Rama përsërit ftesën ndaj Bashës: Kemi kohë të zihemi kush është më i mençuri

November 30, 2019 19:22

Rama përsërit ftesën ndaj Bashës: Kemi kohë të zihemi kush është më i mençuri

Kryeministri Edi Rama i ka çuar sërish ftesë kreu të PD-së, Lulzim Basha për t’u ulur e për të dëgjuar propozimet dhe idetë e tyre.

Nga Pallati i Brigadave, ku ka mbledhur ambasadorët e huaj, për t’i falenderuar për ndihmën, Rama tha se nesër do të ketë një takim me Komitetin Kombëtar të Ndërtimit, ndërsa u shpreh se shpreson që të jetë e pranishme edhe opozita.

“Më pas sigurisht është problemi i madh i financimi të gjithë operacionit. Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit. Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti.

Kemi kohë kure kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”, tha Rama.

 

l.h/dita

November 30, 2019 19:22
Komento

12 Komente

  1. predator November 30, 19:36

    Ti mo ti je me i mencuri

    Reply to this comment
    • U pajtuaaaaaan... November 30, 20:42

      Tani s’ka mbetur gje tjeter vetem te shpallet dita e marteses. Pritem vertet gjate, por pas 8 vitesh me ne fund do shohim dicka per te qene. E ku ka “ndeshkim” me te madh per opozitaret se sa te shohesh dhendrin peseist me shallvare dhe nusen pedeiste me citjone?

      Reply to this comment
    • Lulzim November 30, 21:19

      Filluan telenovelen tjeter tani keta, me titull: te kam dhene ca ke dashur, dil qe te heqim mendjen tek njerezit!
      Ne rregull e kane keta, i ka dhene 13 mln EUR, do i japi te tjera… ehu sa ka kjo pune!

      Reply to this comment
    • Maqo November 30, 21:32

      Epo dashuria e ketyre del me shpirtin.
      Keta te dy do jene bashke deri ne fund, nuk ndahen dot nje trup jane!

      Reply to this comment
  2. Ergys November 30, 19:43

    Ne shfaqjen e rrdhes te kesaj maratone neverie katerditore Kryeministri u ndal ne spitalin e Durresit. Drejtoresha e spitalit dukej ne ekstaze teksa e shoqeronte neper pavione. E buzeqeshur, e perkushtuar si nje rilindase patetike, ajo miratone gjithcka duke mbeshtetur me vendosmeri te gjitha brockullat qe u thane. Madje, ne nje moment nuk hezitoi ti drejtohet idhullit te saj: “… ju falemderit juve se keni qene burim frymezimi per ne!”

    Zonja ne fjale, ka qene anetare e Keshillit Bashkiak te Partise Socialiste ne Durres, para se rilindja t’ia vleresonte talentin e lepirjes, per ta emeruar ne krye te Spitalit te qytetit te dyte me te rendesishem ne vend. Zonja tashme ka marre persiper te kuroje te viktimat e ish-shefit te saj ne Bashkine e Durresit, Vangjush Dako.

    Nga e gjithe kjo, mu duk e frikshme ti besosh jeten nje spitali te drejtuar nga ky nivel personaliteti!

    Zoti i ruajt durrsaket!

    Reply to this comment
  3. Artemisa November 30, 19:49

    Deri sot nuk te eshte dashur jo vetem Basha por askush tjeter..
    Perse te duhet sot, perse kjo kerkese kaq kembengulese ??!!!!
    Apo te duhet per konsum politik dhe per retoriken tende te pafundme te perroit me te qelbur psiqik?
    Perse kerkon qe ta drejtosh patjeter vemendjen tek debati politik apo qe njerezit te mos kujtohen te flasin per bemat e tua dhe te Gjush Akullores?

    Reply to this comment
    • Arben November 30, 20:33

      vella, duhen grumbulluar fondet tek tepsia e edroges,

      te behet ligji PPP edhe per to, ketu eshte ceshtja,

      nuk kalon lek ne shqiperi po nuk e ngyen hajdutet ne

      pushtet dhe opozite.

      Reply to this comment
    • Arben November 30, 22:03

      PO I IKIN NDIHMAT NGA TEPSIA,

      NUK PO I JEP NJERI EDROGES SEPSE E DIHET

      QE DO TI JAPE ME KOCESION EDHE KETO.

      PER KETE I DUHET BASHA, DHE I JEP NDONJE

      KOCKE EDHE ATIJ PASTAJ.

      Reply to this comment
  4. IVONI November 30, 19:51

    Nuk e kuptoj ku qendron inteligjenca e jote ..?!

    Reply to this comment
  5. Arben November 30, 19:58

    per ca e do bashen ti more halabak,

    qe te bindni popullin tua lere juve ne dore ndihmat,

    ti jepni me PPPP.

    o kriminel.

    kush jep ndihma nepermjet edrames, ta dije se i heq

    nga buka e femijeve te tij per te mbushur llogarine

    bahamas te olsi rames, jo per te ndihmuar fatkeqet.

    Reply to this comment
  6. demo November 30, 21:21

    Ju te dy jeni si Sina me Suten,si Ali me Palin,
    Keni nevoje per njeri thjetrin,por populli nuk ka nevoje per ju

    Reply to this comment
  7. Dardan November 30, 22:44

    Vazhdo punen, per cfare e do Opoziten e Rruges; ke Opoziten e Parlamentit.
    Une e kuptoj se ty te interesojne telenovelat me Berishen e Lulin, se i mund sa here te duash, por po qe i mencur, per zgjedhjet e ardhshme lerja vendin e Kryetarit te PS nje veprimtari tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*