Rama: Dora jonë është e shtrirë, gati të dialogojmë. Por jo mandatin
Nga Arkiva
Kryeministri Edi Rama deklaroi i prerë sot se nuk do të ketë negociim për mandatin e dhënë nga populli kësaj mazhorance. Ai tha se janë të gatshëm për dialog dhe dora mbetet e shtrirë por se nuk negociohen rregullat themelore.
“Ka të tjerë që kanë ardhur sot, do vazhdojnë të vijnë dhe ka tjerë jashtë këtyre mureve. Ne nga ana jonë duhet të bëjmë çdo ditë reflektimin tonë se çfarë nuk shkon siç duhet dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë. Ne jemi në të drejtën tonë. Jemi gjithmonë të gatshëm të flasim, në çdo moment, dora jonë është e shtrirë, jemi gati të dialogojmë për gjithçka por ne nuk jemi gati dhe s’do jemi asnjëherë gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi ku njerëzit zgjedhin dhe respektojnë mandatin dhe çdo sistemi tjetër. Demokracinë, parlamentarizmin dhe mbi të gjitha mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e qytetarëve ne nuk e negociojmë me askënd”, theksoi kryeministri.
l.h/ dita
Lojra fjalesh per demokracine per te shkuar te pazari i ri me demokracine.
Ndryshoni sistemin, hapeni ate per njerezit qe i voton direkt populli.
Korigjoni ndryshimet e 2008 qe e ben rotacionin PS-PD t perjetshem
Ti mire e ke, por kur thua PS gabon. Rama nuk eshte PS, eshte nje grupim qe e ka perdor PS si gjarpri lekuren qe le rruges pasi nuk i duhet me.
PS eshte forca e vetme politike qe gezon sot besimin e shumices s shqiptarve
Po pra ky negocion gjithcka vec karriges s vet.
Ket po u thot
Forma ma e mire ne replika me Opoziten asht indeferentizmi,percmimi.
Duhet teper te nevojshme qe pozita te mos replikoj me opoziten.
Detyrat ti kryej ruajtesit e rendit dhe kaq.Me nji qendrim te tille te prere opozita do e ndijne veten teper ne siklet sepse pozita nuk ia vare fare.I ka vendos simbas ligjit kushtetutes Ruajtesit e Rendit te merren me protestuesit.
Zoti MH , nuk e kupton , apo hiqesh si budalla , kur thua qe : Pozita nuk ia var fare opozites ?! A nuk e sheh ti , more njeri se opozita nuk do , as me shume dhe as me pak , por kerkon nderrim te pushtetit ne tavoline ? ! Ne cilin vend te botes , do te pranohej mendimi i nje opozite si kjo ? Po ti , a je ne metro , kur i bashkohesh nje mendimi te tille ? Atehe , perse do te vlenin votimet ne cdo 4 vjet ? ! Pozita eshte votuar e mandatuar per te qeverisur dhe jo per te falur pushtetin , sic beri me zgjedhjet e kaluara Edi Rama , duke i dhene me teper se gjysmen e qeverise opozites , bashke edhe me kryetarin e komisionit qendror te zgjedhjeve , avokatin e popullit , e ku di une ! Prandaj sillet keshtu opozita , sepse leshimet skandaloze qe i u bene ne ate rast , opozita i mori per dobesi dhe ulerin hapur qe ” Edi Rama . eshte frikacak…” … per rrjedhpje , do te na i fale pushtetin ! Keshtu mendon edhe ti ?!