Rama: Po të kishte negociata me SHBA, do t’i bindnim më lehtë se 27 koka të BE

May 9, 2018 13:08

Rama: Po të kishte negociata me SHBA, do t’i bindnim më lehtë se 27 koka të BE

Duke folur në aktivitetin për “Trashëgiminë Kulturore” në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama tha se do të ishte më e lehtë nëse do të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, pasi nuk do të duhej të bindeshin 27 koka.

 “Po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, mund të kishte qenë më e lehtë, mbase. Sepse nuk do të duhej të bindnim 27 koka dhe sot më vjen mirë të kujtoj se presidenti i Këshillit Europian para pak ditësh këtu në Tiranë gjeti fjalët, jo vetëm më të mira, po dhe më të goditura për të na inkurajuar në këtë proces ku tha se sot ne jemi mbase shumë më europianë se të tjerë që janë pjesë e BE-së”, tha ai.

Duke folur për zyrtarë gjermanë që kanë folur me skepticizëm për anëtarësimin e Shqipërisë, Rama tha se janë koka lajmesh në Shqipëri, por në vendin e tyre nuk u bie radha.

“Nuk ka diskutim se për Shqipërinë sot, dhe fëmijët tanë nesër ky është projekti më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare, që bëhet personazh dhe zë i ekraneve dhe lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin e vet si bie radha kurrë të dalë në lajme”, tha Rama.

l.h/ dita

May 9, 2018 13:08
Komento

6 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 9, 14:19

    Sa te ishte Trumpi president ti nuk afroheshe dot fare, jo me te filloje negociata.

    Reply to this comment
  2. Ah mer karagjoza ,qe askush s'di cfar keni ne vend te truve ne ate tepsi ! May 9, 15:14

    sa komika i kemi politikanet ne shqpcaret krenar
    per injorancen qe trashegojme brez pas brezi !

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini May 9, 17:36

    Per tu fute Shqiperia ne Europe duhen hjeke 27 koka shqiptare, e para ajo e Rames

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic May 9, 18:10

    Evropa asnjeher nuk na ka dashur.Duhet ta dijem mire se ne se futemi ne Evrope kjo behet me ndihem e SHBA-se se po te ishte per Evropen ajo do te na kishte fundosur qe heret.
    Kjo cope shqiperi ngeli si rezultat i ndihmes Amerikane.Edhe per Kosove faktore vendimtar ishte SHBA.
    Prandaj shpresojm qe Amerika te kollitet pak para se te behet mbledhja e krerve te BE- per ne .!

    Reply to this comment
  5. return of the saint May 9, 21:30

    Ore ti nuk je normal apo ben vet,problemin e ke me amerikanet nuk bind dot SHBA-ne ça europe na thua

    Reply to this comment
  6. Kris 1 May 10, 01:18

    Te hyjme ne Amerike meqenese eshte me lehte dhe ti thomi Europes nuk ke pare gje akoma.Po nuk na pranoi Tramp te behemi shteti i 18 i Meksikes.Sido qe te vene punet diku do na fusi i Gjati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*