Rama përzgjedh Lulzim Metën për ta promovuar
Nga Arkiva
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë pasdite një video në facebookun e tij ku ka promovuar një berberan.
“Lulzim Meta është shembull i njeriut të punës e zanatit, që prej 25 vitesh mban familjen me të ardhurat nga berberania e tij në Cërrik.
Luli, siç e thërret klientela e tij besnike është një nga 5900 zanatçinjtë berberë e parukierë të vendit që deri sot kanë marrë tre paga lufte nga 26 mijë lekë, si bonus i drejtpërdrejtë financiar pas mbylljes së aktivitetit të tyre prej Covid19.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, vijon turin e takimeve me sipërmarrësit e vegjël, më të goditurit nga situata e krijuar, shqiptarë të zakonshëm që jetojnë e punojnë me djersën e ballit.”, shkruan Rama në facebook.
Por vec kësaj ajo që na ra në sy, është personazhi që kryeministri zgjodhi për ta promovuar, pse pikërisht LULËZIM METËN???
l.h/ dita
Sepse si Lulzimi,ashtu dhe Meta duhet ta dine qe perballe Edi Rames do te dalin qe te dy “si rruar – qethur”… 🙂
Shkon gjuha ku dhemb dhembi.
I mbani mend parodistet e Vlores:
Mua ma dha mami burrin beerber..
Ma dha burrin berber
po kam frike se mos me therr
Jo, mami, nuk e dua berberin
Lulzim-Meta i Tiranes nga ky i Cerrikut kane nje dallim fare te “vogel”, keta te rruajne ……xhepat dhe kuleten.
Dhe kjo qendron. Por hileja e Ramutit eshte se ai ja le celsin e suksesit ne dore biznesit te vogel, se shtetin e ka shitur 100 % te bashkepuntoret e tij. Ata e hane, na hane dhe ne bashke me te, dhe prape pergjegjesine ja lene popullit. Ngrysu rreckaman e gdhiu me biznes
Sipas Ramutit duhet te jemi te gjithe pronare e ti shesim njeri tjetrit te njejtat produkte dhe sherbime. Ai berberi i qeth koken Ramutit, dhe Ramuti ja qeth koken berber Lulit. Dhe te dy paguajne njeri tjetrin. Kjo eshte ideja e suksesit te Ramutit. Shteti dhe pasurite kombetare, te gjitha PPP ne xhep te Ramutit &co. Popullit i ka lene nje mut te haje. Dhe ate qe ta haje, ta haje me fitore, sic bejne Rilindasit. Ky thote troc, shtrydhni njeri tjetrin se nga shteti nuk keni cprisni. Dhe kjo eshte histori suksesi.
Ah mirel …mirel
Ngele duke vjell….