Rama për “të fortët”: Kush s’justifikon pasuritë me katër rrota dhe shumë kate, në burg

September 7, 2017 11:08

Rama për “të fortët”: Kush s’justifikon pasuritë me katër rrota dhe shumë kate, në burg

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është në fazën e përgatitjes së një plani të detajuar për goditjen e grupeve kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe bllokimin e aseteve të tyre financiare.

Duke folur gjatë një mëngjesi pune me gazetarët, Rama tha se historia e feudëve dhe të fortëve duhet të marrë fund në Shqipëri.

Rama: Po përgatisim një plan të detajuar. Do të shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar. Kjo histori e Shqipërisë e ndarë në feudë të fortësh është një histori e vjetër e trashëguar por për ne është e papranueshme.

Patjetër që kush ka pasuri të çfarëdollojshme që nga pasuritë e mëdha me katër rrota dhe pasuritë e mëdha me shumë kate dhe nuk ka bërë një punë në jetën e vet duhet të justifikojë pasuritë ose përndryshe le të kalbet në burg.

Të gjithë ata që sillen në mënyrë të papranueshme me ligjin dhe njerëzit duke përfituar nga një status që e kanë marrë dhe u është njohur për shumë vite do të duhet të ballafaqohen me një reagim shumë, shumë të vendosur të shtetit dhe policisë së shtetit.

September 7, 2017 11:08
Komento

5 Komente

  1. saimir September 7, 11:33

    He mor te shkreten. Ishe dashte me ba me 16 tetore 2013

    Reply to this comment
  2. Lili September 7, 12:15

    Jo vetem burg,po edhe konfiskim te pasurise.
    Se burg si fullani ,te gjithe bejme…

    Reply to this comment
  3. info analitike September 7, 12:18

    Ja jep shembullin personal, fikloje me bunkeret e Surrelit se akoma nuk e ke sqaruar se sa kushtuan dhe ku i gjete parate per ta paguar.

    Reply to this comment
  4. Lalai September 7, 12:25

    o Popull mos u merrni shume me llafolloget.
    Qeni qe leh nuk te ha.
    Shqiperia do behet atehere kur qe nga Vienezi Nano ….te gjithe…pa asnje lloj perjashtimi po fare 0….dhe Ed Rama te mbyllë derën e burgut nga brënda,ateher ka ndonjë shprese.
    Po nuk ndodhi kjo,merrni me kuç e me maç e ikni nga ai vënd i destinuar te deshtoje Historikisht se ka ardh koha e B.Q-ve.

    Reply to this comment
  5. Arben September 7, 14:59

    PO AI QE KA 500 MILION DOLLAR NE ISHUJT

    KAJMAN, KU DO TE PERFUNDOJE?!

    KUPTOHET PYETJE RETORIKE, SEPSE

    E DIME QE AI PERFUNDON NE KRYEMINISTRI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*