Rama për ZDF: Kurrë pjesë e planeve ku refugjatët trajtohen si të infektuar

July 21, 2018 19:29

Rama për ZDF: Kurrë pjesë e planeve ku refugjatët trajtohen si të infektuar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF se Shqipëria gjendet në një situatë që përsëri përkufizohet nga “mallkimi i Ballkanit”.

Rama ka thwnw se qeveria po përpiqet dhe se deri më tani ka bërë shumë progres. Sipas tij, këtë gjë e tregon edhe afati për hapjen e negociatave.

I pyetur për krizën aktuale të refugjatëve, Rama shprehet se “ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar”.

Ai thotë më tej se Europa nuk duhet parë vetëm kur kërkohet të ndahen përfitimet nga buxheti, pasi ajo është edhe për të ndarë përgjegjësitë.

Në vijim, një pjesë nga intervista e kryeministrit Rama për ZDF:

Si e keni përjetuar ju në Ballkan krizën aktuale në Europë? Dhe sa mbështeteni në shpresat për të hyrë se shpejti në BE?

Rama: Ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në formë të mirë, nuk është Europa mirë. Pra, në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe ne na duket të përpiqemi dhe ta arrijmë. Dhe më pas të vazhdojmë e të vazhdojmë. Kjo është diçka që bëhet gjithnjë e më e madhe.

Si po ecin punët me Europën?

Rama: Dua të jem i sinqertë me ju. Nuk jam diplomat i mirë. Së pari, mendoj se mund të bëhet më keq përpara se të bëhet më mirë. Është diçka e lidhur me faktin se Europa sot dominohet nga brezi i parë që nuk njohu luftën. Dhe duke mos njohur luftën, ata nuk e kuptojnë plotësisht thelbin e asaj çfarë është Bashkimi Europian. Më kujtohet gjithmonë Helmut Kohli kur foli për bashkimin monetar. Përpara se të jetë diçka që ka të bëjë me financën, është diçka që ka të bëjë me vëllain tim i cili humbi jetën në luftë.

Ne e kemi më të lehtë. Ne mund të dukemi naivë në Ballkan sepse ne jemi shumë pro-europianë, por ne kemi parë luftën. Dhe lufta për ne nuk ishte diçka në television, por diçka e vërtetë. Te ne erdhën më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova të cilët po iknin nga lufta. Dhe nga ana tjetër, sinqerisht mendoj se në këtë periudhë Europa kishte fatin të kishte Angela Merkelin. Po të mos ishte ajo, nuk di kush mund ta shpëtonte nderin e Europës. Pra, ky është mendimi im.

Si do të veprojë qeveria juaj në krizën aktuale të refugjatëve?

Rama: Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak. Ky është nocioni ynë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës se përpara luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve në Shqipëri. Më vonë, kemi pasur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova.

Ne jemi një vend i vogël për gjysmë milioni refugjatë, por ia dolëm më së miri. Në ditët e sotme ne kemi mirëpritur disa qindra refugjatë nga Irani, refugjatë politikë. Pra, ne jemi vend që ofrojmë strehë. Ne jemi gjithashtu një vend që përfiton nga mikpritja në Gjermani, në Itali dhe Greqi, në Europë dhe Amerikë. Pra, shqiptarët  asnjëherë nuk i kanë konsideruar refugjatët si rrezik apo si diçka që duhet shmangur.

s.a/dita

July 21, 2018 19:29
Komento

8 Komente

  1. Arbeni July 21, 20:17

    Mbylle or pall gojen e mos ha mut kot per refugjatet se askush tjeter ne Europe nuk guxon te thote me fjale mikpritese per ta. Boll siklet i ke sjell shqiptareve duke u ngarku ne kurriz varferine me te madhe ne Europe, mos tento ti ngarkosh dhe barren e refugjateve qe do ta mbyste Shqiperine perfundimisht. Idion qe kerkon te mbash pushtet duke mbledhur plehrat e Europes, BAJGE.

    Reply to this comment
    • Ded Gjo Lyli July 21, 22:43

      Wow… Kush e di se sa do i jete bere qejfi mikrofonmbajtesit te ZDF-se kur ka degjuar nga goja e bojaxhiut te fasadave se ne shquperi “hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës, se sa përpara luftës dhe se asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve?” Kjo thenie “me kaq peshe” 😉 duhet te publikohet urgjentisht ne te gjitha mediat prostikaragjoze, jo se e ka thene per “gazepat e paditur” te ZDF-se nje njohes dhe hulumtues “i papare” i historise se hebrenjve, por se “sensationi” i radhes mban pikerisht vulen e nje deliranti qe po le koqen e namit ngado qe i shkel… atletja e markes ADDIDAS.

      PS: Fale liderit global DEAL-i u kry… Mbajeni mend kur te shperthejne qysh neser investimet e ALDI-t & Co. drejt shprehjes gjeografike te Bismarkut.

      Le t’e hidhemi pak ke kosovaret, me qe zotnia po kerkoka te vjele frytet e te tjereve…

      Gjate agresionit serb ne Kosove, gjithkush e di se ishin familjet shqiptare (e theksoj familjet, se shtetaret ose ishin zbythur fare, ose ishin duke mbushur sebratoret e Milloshevicit me nafte) ato qe u hapen portat kosovareve dhe u ofruan strehe, ushqim dhe gjithshka te nevojshme per t’i mbijetuar situates. Ishin pra qytetaret e varfer ata qe ne fakt duhet te meritojne respektin e kosovareve.

      Po sot c’ndodh? Sot jane vete shqiptaret qe po perjetojne te njejten situate si kosovaret dikur, me te vetmin ndryshim, qe ata po e braktisin masivisht atdheun e tyre ne kohe paqe, dhe jo ne kohe lufte. Te detyrohet 1/5 e popullsise te braktise vendlindjen kur ajo as perndiqet me politikisht prej krimineleve me pushtet (diktatura), dhe as e kanos ndonje rrezik serioz per jeten (lufte), atehere kjo mund te shpjegohet vetem me friken per te ardhmen, kushtet mizerable te jeteses, dhunen ne familje e shoqeri, konflikte te vazhdueshme, probleme mjedisore (po te mbysin plehrat agaaaaa), mungesa e perspektivave ekonomike. por dhe hendeku gjithnje e ne rritje midis vendeve tejmase te skamuara dhe atyre te pasura. Ke kanabistani salo-edvinist mjerimin e ke te garantuar sepse njeshi i bie cekicit dhe dyshi patkoit. Ne vende te pasura mireqenia eshte e garantuar per gjithkend sepse shoqerite e tyre nuk pjerdhin as per njesha dhe as per dyshka.

      Reply to this comment
  2. Arben July 21, 20:24

    Hahahahahajahahahajajajajjajjajajaja

    2013-2018, shqiperia prodhoi 300,000 refugjate,

    Ne raport te populli shume here.me teper se Siria.

    Lidri botror, pasi sistemoi refugjate shqipetar, Tani

    Po zgjidh edhe ceshtjen e refugjateve Sirian.

    Edhe nje here.

    Hahahahaha hahahahahajahahahajajajajjajjajajaja

    Reply to this comment
    • Te tille jini , sa here qe hapni gojen July 21, 21:21

      Flasin shqipfolesit @ Arben dhe @ Inteloleshi , me megafonin e komanduar nga Beogradi , te stacionuar ne SHQUP-in e Tiranes !

      Reply to this comment
      • Arbeni July 22, 08:38

        O-i tilli-
        Vetem per Beograd mos fol se atje Ed Ram kok shtama ndenji pas deres Vucicit der kur atij ju tek ta priste dhe kur? Pak pas ndeshjes skandaloze te perfaqesueses sone atje! Po rri or komunist se prej mitres serbe keni dale e atje e keni koken. Nga Enveri me Miladinin te Rama me Vucicin.

        Reply to this comment
  3. intelektuali July 21, 20:27

    Nuk u mor vesh fare ky Kryeministri yne mashtrues profesionist, por qe flet si skuth, sikur e ka “Mizen nen kesule”:

    A DO I PRANOJE 600 MIJE TALEBANET QE DEKLAROI KRYEMINISTRI BULLGAR NE BEISEDIMET NE TERRIN E NATES NE TIRANE, NJASHTU SIC ISHIN EDHE ARMET KIMIKE TE ASADIT QE EDVINI DONTE T’I DEPOZITONTE NE SHQYPNI DHE I PROPAGANDOI SI “KARAMELE BAMIRESIE” NGA OBAMA DHE SOROSI QE FSHIHEJ PAS TIJ?

    Njashtu:

    Sic i ka bere te gjitha punet e Rilindjes se tij.

    Reply to this comment
  4. Toni July 21, 22:46

    Ti refugjat je per vete ne Shqiperi. Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka ngelur.

    Reply to this comment
  5. minjte te ulerasin July 22, 15:06

    Kush e di sa mire paguhen keta komentues qe fillojne te shajne e fyejne Shqipetaret dhe virtytet e tyre. Po ata qe ju paguajne kot e kane, se shqiptaret s’duan t’ja dine per kesi gjerash. Edhe ato pare qe merrni s’do i gezoni dot, per hundesh do ju dalin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*