Rama për shtypin francez: Pse BE ka nevojë për Ballkanin

May 31, 2018 14:41

Rama për shtypin francez: Pse BE ka nevojë për Ballkanin

 

Gjatë vizitës së tij në Francë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të publikuar ditën e sotme në seksionin frëngjisht të portalit “Euroactiv”.

Gjatë intervistës, kreu i qeverisë është ndalur gjatë tek momenti vendimtar në të cilën ndodhet Europa dhe Shqipëria, në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Në përgjigjet e tij, Rama theksoi midis të tjerash se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte fitimprurës për sigurinë dhe unitetin e të gjithë Europës, ndërsa theksoi se “lënia përgjysmë e punës së bërë deri më tani në Ballkan do të ishte një gabim i përmasave monumentale”.

Duke komentuar zhvillimet në Ballkan, Rama shprehu mendimin se “lënia e Ballkanit, si një zonë gri në mes të Europës, e ekspozuar ndaj çfarë do lloj presioni të jashtëm”, do të ishte një gabim që do të ndikonte rëndë në të ardhmen e rajonit tonë dhe të gjithë kontinentit.

Zoti Kryeministër, Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim të kujdesshëm mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Gjirin e Bashkimit Europian. Cila është përgjigja juaj?

Kam pasur fatin që të diskutoj ballë për ballë me Presidentin Macron, si në Paris, ashtu edhe në Samitin e Sofjes. Gjatë këtyre bisedimeve, kemi prekur tema të ndryshme rreth të ardhmes së Ballkanit dhe Shqipërisë, si dhe mbi reformën e ardhshme brenda BE-së, etj.

Unë po përsëris atë që them prej disa muajsh tashmë. Shqipëria është pranë kalimit nga njëra fazë në tjetrën. Komisioni Europian ka rekomanduar qartësisht dhe pa asnjë kufizim hapjen e negociatave. Unë mendoj që negociatat duhet të hapen, pasi kemi punuar fort për të arritur deri në këtë pikë. Nuk bëhet fjalë për një anëtarësim të menjëhershëm, por për një punë të madhe që na pret përpara, me shpresën që do të jemi gati të bëhemi një vend anëtar në vitet e ardhshme. Por, qëllimi ynë nuk është që të bëhemi anëtar sot për sot.

Kur ju thoni se dëshironi të shndërroheni në një vend anëtar brenda disa vitesh, cila do të ishte sipas jush një datë e arsyeshme për pranimin e Shqipërisë dhe të pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në BE?

Nuk mendoj se është e arsyeshme që të fiksojmë një datë që tani, pasi ndaj të njëjtin mendim me Presidentin Macron rreth faktit që përpara integrimit tonë, është e rëndësishme që të reformohet Bashkimi Europian, në mënyrë të atillë që të jetë në gjendje të përthithë pa probleme vendet e reja.

Thellimi paraprak i shumë strukturave të BE-së është plotësisht legjitim dhe në gjykimin tim, një veprim i drejtë. Por, e vetmja gjë që duhet harmonizuar ndryshe, është një thellim paralel në të njëjtën linjë me Ballkanin. Bashkimi Europian duhet të na japë instrumentat e duhur për të thelluar marrëdhëniet tona. Negociatat e anëtarësimit kanë lindur posaçërisht si një instrument për thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Çfarë rreziku do të përbënte për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, një stopim i mundshëm i këtij procesi?

Nuk besoj që do të ketë një ndërprerje të negociatave. Në të njëjtën kohë, jam i bindur që afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurës vetëm për Ballkanin, por është gjithashtu edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për t’iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar kërcënimeve të sigurisë, për të ruajtur unitetin dhe për të kontrolluar më mirë kufijtë.

Lënia e Ballkanit mënjanë do të krijonte një zonë gri në zemër të Europës, e cila do të ishte e ekspozuar ndaj çfarëdo presioni të huaj. Kjo, pa dyshim, nuk do të ishte diçka e mirë për Europën.

A vazhdon projekti europian të ngjallë entuziazëm në Shqipëri apo ka edhe në vendin tuaj segmente të opinionit publik që vendosin në pikëpyetje rëndësinë e integrimit?

Jo, askush në Shqipëri nuk vendos në pikëpyetje rëndësinë e integrimit. Në vendin tonë nuk ka asnjë parti anti-europiane dhe as ndonjë parti komuniste. Shqipëria është një vend i përbërë nga muslimanë dhe të krishterë, por feja e vetme që na bashkon është Europa.

Pikërisht, Shqipëria mund të shndërrohet në vendin e parë me shumica muslimane që i bashkohet BE-së. A mendoni se faktori fetar peshon mbi negociatat, në një kohë kur në disa vende anëtare vërehet një rritje gjithmonë e më e madhe e ndjenjave islamofobe?

Myslimanët shqiptarë janë myslimanët më pro-europianë dhe më pro-atlantikë që mund të gjesh, në kuptim që ndajnë ekzaktësisht të njëjtat sentimente me të krishterët kur vjen fjala tek Europa, tek NATO, etj.

Çfarë prisni ju nga samiti i ardhshëm europian në qershor dhe nga samiti i Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Pikë së pari, mendoj që samiti i qershorit është shumë i rëndësishëm, pasi nga ai samit do të varet në një masë të madhe edhe gjendja shpirtërore në të cilën do të takohemi në korrik, kur do të kemi takimin e përvitshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qershor, ne shpresojmë që të hapim negociatat.

Ndërsa Shqipëria është duke negociuar për integrimin në Bashkimin Europian, çfarë përshtypje ju lë vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar prej Unionit?

Ju e dini, dikush që dëshiron të martohet, e ka të vështirë të kuptojë atë që kërkon të divorcohet. Kjo është pak a shumë ndjenja që ndajmë tani.

Procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka mbërritur në një pikë të vdekur, por formalisht negociatat nuk janë pezulluar ende. A mendoni se kjo mungesë qartësie mund të hipotetizojë një efekt të mundshëm rikoshet në negociatat me Ballkanin?

Ne e dimë shumë mirë se procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka një historik shumë të veçantë. Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptimin tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësisht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumentale, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike.

Intervistën në gjuhën origjinale KËTU

l.h/ dita

May 31, 2018 14:41
Komento

8 Komente

  1. Dibrani May 31, 15:03

    Rama i ben autokritik Europes ..por nuk i ben autokritik vetes per qeverisjen e keqe.

    Deri dje faji ishte i Saliut ,..Sot eshte faji i Europes ,..neser eshte faji i Rusis

    Turkun e kemi vlla ,..hahahahaha

    Rama don ta fus Shqiperin ne Europ si Lyps me sforco,…dhe jo si shtet i parimeve dhe vlerave te se drejtes

    Reply to this comment
    • i zoti e jep tellalli se shet May 31, 15:45

      po ti o dibran rks,bashke me antishqiptaret e tjere pse nuk do qe Shqiperia te futet ne BE? apo keni hallin se fiton pike edrama ,dhe prisni kur te vijne ne pushtet sali krimineli dhe do jeni dakord per ne BE.
      po na pranuan per hapjen e negociatava ,cfare do beni ju antishqiptaret.
      ju antishqiptaret rreshtoheni ne krah te grekut dhe serbit doni vetem shkatrrimin e saj sic keni bere ne keto 28 vjet.
      po ju kujtoni se ju pyet europa ju.
      europa edhe sikur mos ti hap negociatat,ju ka njohtur se cfare kriminelesh jeni kur shani vendin tuaj,shqiptaret po ju njohin nga dita ne dite se si dje qe hanit pulat e fshatareve,sot po vidhni pronat dhe don me patjeter gjakderdhje.

      Reply to this comment
      • Dibrani May 31, 16:28

        Un dua qe Shqiperia te futet ne Europe me koken lart.
        Un hyrjen ne Europ e kuptoj si vler morale per te ndryshuar Shqiperin nga ky tranzicion 28 vjecar qe ende vertitet me te njeten monotoni depresuse dhe te pa-shprese

        Neqoftese ne do pranojme hapje negociatash me mik per te mbajtur ne kembe rregjime te tilla si PS-PD-LSI nuk e dua Europen.

        Reply to this comment
        • Lili May 31, 18:28

          Best comment

          Reply to this comment
        • Fidel Kastro May 31, 18:32

          Dibran, jam i nje mendimi me ju , sjellja e Rames eshte njesoj si ajo e femrave te perdala. Ne kohen e rinise sime kishte nga ato qe te luteshin per tu martue e ngadonjehere te benin dhe shantazh kur thonin se jam ne prag fejese me nje tjeter djale , por une se dua. Kete po thote dhe Rama, Rusia po vdes per mua!!! . Shko ne ta mbajt prapanica . Je i vogel te shantazhoh evropen o Rame mavria!

          Reply to this comment
  2. shushica May 31, 16:46

    Ne vend te nje letre per Ramen .
    Z.Rama ,te gjithe shkojne ne Pekin .Amerikanet ,gjermanet ,francezet ,italianet,rumunet sllovaket… ,fqinjet tane dinake ,greket ,serbet ,hungarezet e deri tek te vegjlit nga Mali i Zi .,Maqedonia…Dhe a e di pse shkojne ,per para ,per investime ,per miliardat qe ka ne dispozicion Kina ,per tregun e pafund ne rritje vertikale .Shkojne ne Kine sepse me kinezet punohet lehte ,pa kushte ,pa nderhyrje ne punet e brendeshme .Shkojne ne Kine sepse Kina ka qendrat me te medha shkencore e teknologjike ,ka mu desi te pafund per tju pergjigjur cdo lloj kerkese .Kina eksporton mallra ne SHBA mbi 750 miliarde dollare dhe importon rreth 350 miliarde ,me Gjermanine ka shkembime vjetore mbi 175 miliarde …Deri edhe industria strategjike ushtarake amerikane ka kontrata miliardare me Kinen ,edhe ne fusha teper te ndjeshme .Per te mos thene qe vende te varfera apo me proleme ne Afrike ,Brazili ,Argjentina po rugjallerohen si rrjedhoje e marredhenieve dhe investimeve kineze.Deri edhe Xhibuti ,nje mikroshtet ,por me pozite sttrategjike ,nepermjet nje baze kineze arriti te merrte investime mbi 1,5 miliarde dollare ,kur ne te njejten kohe ka baze amerikane ,franceze ,japoneze ,…E pra ,perse z.Rama nuk shkon ne Kine .Dikush mund te thote ,nuk pranon Kina Natyrisht Kina te shikon me dyshim kur ti leshon fjale te papeshuara ,kur mbetesh skllav ..i ideologjive… fikse ,kur thua qe.. feja …jone eshte.Europa… Kane ndryshuar kohet z,Rama ,pebetimet ideologjike jane anakronizem ,feja moderne jane investimet ,mireqenia ,,parate .Ne se BE ,kerkon te na lere hapsire gri ,te takon ty qe kete hapsire ta besh te gjelber .Ne se BEluan me hipokrizi ,kerkon qe ne te behemi Zvicer perpara pranimit ,atehere mjaft bere thirrje e harxhove bileta me udhetime bosh .Kur vete vende te BE praktikisht kane falimentuar ,nuk zbatojne normat e perbashketa dhe askush nuk i perjashton .Pra shko ne Oekin z.Rama ,sepse perpara nesh ka shkua Merkel 11 here..,Nderkohe qe ne na bejne moral te ruhemi nga ndikimi turk ,rus ,kinez ,Merkel dyfishoi Northstream me Rusine ,Macron me Total investon miliarda ne Arktik .Behu pak izraelit ,pak zviceran ,kerko investime nga kush jep ,hap vende pune ,krijo mundesi per industri moderne ,ndryshe nuk dalim kurre nga varferia .Me bulevarde ,pa perferi industriale nuk rritet mirqenia ,nuk luftohet korrupsioni ,krimi ,droga .Mos u merr me Berishen dhe kriminelet e tij ,vetem zhvillimi ekonomik te ben politukan te vlefshen
    …Shpresoj ta publikoni .

    Reply to this comment
  3. Arben May 31, 19:43

    Lider lider

    Reply to this comment
  4. Lili June 1, 15:30

    Zotni Rama nje dite qeverite evropiane kane me ju thane ju nuk jeni ne gjendje me fol me shqiptaret e juaj ketu e doni me fol me ne..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*