Rama përgëzon policinë për kokainën e Durrësit: Operacioni, i gjithi yni, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane

February 28, 2018 14:18

Rama përgëzon policinë për kokainën e Durrësit: Operacioni, i gjithi yni, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të Policisë së Shtetit, e cila sekuestroi 613 kg kokainë.

Rama e cilësoi aksionin, një hap të madh në përballje me krimin e organizuar.

Kreu i qeverisë shkruan se operacioni është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, kjo sipas tij ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore.

“Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje.

Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar.

Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar.

Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore. I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit.

Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve!

Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues”, shkruan Rama.

o.j/dita

February 28, 2018 14:18
Komento

3 Komente

  1. Ati February 28, 15:46

    O kryeminister plere qe meresh vetem me fukarenjte. Meru me kta tani po ke bythe o legen.

    Reply to this comment
  2. Beni USA February 28, 16:01

    Mire o shoku Kryeminister ,e shofim qe e kapet kur po ju dilte nga vendi, por kur ju hyri as qe e ndjete fare ate ??? sasi kokaine .hahhahaha cfare komedie

    Reply to this comment
  3. info analitike February 28, 18:39

    Mbasi e mbyte vendin ne droge e pasi te paralajmeruan per te disaten here tani mburresh me cironkat. Ama deri dje mburreshe me boset e trafikut me ne krie Tahorrin.
    Ore ate Eskobarin e Ballkanit e keni gje ne plan per ta kapur apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*