Pse u krijua Korporata e Investimeve?

January 28, 2019 10:19

Pse u krijua Korporata e Investimeve?

Sabina Veizaj

Me një klimë biznesi të nderë dhe të përkeqësuar duke u renditur të fundit në rajon nga Doing Business (raport i përvitshëm i Bankës Botërore), veçanërisht për monopolet dhe konkurrencën e pandershme, nivelin e informalitetit dhe tenderët e dyshimtë e jotransaprent; qeveria pasi arnon ligjin për koncensionet, vendos ta plotësojë paralelisht me një të dytë duke krijuar Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Korporata që nga qeveria konsiderohet si inovacion, krijohet si shoqëri tregtare, e organizuar në formën e një shoqërie aksionere, e cila do të marrë në pronësi për të menaxhuar dhe për të përdorur për investime, të gjitha pronat shtetërore dhe publike të vendit.

Objekti i veprimtarisë së Korporatës është përmirësimi i menaxhimit të pronës publike, krijimi i pronave të reja, vënia në përdorim me eficiencë të pronave, përgatitja dhe zbatimi i projekteve të investimit, dhe mobilizimi i kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Pra, projektligji parashikon kalimin e pronës publike tek privatët për investime të ndryshme, por ajo që bie në sy dhe është shqetësuese, kalimi i pronave nuk kalon përmes procedurës së Prokurimit Publik.

Në të njëjtën kohë korporata parashikohet të jetë në “pronësi” të qeverisë, e cila vendos se kujt do t’ia kalojë këtë pronë.

Mandej projektligji parashikon lejimin e Koporatës të marrë kredi nga çdo lloj institucioni financiar, pa pasur nevojë për miratim nga askush. Si garanci për kreditë që do të merren, Korporata, mund të lërë pronat që ka në zotërim dhe menaxhim. Nëse ajo humbet aftësinë paguese për huatë e marra, rrezikon të humbë garancinë që në këtë rast është prona publike.

Pra, nga shfuqizimi i ofertës së pakërkuar për rrugët, qeveria vendos me ligj të kërkojë vetë biznese që t’u japë pronat publike.

Çfarë mendojnë ekspertët?

Në mënyrën se si korporata është menduar të funksionojë, ekspertët janë katërcipërisht kundër, duke e konsideruar një institucion që do t’u japë pronat publike oligarkëve dhe klientëve të qeverisë.

Ilir Hysa, ekspert i Moody’s, e përkufizon krijimin e Korporatës së Investimeve si sajesë e cila të krijon më shumë skepticizëm sesa shpresë.

“Në sytë e qytetarëve të gjendur në rrethanat rropatëse të Shqipërisë, krijimi i këtij institucioni do të përbënte një hallkë të re burokratike shtetërore, me të cilat njerëzit janë lodhur duke financuar”, thotë Hysa për Gazetën “Si”

Sipas projektiligjit, korporata do të ketë një asamble të përgjithshme, një këshill mbikëqyrës, një drejtor ekzekutiv dhe një bord këshillimor. “Kush do t’i paguajë rrogat e majme të këtyre njerëzve?” ngre ai pyetjet duke sqaruar se, “modele të tilla ekzistojnë në botë dhe duket se përçapja e qeverisë është krijimi i një modeli si ai që funksionon në Afrikën e Jugut që nga viti 1911. Çështja është se organizmat publikë të investimeve janë zakonisht produktivë në shoqëri (jo domosdoshmërisht të zhvilluara) me një sistem të konsoliduar financiar, qeverisje të besueshme dhe institucione shtetërore funksionale, elementë që Shqipërisë i mungojnë.”

Për ekspertin e Moody’s, kjo nismë nuk shënon ndonjë hap përpara në drejtimin e sinqeritetit dhe transaprencës që kërkon qytetari.

Ai gjykon se qeveria me krijimin e kësaj Korporate, ka humbur një mundësi të mirë për ta bërë Korporatën një institucion të besueshëm e të dëshirueshëm për qytetarët.

Pse i duhet Korporata Publike e Investimeve Shqipërisë? A nuk u bindën shqiptarët se tregu i lirë, jo shteti, e inkurajon iniciativën e lirë? A është ky truku i radhës për ta bërë qeverinë të duket e sukseshme? Qeverisjet e sukseshme bëhen të tilla jo nga gjëra të tilla, por sepse i rezistojnë tundimit për të futur hundët aty ku nuk duhet. Sa për Korporatën, ka vetëm një skenar në të cilin ajo mund të bëhet e suksesshme: Nëse ajo drejtohet nga profesionistë të ndershëm e të përkushtuar. Por të kërkosh një gjë të tillë në moçalin e korrupsionit në Tiranë do të konsiderohej utopi”, analizon Hysa duke shtuar se, “nëse i referohemi periudhës së gjatë të tranzicionit, njëri nga faktet më të pakontestueshëm që kemi mësuar, është dështimi i sektorit publik dhe institucioneve shtetërore dhe lulëzimi i atij privat, ndonëse në kushte të vështira. Atëhere, pse insistojmë në diçka që nuk ka funksionuar dhe ka gjasa të dështojë sërisht?!”

 

January 28, 2019 10:19
Komento

4 Komente

  1. Adih January 28, 13:08

    Kam komentuat disa here per kete prblem .

    1..Pervec hajduterise ,se politikaneve me emra te trete nepermjet oligarkeve si per shembull ZAMIR MANE e soj e sorollop, ,ketu mbi te gjitha ,po shkaterohet pa kriter ,natyra e bukur qe na i dhuroi zoti ,dhe keta barkpangopur po e shkaterojne kete dhurate te bukur . Ndertime pa studim ,pa parametra ,qe mendojne sot per sot dhe nuk do i rezistojne kohes .Betonizimet deri ne rere . Po ju jap nje shembell . Ne Amerike ka mbi 220 vjet qe eshte nje ligj per investimet ne turizem bregdet . . Konkretisht . Matet rera ,pra 5 m 2 ,per nje person ,dhe sa del nga kjo shifer aq edhe shtreter do besh ,pra do ndertosh .
    As edhe nje firme e huaj nuk po investon ,per interes se ekonomise shqiptare ,dhe prespektiven e mevoneshme te te rezistuarit me dinjitet per turizmin ..Kafshet e pa ngopura kane dale jasht kontrollit .Per interesa personale te tyre ,i largojne ato .

    2 ….Eshte edhe me e rendesishme ,trojet qe ju jane vjedhur pronareve ,ku nga te papergjegjshmit cuba te ketij tranzicioni post komunist ,po e groposin perfundimisht ,te gjithe ekzistencen e shqiptareve dhe te shtetit shqiptar . Jane mbi dhjete vite qe jane bllokuar ,shume dosje te pronareve ,ne gjykaten e Strasbourgut ,dhe arsyeja eshte se keta te papergjegjshem ,qe shkelin kushtetuten dhe te drejtat e njeriut ,i jane lutur Strasbourgut ,na lini kohe se do i rregullojme ????
    Ku neser edhe Rama si vellai i tij eskimes Sali Berisha ,kur thonte dikur ,une nuk i kam as edhe nje borxh Strasbourgut .Pse populli nga taksat e veta , do paguaje ,si deri me sot ,keto shifra ne miliarda Euro
    Pa haruar edhe shume te tjere pronare , te cilet presin te shkojne te paraqiten te gjyk e STRASBOURGUT . ,mbasi mafja ne bashpunim me Gjykatat ,ka kohe qe i genjen dhe i shtyn keto vendime ,per qellime hajduterie .Kush e mban kete pergjegjesi ,se neser kur te hapi STRASBOURGU rubinetin ,a e dini qe do jene pa ekzaxhirim miliarda ne EURO ..Kjo eshte nje kembane alarmi ,per mafjen shteterore te vere gishtin kokes ,dhe te mbaje pergjegjesine e falimentimit komplet te shtetit shqiptar .Shqiperia eshte qe nga viti 1996 antare ne gjyk e Strasbourgut .Mos e ngaterojne vehten me KIMIN ne KORENE E VERIUT ,ai nuk eshte antar ne kete gjykate ,tamam si ne kohen e babait te tyre shpirteror E Hoxha .
    Kryemistrat ,kushdo qofte nuk jane pronare te trojeve ,me keqeardhje keta e konceptojne se jane pashallaret e keti vendi ,ku mund te bejne cfare te duan ,per interesa ekonomike personale te tyre .Por e kane gabim ..Ashtu si Vettingu ne drejtesi prok dhe gjygjtare ,qe i gjeti te pa pregatitur ,per vjedhjet dhe bemat e tyre e tyre ,jam optimist qe edhe keta politikane me emra te treteve te oligarkeve ,ne nje te ardhme do dalin bythe zbuluar .
    .
    Falimentimi pa kushte ,i Shqiperise ,ne nje te ardhme te shkurter do jete tamam si nje cunam ,nga gjykata e STRASBOURGUT kunder shtetit shqiptar .

    SHQIPERIA NE RREZIK !!!

    Ketu do jemi ,keni per tme kujtuar ..

    Reply to this comment
  2. mirel January 28, 14:31

    Korporata e tjetersimit te prones publike. Popull gjumash hap syte se te shesin si skllav e nuk thua gje.

    Reply to this comment
  3. info analitike January 28, 16:51

    Ky eshte varianti i ri pasi PPP-ve u doli boja tani po perpiqen te plackisin e vjedhin gjithcka ka mbetur nen nje fasade te re.

    Reply to this comment
  4. h January 28, 18:56

    Te jesh hajdut i mirë nuk do të thotë të jesh administrator i mirë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*