbyllet me pakt të ri bashkëpunimi

July 11, 2018 13:03

Rama: Marrëveshja Greqi-Shqipëri do mbyllet me pakt të ri bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA”, duke u shprehur se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.

“Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Edi Rama me gazetarin grek

Rama foli edhe për marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar këto arritje për emrin e ri të Maqedonisë.

‘Është një periudhë që duhet të vlerësojmë arritje dhe kryesisht marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në sajë të udhëheqjes së guximshme të Tsipras dhe Zaev, të cilët morën pjesën e rrezikut për të konfirmuar diçka që nuk ishte asaj e lehtë, por ata gjithashtu treguan se ka zgjidhje nëse ka vullnet”, tha Rama.

Sa i përket Samitit të Londrës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh se ndikon që vendet të qëndrojnë të bashkuara, por në një kohë jo të mirë për Bashkim Europian.

“Është një proces i rëndësishëm, i cili filloi 5 vite më parë dhe po vazhdon me një ritën të kënaqshëm. Këto takime ndihmojnë në masën më të madhe për të na mbajtur të bashkuar dhe të lëvizim së bashku. Sigurisht, kjo po ndodh në një kohë kur gjërat në Europë nuk janë duke shkuar mirë, kështu që duket si një mallkim për Ballkanin. Ne po përmirësohemi, Europa po shkon në drejtimin e kundërt”, tha Rama.

 

o.j/dita
July 11, 2018 13:03
Komento

2 Komente

  1. Artemisa July 11, 13:43

    Perpara se te sqarosh greket a nuk do te ishte me e udhes te beje nje Takim te hapur me shqiptaret, me te cilet thua se po bashkeqeveris?
    Apo varja shqipove, ata ne fund te fundit jane te detyruar te te binden dhe perulen.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 11, 16:00

    para se të na çash hajdarin si gjithnjë,jep shpjegime se çfar përmban kjo marrveshje!!
    “pakt të ri bashkëpunimi” bëj sa herë të duash se si prish punë kujt!tërë problemi është tek ato planet e tjera që ska bir nëne që i luan!!
    kufirin detar, zgjerimin e teritoreve ninoritare dhe kuotat e detyruara për minoritarët në administratën shtetërore!!
    këto sqaro ti dobiç muti!!
    lëri pordhët për hecje bashk përpara!!ti ndoshta hecën përpara por greku të rri gjithnjë pas!!pra ne e kemi gjthnjë nga pas!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*