Bernard Kouchner: Rama po bën për Ballkanin, atë që BE-ja s’po bën dot

July 6, 2018 11:02

Bernard Kouchner: Rama po bën për Ballkanin, atë që BE-ja s’po bën dot

 Bernard Kouchner 

Edhe pse BE-ja kohët e fundit ka qënë e zënë me çështje si Brexit-i apo kriza e emigrimit, ka gjetur kohën të flasë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Një integrim i qëndrueshëm i rajonit është lajm i mirë në fakt pasi mund të çojë në një Europë të federalizuar dhe në një Bashkim të plotë, shkruan Bernard Kouchner.

Bernard Kouchner është Ministri i mëparshëm i Francës për Punët e Jashtme dhe Europën, bashkëthemelues i “Mjekët Pa Kufij”, dhe themelues i “Mjekët e Botës”. Ai ka qënë kreu i administratës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ndërsa ministrat e BE-së u përballën javën e kaluar me probleme thellësisht të vështira që vijnë nga çështja e emigrantëve, e Brexit-it dhe e rritjes së populizmit, ata arritën të gjenin gjithashtu, një mënyrë për të shmangur pengimin e integrimit të vazhdueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Çështja në fjalë ishte nëse dhe kur mund të nisin negociatat zyrtare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, pavarësisht shqetësimeve të Francës, Hollandës dhe Danimarkës. Ministrat ranë dakort t’i fillojnë negociatat pas një viti, duke autorizuar nisjen e menjëhershme të procesit analitik paranegociator.

Rezultati përfundimtar duhet të vijë pa asnjë vonesë, për t’i hapur rrugën një perspektive reale për këto dy vende që të ecin drejt anëtarësimit së bashku, mbase në 2025, siç deklaroi Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker.

Ky është lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por është edhe lajm shumë i mirë për Europën federale, që pothuajse po e përfundon integrimin e kufijve territorialë jugorë të kontinentit.

Gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pesë nga të cilët përbënin ish-Jugosllavinë dhe Shqipëria, duan të jenë pjesë.  Nga këto, Serbia dhe Mali i Zi janë tashmë në proçes negocimi. Komisioni Europian beson se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati t’i bashkohen.

Shumica e anëtarëve të BE-së janë dakort por vendimi kërkon votë unanime. Si përfundim, u vendos që të fillonin menjëherë përgatitjet për negociatat dhe që bisedimet formale të nisin pas një viti.

Le ta sqarojmë se ç’do të thotë kjo. Të negociosh hyrjen në BE nuk është si të negociosh çmimin e një tapeti. Negocimi me BE-në është një proçes ku Blloku vendos standarte dhe kandidatët për anëtarë mundohen t’i plotësojnë ato.

Në fakt, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qënë duke negociuar dhe plotësuar standarte prej vitesh, përmes reformimit, rishikimit dhe ristrukturimit të institucioneve qeveritare. Maqedonia u bë kandidate për anëtarësim në 2005, Shqipëria në 2014. Në të dyja rastet u vendosën kushte që të dyja duhet t’i plotësonin para se të mund të fillonin negociatat formale. Kjo është pika ku ndodhemi tani.

Në rastin e Maqedonisë, çështja kritike ka qënë emri i saj, që është edhe emri i një province të rëndësishme në Greqinë fqinje. Kjo është një çështje mjaft emotive për të dyja vendet, që mban mbi vete shekujt e shumtë të identitetit historik dhe kulturor.

Së fundmi, me negociatat e BE-së duke luajtur rol nxitës, qeveria e Maqedonisë ka rënë dakort për një kompromis. Do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, nëse parlamenti dhe referendumi pasues gjithashtu bien dakort për këtë.

Në Shqipëri, Komisioni Europian caktoi pesë kushte për të bërë të mundur hapjen e negociatave zyrtare. Komisioni thotë tashmë se ato janë plotësuar të gjitha dhe se ka parë veçanërisht me shumë vëmendje përpjekjet e Tiranës për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Kjo ka qënë një betejë e jashtëzakonshme kundër interesave të ngushta, të cilat, herë pas here, pothuajse kanë paralizuar procesin politik dhe dialogun qytetar. Modeli i Shqipërisë për reformën në drejtësi po rekomandohet tashmë për zbatim në gjithë rajonin dhe ndërmjet disa prej anëtarëve aktualë të BE-së.

Në shumë drejtime, qeveria e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i ka kaluar pritshmëritë dhe madje ka arritur disa standarte që do ta udhëheqin gjatë negociatave formale. Shqiptarët, duke përfshirë edhe shqiptarët etnikë në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë ndër më entuziastët lidhur me BE-në.

I shtyrë nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qënë në gjendje të ndikojë zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, revolucioni që solli zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni nuk do te kishte ndodhur, ndersa marreveshja per emrin me Greqine do te kishte qene e pamundur (pa ndikimin e Edi Rames ne partite dhe komunitetin shqiptar).

Në mënyrë të ngjashme, roli në prapaskenë i Ramës në nisjen dhe perparimin e bisedimeve midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës ka qënë tejet jetik.

Me fjalë të tjera, Rama po ben atë që BE-ja, e fokusuar diku tjetër, te Brexit-i, kriza e migrantëve dhe rritja e reaksionarëve populistë, ishte tëpër e shpërqëndruar për të bërë në Ballkanin Perëndimor: të përgatiste rajonin në tërësi për anëtarësimin në BE, duke e plotësuar kështu Unionin me pothuajse gjithë Europën.

Tanimë, çështja nuk është nëse Shqipëria dhe Maqedonia mund të realizojnë reforma më të thelluara, që sipas BE-së janë të nevojshme. Qeveritë e të dyja vendeve thonë se ndryshimi po shtyhet me shumë prej interesit kombëtar, sesa për të kënaqur Brukselin.

Pyetja e vërtetë është nëse BE-ja mundet që të vërë rregull brenda shtëpisë së vet deri vitin e ardhshëm dhe të ketë aq besim në të ardhmen, sa të fillojë të mendojë sërish për zgjerimin e mëtejshëm./EURACTIV.com

o.j/dita

July 6, 2018 11:02
Komento

24 Komente

  1. ??? July 6, 11:13

    Lexojeni ju Bathoriste te Saliut, po me pare ik e mesoni Shqip.

    Reply to this comment
  2. Cun i lagjes July 6, 11:21

    Kaq per politiken e jashtme !
    O gjo e gjat mos te te rritet menja se s’ka maru puna!!!

    Reply to this comment
  3. So ein Blödsinn...(Rama s'di perball kujt Realiteti ndodhet sot vendi i tij ,e s'ka ber asgje per konsolidimin e shtetit te vet ,nderkohe qe i pelqen te hyj ne rolin e liderit ne Ballkan July 6, 12:01

    Me duket nji shkrim i cili me shume stimulon ate qe ne dukje shpreh mbi “efektin Rama” ne Ballkan ,
    por ne fund te fundit ,nji shkrim qe orienton popujt
    me idiote te Kontinentit drejt Civilizimit Perendimore .
    Kushner mbetet nji Politikan Njerezore qe ja vlen te thexohet vecanarishte sot ,kur nder Politikane nuk Jeton me asnji Shpirt Njeriu .

    Mua me duket ky shkrim nji art Recensioni i ber nga Kushner mbi politikat ne Ballkanit se si duhen te orientohen ato ne te ardhmen .

    (Sa i takon Rames ,mendoj se ktu ngaterrohet vizionet e tij ne politike ,me ato ne tabllot e tij )

    Reply to this comment
    • Dibrani i vertete July 6, 14:19

      Rama e njeh shume mire realitetin e vendit te tij, ashtu sikurse e njohin pjesa me e madhe e shqiptareve, “nje popull qe nuk e do ligjin dhe per me teper nuk do ta respektoje”. Do te duhen shekuj e megjithate asnje gje nuk eshte e sigurte.

      Reply to this comment
      • So ein Blödsinn... July 6, 15:39

        Dibrani i vertete ,
        varet se per cilin realitet mendoni ju
        .
        Megjithate un do thoshja se,

        ai qe njeh Realitetin e vendit shtetit te tij
        perball asaj qe luhet sot ne Bote ,

        nuk kishte hunbur 5-vjet duke u marre me ca funderina
        te njerezimit ,
        duke i kushtuar ne cdo rast jo vetem vemendje
        idiotizmave te tyre ,

        por ne menyren me qesharake behet vet nji ushqyes /oxigjen i Farsa-ve qe banda e idioteve prodhon ,nga paaftesia e nji Alternative ne Politike ,

        eshte Rama ai e pushteti i tij ,qe ne cdo rast ,shkon
        mbac copave te “m.etes” qe hedhin idiotet inteligjente ne cdo kohe ; duke humbur keshtu shume kohe vendit e Shqiperise e vet atij te shofe brimat e catise Shqiperise !
        Edhe pse fshehur kudo ne medie i dalim ne krah Ramos, me mendimin se mjerishte eshte i vetmi ,
        qe mendon pozitive per Shqiperine sot perball bandave te hienave pd-lsi ,
        perseri ai nuk mundi dot te ngrihet ne nivelet e verteta qytetare ,qe shume prisnin te ndodhte ,por ra ne Kazanin ku gatuhej CORBA e asaj politike injorantesh ,njerezish ordiner ,duke na zhgenjyer
        e mos ndermare asnji aksion per te ndryshuar Strukturen Mafioze te ngritur nga dy bastardet kriminele Berisha meta ne istitucionet me te rendesishme Gjykata Prokurori ,

        pra ne aspektin Stradegjik te Shtetit Rama i nderuar Dibrani vertete ,
        nuk ka arritur asnjigje .
        Zhgenjyes
        i mefte .
        pasiv.
        naiv .

        Mos te flasimi pastaj per sigurine e vendit ,ne rastin e nji Lufte te mundeshme !!!

        Pra ai qe nejf se ne c’Realitet Jeton,
        Nji shtet qe s’ka asgje nen kontroll
        ku gjithcka e dirogjon i Huaji .

        eleminon idiotizmat qe e rrethojne e shfrytezon kohen
        ne maximum ,te fitoj kohen e humbur ,
        gje te cilen komandanti jone ,as i shkon neper mend.

        Reply to this comment
        • Dibrani i vertete July 6, 18:34

          I nderuar, nuk do t’i hiqnja asnje presje komentit Tim te mesiperm. Mos harro qe edhe Rama eshte shqiptar, me te gjitha limitet e races tone, dinake e te padisiplin e …
          Shtetin nuk mund ta beje kurre nje njeri, sado i ndershem apo i persosur mund te jete, ashtu si komunizmi ne shqiperi nuk u be nga Enveri, sic thuhet, po u be nga nje popull i tere. MOS harrò qe po ky popull i DHA jete per 23 vjet Sali Berishes, eshte ky popull qe krijoj personazhin Ilir Meta, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Nishanin etj.

          Reply to this comment
  4. intelektuali July 6, 14:33

    MASHTRUESI KOMUNIST CIFUT KUSHNER ESHTE NJE RUFJAN POLITIK DHE DESHTAK GJATE GJITHE JETES SE TIJ

    Karieren politike e fillon si antar i Partise Komuniste te Frances, por e perzene me dajak nga kjo parti per mashtrime me fondet ne vitin 1966,

    Ne vitin 1968 shkon ne Nigeri ku po bente kerdine Lufta Civile dhe punon ne organizaten humanitare “Mjeke pa kufinj”, por pas nje skandali me Drejtorin e kesaj organizate, mjekun Klod Malyre ne vitin 1980 largohet me dajak nga kjo organizate humanitare dhe themelon organizaten konkurente “Mjeket e Botes” qe mbeti vetem ne leter,

    Ne vitin 1988 hyn ne Partine Socialiste dhe me mashtrime behet antar i Parlamentit evropian, nga ku e perzene me dajak per mashtrime lloje-lloje,

    Ne fund te 1999 Kofi Anan e cakton Kushnerin si perfaqesues te OKB-se ne Kosove, por ne 2001 e zevendesojne me shpejtesi me danezin Hans Hekerup duke i mbyllur nje dosje plot me kallezime per korrupsion,

    Ne 2005 kandidon te behet komisar i OKB-se per emigrantet, por kete radhe Kofi Anan preferon te emeroje portugezin Guterish duke shprehur nje fjali qe ka mbetur ne analet e OKB-se: “Aman me keta Kushnere!”,

    Ne vitin 2006 kandidon per postin e Drejtorit te Pergjithshem te Organizates Boteore te Shendetesise, por humbet garen kundrejt kinezes Margaret Can,

    Ne vitin 2007 konservatori i djathte Sarkozi fiton zgjedhjet dhe e emeron Kushnerin si Minister te Jashtem te Frances, megjithese gjate fushates kishte punuar per kundershtarin e Sarkozise, socialistin Segolen Rojal. Pas kesaj menjehere Partia Socialiste Franceze e perjashton Kushnerin nga radhet e saj duke i ngjitur ne kurriz nje leter turpi dhe rezili.

    KY ESHTE “KUSHNER MASHTRUESI” QE I KENDON HYMNE EDI RAMES SI NJE LIDER BOTEROR I BALLKANIT

    Si Kushneri ka shume rufjane ne Bote, por pyetja qe lind vetvetiu eshte:

    Pse Edi Ramen e ledhatojne papushim DESHTAKE te korruptuar si ky Kushneri i gazetes DITA qe perpiqet t’i tregoje “Babait se ku jane arat”?

    Reply to this comment
    • L.k. July 6, 14:52

      Hajde fillun sigurimsat zanatin e vjeter te biografie, ha ha ha . . hala gjall qekeni

      Reply to this comment
      • intelektuali July 6, 15:29

        Beji te fala Mikut per koke te Edi Droges ne Parlamentin evropian, socialistit Sergei Stanishev qe eshte shtetas rus, me pasaporte sovjetike ne xhep me baba agjentin e KGB-se se Putinit, Dimiter Stanishev qe ishte antar i KQ te Partise Komuniste ne Bullgarise, ky eshte ai qe emeroi hajduten Vllahutini si ambasadore e BE-se ne Shqypni dhe qe i kendon hymne Edi Droges si nje LIDER boteror.

        Reply to this comment
        • nje shqiptar i drejte July 6, 17:03

          Po ti ke kriminel e antishqiptar ke pasur baba , more intelektualeshi ?

          Reply to this comment
          • intelektuali July 6, 22:26

            Pyete mamin tend se ta tregon ajo historine e babait te intelektualit.

        • L.k. July 6, 19:26

          Qeke i papam, me sicuri do jesh nga shoket e Sullo Gradecit, agjent i vertere.

          Reply to this comment
          • intelektuali July 6, 22:32

            Faleminderit per komplimentin me hile,

            por:

            E kam intervistuar Sillon e Enverit kur po kerkonte azil politik ne Kanada, pasi me pare kishte bredhur te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore me video regjistrime ne canten e zeze,

            prandaj:

            I JE AFRUAR SADO PAK TE VERTETES.

  5. dashamires July 6, 17:12

    Pash zotin, Rama per Shqiperine ku eshte kryeminister ka bere dy gjera
    1 – Shqiperia kampion Europe ne trafikun e droges
    2 – Shqiptaret me te varferit e Ballkanit
    Keto eksperienca te punes tij ne Shqiperi i ka te pamundura ti adoptoje ne gjithe Ballkanin (per fatin e mire te ballkanasve)

    Reply to this comment
  6. eshte interesante ,pjesmarrja ktu ne diskutime ,prania e hum-hum-ve te Shpellarit July 6, 18:43

    mjerishte
    te gjithe lehsit e shpelles pd

    jane komentuesa qe nuk i vlejne shoqerise shqiptare
    pra nji shoqerie qytetare ,(jo per faktin se s-jane qytetare apo vijne nga malet )
    porse kane nji tru te zhvilluar ne nivelet e njerezve
    primitive ,
    qe komunikojne me britma qe kryetari fisit ja ka mesu
    permendesh ,qe per njeriun ,
    tingelleojne si lehje qensh .

    e njetja lehje ,
    i njejti refren ,

    i njejti tru idiot

    qe nejri s’u be dot .

    Keshtu te meshiruar Ham – hum-a
    nuk integroheni ne shoqerine e civilizuar .

    Le qe s’e mos doni ju te beni pjes ne ate shoqeri qytetare .
    Ju jeni Fanatiket e idiotit- inteligjent te Shpelles .

    Tani dilni e filloni perseri kengen ham hum ham hum ham hum.

    (Kujdes mos nbo noj ligj Ramo ,
    t’ju kthej perseri ne shpella si rrezik nationqe jeni)

    Reply to this comment
    • lili July 7, 09:54

      E ti nuk dallon shume prej tyre,se je vetem kopi per anen tjeter,edhe cdo here qe Njeshi i partise vendos qe te lehish,leh..

      Reply to this comment
  7. Arben July 6, 19:06

    Po nuk themi kot NE, kemi lider boteror.

    RROFTE lideri botror Edrama.

    RROFTE shoku lalidhjer.

    Reply to this comment
  8. lili\ July 7, 01:53

    Bernard kouchner me shoket socialist a perfunduan pazarin per Sazanjn,apo hasen ne kapobandat atje?

    Reply to this comment
  9. lili July 7, 01:58

    Eshte nje shprehje kendej per kouchneri ,per te cilin nuk pyet kush,e sidomos nuk i beson me kush se i ka miqe te gjithe edhe bongon edhe disa vende qe ky i lavderoj kunder nje pagese te majme.. lexoni les scandales qui entouent kouchner

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*