Rama poston videon për Unazën e Re të Tiranës

September 9, 2017 08:54

Rama poston videon për Unazën e Re të Tiranës

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me pamjet e para nga hapja e Unazës së Re të Tiranës. Duke u uruar ditën e mbarëm kreu i qeverisë ka zgjedhur mëngjesin e sotëm këtë investim të realizuar që sipas tij, lidh shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje 🌹”, shkruan kryeministri Rama.
Ashtu si pas çdo postimi të kryeministrit në rrjetin social “Facebook”, ndjekësit e tij i turren me komente. Teksa e urojnë për punën dhe e inkurajojnë të vazhdojë më tej, duke i kujtuar se në vendin tonë ka ende shumë punë për të bërë, ata nuk harrojnë as kryetarin e Bashkise, Erion Veliajn.

September 9, 2017 08:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim