Rama për mediat: Turp t’iu vijë, ju jeni për t’u qarë hallin

October 25, 2017 13:05

Rama për mediat: Turp t’iu vijë, ju jeni për t’u qarë hallin

Pasi ka lënë sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka dalë në një prononcim për mediat.

Ai i ka injoruar pyetjet e gazetarëve dhe e ka cilësuar ato si pa vend duke iu thënë atyre të shkojnë të lexojnë  e të kuptojnë ligjin.

 

“Pyetjet tuaja vijnë nga padituria, lexoni se nuk është shkencë”, thotë ai.

“Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni çorodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë.

Nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh, nuk jemi në një situatë ku diskutojmë t’ia heqim apo lëmë imunitetin, e keni marrë vesh? Jo!

Së dyti, e mund të qeshni sa të doni, jeni pjesë e këtij problemi të madh në tërësinë që ka Shqipëria ku përçoni akuzat, po pasur as përgjegjësi për atë që përçon. S’keni si ta kuptoni ju që as lexoni, as përpiqeni të thelloheni, as doni të dëgjoni për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Po të ishte siç thoni ju cili është roli që e përfshin Kuvendin? Çfarë është Kuvendi një studio noteri që vjen të vulosësh një certifikatë?Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hunjsh që janë aty për tu tundur sipas muzikës që ofron prokuroria?

Ju jeni për t’u qarë hallin dhe unë iu përgjigjem si ma do e bardha zemër. Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë tu thotë se jeni pjesë e një kazani të madh.

Jam këtu për tu marrë me ju dhe tu them që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi. Është e drejta jote që ti të vazhdosh mos të ndryshosh së bëri budallain”, tha Rama.

October 25, 2017 13:05
Komento

9 Komente

  1. Une October 25, 13:17

    Rama ka te drejte! Une degjova te thuhet pyetja -a jeni dokort ti hiqet imuniteti kur deputeti s’ka imunutet! Injorance ? Mundet? Ne sherbim te pronaritqe eshte ne sherbim te Saliut dhe Likes?

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku October 25, 14:00

    Kur do te behen te pavarur gazetaret prej pronareve?
    Ata,gazetaret,i ka zene halli i korromanes dhe halli eshte dere hekuri si thote miku im ,Pjetri.
    Gazetaria eshte mision dhe nuk mund te ec perpara nepermjet diplomave te blera,kristaline.

    Reply to this comment
  3. Kazan llafazan... October 25, 14:24

    Ky zakonisht ja fut si kau lopes, por kur vjen puna per mediat, etiketimi se ato jane pjese e kazanit qendron me kembe ne toke.

    Eshte kazani qe ka salduar me doren e tij.
    Kazani eshte simboli dhe krenaria e tij…

    Reply to this comment
  4. intelektuali October 25, 17:19

    ORE SI SPJEGOHET QE SALIU KONTROLLON GJITHSHKA?

    Po jep doreheqjen o mashtruesi Edi Rama kur je kaq i paafte qe te vije nje Kryeminister me inteligjent dhe me i ndershem

    Reply to this comment
  5. Alban.ny October 25, 17:57

    Kete radhe Edi Rama ka goditur ne shenje. U ka dhene te ashtuquajturve gazetare noten qe meritojne, por dhe nje leksion nderi e profesionaliteti.
    Gazetaret ne Shqiperi jane thjesht shkrues, jo lajmesh, por thashethemesh apo komunikatash te drejtorive te policise, ministrive e institucioneve te tjera.
    Harroje investigimin, fakt – kontrollin, analizen etj.
    Harroje madje gjene me elementare, Drejtshkrimin e Lajmit, formulimin e tij, llogjiken, pa folur per pak gjuhe letrare-artistike, qe tingellon si gjuhe e huaj per ata te mjere.
    Edi Rama ka te drejte, gazetaret shqiptare as lexojne e as mesojne. Dhe nje rast te arte si ky i Tahirit a trajtuan ne menyren me te keqe, me antiprofesionale, me bajate te mundshme.
    Por e keqjja fillon nga koka, nga pronaret e tyre,
    Dhe po nuk ndryshuan ca gjera themelore, si shkeputja e shtypit nga bizneset, etj, fjalet kazan a legen e madje uturak mediatik jane mese te merituar.

    Reply to this comment
  6. Lalai October 25, 18:28

    Fiks ka fol….
    Ja prite kur te dalë unioni i leshtareve te medias e të bëjë bla bla bla……
    Unioni i Kazanit mediatik nuk flet sa gazetare janë në profil,sa gazetare nuk marrin rrogat,sigurimet…..etj.
    Jo vetem media po Albania eshte një kazan që ngriten këta plera të politikes dhe e futen popullin brenda në kazan!!!!
    Nga një ane sh.mire kanë bërë….

    Reply to this comment
  7. KORÇARI October 25, 18:46

    Ka TË drejtë Rama, pasi në ALBANISTAN mediat janë më të kontrolluara se në kohën e ENVER HOXHËS, gazetarët janë shumica Analfabetë dhe nuk kanë idenë e Drejtshkrimore dhe përdorimit të GJUHËS SHQIPE. dhe këtë mund ta kuptosh lehtë sapo të lexosh mediat e shkruara ose sapo të dëgjosh atë televizive apo radiofonike. Gazetarët s’janë gazetarë por MARIONETA NË DUART E POLITIKËS,

    Reply to this comment
  8. info analitike October 25, 19:17

    Turp eshte qe ne krye te vendit te qendroje ende nje psikopat arrogant i droguar qe sillet si padron e flet percart

    Reply to this comment
  9. Rinaldi October 25, 22:55

    Se ka mare dozen sot dhe flet percart. Ceshtja eshte shume e thjeshte. Ti hiqet imuniteti Tahirit qe prokuroria te kete mundesi qe ta ballafaqoje me provat nga drejtesia Italiane ne gjykate. Kaq eshte puna e komisionit te mandateve. Kartonat e PS-se nuk mund te bejne rolin e drejtesise ne analizimin e provave. Kushtetuta eshte e qarte ne kete pike. Provat e drejtesise Italiane, tregojne me se mjaftueshem se ekziston mundesia e perfshirjes se ish ministrit ne trafik nderkombetar narkotikesh. Neqoftese komisioni i mandateve dhe Tahiri mendojne se provat e prokurorise nuk jane prova, aq me mire sepse gjykata do ta shpalle te pafajshem. Drejtesia nuk mund te politizohet dhe te perdoret sipas midese nga ekzekutivi dhe parlamenti, sepse ne baze te kushtetutes eshte nje institucion i pavarur.Por ne Shqiperi ka humbur pordha vrimen, keshtu qe turlirat do vazhdojne te gatuhen.A se harrova, vetingu vetingu! VK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim