Rama: Policisë së Shtetit i kthyem dinjitetin, duam ta bëjmë model për rajonin

July 23, 2014 11:57

Rama: Policisë së Shtetit i kthyem dinjitetin, duam ta bëjmë model për rajonin

Kryeministri Edi Rama, duke folur në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Brendshme, ka vlerësuar punën e bërë me policinë e Shtetit.

Ai tha se asaj i është rikthyer dinjitetit.

Kryeministri u shpreh se ambicia është që Policia e Shtetit të kthehet në një model për rajonin.

Dhe, për këtë, Rama paralajmëroi ngritjen e një Universiteti, pasi sipas tij, niveli arsimor i policëve lë për të dëshiruar.

Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave.

Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata e plepave dhe një polici plepash?

Duhet të ndërtojmë Universitetin e Sigurisë, shkollën e lartë të Policisë së Shtetit me të gjitha stardardet.

Në mënyrë që të mos kemi më polic që nuk dinë të flasin shqip dhe t’i drejtohen qytetarit që ndalon në rrugë mirëmbrëma në mëngjes” tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kush përjashtohet nga policia, nuk kthehet më.

Kush largohet nga policia për shkelje të ligjit nuk kthehet më kurrë dhe kush largohet për një kohë të caktuar nuk hyn më në polici. Policia nuk është hyr e dil, shko bëj biznes e ktheu prapë” tha Rama.

Ndërsa ministri Saimir Tahiri tha se gjatë këtyre 300 ditëve Policia e Shtetit po lufton kulturën ndaj bakshishit.

Sipas tij, janë penalizuar rreth 700 punonjës të forcave policore për abuzime me detyrën.

Gjatë këtyre 300 ditëve ka pasur shumë raste që vetë qytetarët janë akuzuar për veprën penale shfrytëzim bashkish ndaj forcave policore.

Patrullat e policisë veprojnë me sistem kamerash.

Kemi marrë masa disiplinore për ata që nuk respektojnë detyrën.

Prioritet ka qenë lufta ndaj korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Policia e Shtetit konsiderohej si llumi i korrupsionit.

Punonjës policie pa marrë ryshfet ka shumë, por ka dhe nga ata që bëjnë korrupsion. Ka ende raste të korrupsionit.

Tashmë kemi dhe ligjin e ri, i cili do garantojë sjelljet me standarde.

Mbi 700 punonjës policisë është marr masa e penalizmit për ata që kanë abuzuar.

Do bëjmë modele të zbatimit të ligjit”, tha Tahiri. /b.l

 

July 23, 2014 11:57
Komento

5 Komente

  1. S.p. July 23, 12:24

    Po more zoti Rama ! Me oficera ushtrie si Didi dhe ish oficera te Sigurimit te Shtetit ke per ti bere mutin policise dhe jo ti kthesh dinjitetin dhe pale ta beshe model per rajonin, trapin.
    Kjo polici nuk eshte vene ne prove deri tani me kete lloje opozite.Po nuk e preke Saliun me shoke qe kane vjedhur e vrare kete milet edhe e bene ???

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit July 23, 14:00

    Po U bene pilicet me universitet nuk quhen me police…Pastaj
    Oficeret duhet te jene me dy universitete,drejtoret me tre,kryedrejtoret me kater,ministri me 5 dhe k/ministri me 6 universitete…Del qe k/ministri kur merr diplomen e fundit mbush moshen per pension,tamam model jo vetem per rajonin,por edhe per sistemin tone diellor.Me shpejt behesh deputet,nje muaj tek Vitrina apo Ufo dhe tre vjet ne burgjet è Italise…Mos ma merr per ters,por ate deputetin jepja bakshish Saliut,se deputete ke plot.Jep shembullin qe e heq faren e prishur nga torba jote,se kaq gje e ke ne dore.

    Reply to this comment
  3. Naci July 23, 14:57

    Ah si ma kujtoni Berishen me keta perparime dhe dinjitete mor qafira!!!!!! Kam informacion fare te rregullt qe gjithe policia doganore marrin lek shofereve qe levizin me targa te huaja dhe fusin mallra pa dogane…sa per rendin situata flet vete shkon deri 8 bilanci i vrasjeve dhe aksidenteve ne dite….Rama e Tahiri te bejne selfie me bjondet police.

    Reply to this comment
  4. dinamoviti July 23, 16:28

    Shume mire zoti Kryeminister! Nuk mund te behen oficere policie police pa shkolle qe nuk kane edukaten qytetare minimale per te komunikuar me qytetaret. Ata qe shkruajne ketu me fjale negative ose jane police pa shkolle te shendrruar ne oficere policie dhe u preken interest, ose nuk dine se cfare shkruajne.
    Per kete qe keni thene sot ju zoti Kryeminister meritoni nje BRAVO TE MADHE, dhe se vetm keshtu do te kemi nje polici profesioniste, vetem duke pergatitur oficere policie ne shkolle dhe policet te kthehen aty ku e kane vendin puntore policie,sepse jane te paafte per te qene oficere policie.

    Reply to this comment
  5. Naimi July 23, 18:00

    Rama thote se policise ” i kthyem dinjitetin “. Per ke dinjitet thote Rama qe paska patur e qe po i kthehet? Se pame dhe vrasjen ne Bllok te A. Santos dhe police te trembur e pa arme qe nuk ndoqen dot nje motorr me vrases ne mes te Tiranes. Ky eshte dinjiteti i munguar i policise e jo foto me arme si Rambo ne Lazarat te policeve per show.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*