Rama për “Tanjug”: Besoj në një zgjidhje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës

July 11, 2018 22:48

Rama për “Tanjug”: Besoj në një zgjidhje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës

 

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel për samitin e NATO-s dha një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ku ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me ecurinë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

Unë mendoj se çdo gjë është në dorë të dy presidentëve dhe të dy palëve, sigurisht që Shqipëria është shumë e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe natyrisht që Shqipëria nuk flet kurrë në emër të Kosovës, por për Kosovën dhe sërish unë e di që këndvështrimi ynë nuk është se është i kënaqshëm, kur dëgjohet nga Beogradi, por opinioni ynë mbetet opinioni ynë me njohje të plotë dhe një zgjidhje përfundimtare do të ishte më e mira për fëmijët në Serbi, në Kosovë dhe në Ballkan”, thotë Rama.

Unë shpresoj shumë se do të përfundojë së shpejti, unë i vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit serb, Vuçiç, përpjekjet e vështira për të vazhduar në këtë proces dhe për të arritur një zgjidhje dhe ndërkohë që të gjithë janë në dijeni se ne kemi pranuar për mos të rënë dakord për të, sepse sipas këndvështrimit tim njohja e plotë mbetet e vetmja alternativë për të zgjidhur këtë çështje që ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të lënë pas vështirësitë e të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale”, deklaroi kryeministri në këtë intervistë.

“Nga këndvështrimi juaj në Beograd, Prishtina bën një hap para dhe dy hapa mbrapa. Edhe nga këndvështrimi i njerëzve në Prishtinë, Serbia bën një hap para dhe dy hapa mbrapa, gjë që tregon se dialogu nuk është i lehtë sepse është një dialog i vërtetë dhe shumë i vështirë”, theksoi ai.

“Kështu që, unë mendoj se të gjitha këto që po ndodhin janë pjesë e rrugës ku asgjë nuk do të jetë e lehtë, por sërish shpreh besimin se atje ku ka vullnet do të ketë një zgjidhje dhe në të njëjtën kohë përsëris se, unë e di që nuk është e lehtë për mikun tim, presidentin e Serbisë por njëkohësisht unë e respektoj për përpjekjet e tij dhe gjithashtu e respektoj për faktin që ai e ka njohur atë përfundimisht, duke qenë se kjo është një çështje që nuk mund të qëndronte në këto kushte dhe se të vazhdohet në mënyrën e vjetër nuk do të çonte askënd në një horizont të ri”, vazhdoi kryeministri.

Sërish, unë do të doja të inkurajoja të dyja palët, për të vazhduar më tej dhe se ne e mbështesim dialogun dhe jemi në dijeni që nuk është i lehtë dhe shpresoj shumë që serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Kosovë do të kenë një jetë më të mirë më vonë. Si dhe shpresoj shumë të shoh Shqipërinë të respektohet në Serbi ashtu siç serbët respektohen në Kosovë, që nuk është rasti, meqë ra fjala”, përfundoi kryeministri Rama.

l.h/ dita

July 11, 2018 22:48
Komento

2 Komente

  1. demo July 12, 16:37

    Sot u zhvillua nje konference ne Beograd nga Tanjug dhe ATSH me Mustafa Nanon dhe Ivioca Dacic.Ja,pra Mustafa Nano pas nje seri shkrimesh shqiptaro-nxirese e kaloi Corrovoden,u pranua ne Beograd si shqiptar Evropian,kurse Ivica Dacic tha ate qe bene dy serbomalazezt Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha ne 1941.:-Ceshtjen e Kosoves do ta zgjidhin dy dherat AME,Shqiperia dhe Serbia,Dmth,Kosova shtet i pavarur qenka nul,,,per Kosoven pritet te kete nje marreveshje xhentelmenesh nga Shqiperia dhe Serbia,,,sapo te gjindet nje Enver Hoxhe ne Skrapar,ose ne Tirane,se te tillet Shqiperise nuk i kane munguar kurre.
    Kosova Martire,Fati yt u vendos nga gjaku dhe torturat e mijra bij dhe bijave te Kosoves kreshnike.Fati i Kosoves u vendos ne Washington dhe Rambuje,pa pjerdhur fare sllavofilat e Tiranes,Vucidolit dhe Skraparit.Mbyll traun e doganes dhe shtigjet nga mund te kalojne Mustafa Nano,Sali Berisha,Edi Rama dhe kozmopolitet katundare,qe i ka ftuar Ivica Dacic per pale,marreveshese.Ne toke te Kosoves lare me gjak eshte pale populli kosovar PAVARESINE E KOSOVES E PERCAKTUAN DHE GARANDUAN NATO,SHBA,BE,OKB,KUSH DO TJA DIJE PER MORRAT E SHQIPRISE?.Duan ta bejne si kufirin me Greqine.Kufirin tokesor dhe detar me Greqine e percaktuan Fuqite e Medha,Komisjoni Nderkombetar me mandat nga Lidhja e Kombeve,Protokolli i Firences 1925.Vete Sali malok Berisha me vendim parlamenti cfuqizon Kufijte tokesore dhe detare me Greqine dhe sot rrijne e futen ne kurthet e Grekut,jo i kemi falur,jo i kemi marre grekut!!!.Kufijte kane qene te mirepercaktuar dhe ato shkembijte Barketa,nuk ti nka llogaritur fare si gur kufiri Komisjoni Nderkombetar si kufi,por kane qene brenda ujrave shqiptare,se ishulli i Korfusit merrej si referim per kufirin grek (jo copa guri mbi uje),Shqiperia si kontinent zoteronte te gjithe hapesiren ujore perballe,kurse Greket nga Korfuzi nuk mund te lundronin me larg se 3 milje.<.
    Keta qen bir buishtrash ja shiten Grekut kufijte e lare me gjakun e kolonel Telinit,jo mos shesin Kosoven.
    Prandaj Popull Kosovar duhet ti konsiderosh mysafiret nga Shqiperia njesoj si mysafiret nga Serbia.,Sali Berishen.Mustafa Nanon,Ben Andonin dhe ca katundare kapterrash magazine duhet t`i shpallesh te padeshiruar ne Kosove.Edhe ca ahengxhij nga maloket dhe jevgjiterit e Shkodres qe kendojne "Nashke" dhe na i pret e i percjell ay Shkelzen Jetishi sikur i ka Probatina.Jane mikrob serb,qe ndyn tigujt e paster te melodise popullore shqiptare.

    Reply to this comment
  2. lili July 13, 13:58

    Rama le te mesoje nga kolinka e Zagrebit si me iu fole serbeve.
    Edhe te zgedh partner kroacine ,ecila bile na ndihmon ne anetarsimin,e ka lidhje me shqiptaret,ne vend se te bisedoje me serbine e ta bere Serbine faktor.
    Po duhet keshilltare tjere,qe nuk jane rritur me kumshtin e serbise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*