Rama premton nga Vlora rritje të pagave për mjekët dhe infermierët

October 31, 2014 23:27

Rama premton nga Vlora rritje të pagave për mjekët dhe infermierët

Kryeministri Edi Rama premton rritjen e rrogave për mjekët dhe për infermierët. Nga qyteti i Vlorës ku ishte  i pranishëm për hapësirat e reja dhe të rikonstruktuara të spitalit pediatrik të Vlorës, Rama siguroi se shumë shpejt do të ketë rritje të pagesës për ata që punojnë në sistemin shëndetësor, ndërsa premtoi investime më të mëdha në infrastrukturë.

“Do të jenë vite që do të sjellin shumë më tepër transformime në infrastrukturën e gjithë shërbimit tonë shëndetësor;  Dhe sigurisht do të jenë vite që do të sjellin paga shumë më të mira për mjekët dhe në radhë të parë, për infermieret. Se infermieret janë kryesoret”, theksoi Rama

Kryeministri Edi Rama premtoi në Vlorë transformimin e qytetit, ndërsa veçoi rikonstruksionin e vijës bregdetare dhe rrugën hyrëse në qytet, për të lidhur përfundimisht Vlorën me autostradën. Rama  shpjegoi se aksionet e INUK do të paraprinë punën për hapjen e kantiereve të reja, me prishjen së pari të ngrehinave të paligjshme të cilat i kanë zënë frymëmarrjen qytetit. “Sigurisht, përpara sesa të fillojmë kantieret e tjera brenda në qytet, paralelisht me vijën bregdetare dhe me Lungomare-n, siç ka mbetur këtu fjala, do të kemi edhe një periudhë që do të kalojë INUK-u. Sepse ka shumë abuzime, ka shumë çibanë të mbjellë gjithandej që po i marrin frymën qytetit, prej vitesh dhe pas shkuljes së tyre do të ndërhyhet në të gjitha lagjet e qytetit”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk harroi as aksionin e nisur nga qeveria për ndalimin e vjedhësve të energjisë elektrike dhe rritjen e numrit të qytetarëve që paguajnë. Kryeministri kërkoi mirëkuptimin e tyre për të kryer brenda afateve të gjitha pagesat e faturave të energjisë.

“Porosia e fundit është që nuk është në nderin e asnjë vlonjati që të shkojë në burg për mospagimin e energjisë elektrike. Kështu që, ju lutem, në shembullin e të gjithë atyre qytetarëve që po kthehen në rrugën e ligjit dhe në rrugën e qytetarisë, duke zënë radhën dhe duke mbajtur me durim radhën në sportelet e kompanisë së shpërndarjes, u bëj thirrje të gjithëve që të vrapojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët”, tha Rama.

October 31, 2014 23:27
Komento

11 Komente

  1. Olsi October 31, 23:35

    Eshte i madh,nje fjalim i mbushur me pallavra per shkollim europian ne auditoret tane dhe ne krah te tij nje ministre arsimi me master Kristali,perballe tij te tjere injorante pa shkolle te mesme por me diplloma Kristali etj,etj. O tall trapin me miletin,o ka rreshkit komplet. Sidoqofte vari lesht…,kjo ishte dhe Rilindja jone e shume votuar nga ne.

    Reply to this comment
  2. Vlora November 1, 02:30

    Ik o piktor i deshtuar se nuk je me i mirepritur ne Vlore nga nga Marsi 2014. Muaj qe sipas premtimit tend ne Vlore do te fillonte shendrrimi. Dhe akoma sot ende nuk ke nje plan per ate qe ke premtuar, nuk di se sa do te kushtoj etj

    Reply to this comment
    • Anila November 1, 11:47

      Epo kryeministri ka zgjedhur per keshilltar nje piktor I thencin me emrin Fatmir, po ne versionin europian vetequhet Fate. Kam rastisur ne nje tavoline per pak minuta me disa miq me Fate Velen dhe jemi habitur si mundet Rama te mbaje per keshilltar nje delirant qesharak si ky tip? Zoti qoft me tty Rama se mos te behesh gazi i Vlores sic eshte Fatja.

      Reply to this comment
  3. Tad Eshi November 1, 05:41

    Cmimi larte i energjise elektrike per familjaret eshte i rende, prandaj ka sjell edhe disporpocionet ne likujdimin perkates. Ata qe paaguajne me kete cmim kaq te larte, shlyejne edhe mospagesat e nje shumice te madhe qe s’paguajne dot dhe po ashtu shlyejn edhe mospagesat e atyre qe e shperdorojne dhe nuk paguajne.
    Prandaj me ndeshkimin dhe denimin e atyre qe s’paguajne cmimi i energjise per familjaret duhet te pergjysmihet dhe jo te rritet me tej (per normen e vendosur 300 KW)

    Reply to this comment
  4. Sokol Billa November 1, 07:33

    Nuk eshte vetem ministrja me master. Harrove edhe Fate elektricistin.

    Reply to this comment
    • ELIDON November 1, 11:39

      ahahaha fatja eshte ber figure tani se e mban rama pas. a te hengert o fate. debil i lindur. le qe nje m… u be kjo pune mes fates gruas se erion xhepistit e sadrit grabitesit njesoj eshte zgjedhja. te me ruac moj vlore.

      Reply to this comment
    • Flamur November 1, 11:55

      Epo me mir Fate elektricisti legeni sesa prefekte gruaja e nje hajduti ballkonesh si kjo Etiona e Erionit.

      Reply to this comment
  5. Mark uk November 1, 09:13

    Rama mendon se ala eshte ne fushat elektroale.Nuk eshte koha per premtime o idiot.Jeni i pari kryeminister qe ju ka humb rruga ne oborr sic thone kosovart.Nga cfar keni premtuar as 5% nuk e keni ralizuar per nje vite qe jeni ulur ne karriken e kryeministrt. Tjeter keni premtuar dhe tjeter po beni,jo pune po shkatrrime.Per drogen ju lumt se bete nje pune te mire,po edhe perfituat per mbushjen jo te xhepave po te thasve me para.Ju pershendes per shtesave qe po shkatrroni,te cilat vet i ke lejuar kur ishit kryetar bashie per tre mandate.Nga cfar po beni po kujton nje liber qe e kam lexuar ne rinine time me titull:Kur do te agoj.E thene per ju kur do te agoj ti lirosh vendin nje njeri qe dine ta bej e qe ka te tille te partia qe fatkeqsisht drejtoni ju.

    Reply to this comment
  6. Naci November 1, 09:17

    Ti je mesuar mor djal te ndigjosh rrenat e Berishes, boll me mbaruan prandaj populli i hodhi ne fekale, ti me emrin Olsi nese te mungon ushqimi kerkoj Berishes se akoma by….tha e tije i ushqen ca ufo.

    Reply to this comment
  7. Komunist i djathte November 1, 10:53

    Disa kohe me pare gazetat deklaronin se Rroga mujore e drejtorit te KESHIT ISHTE 60.000 euro .
    dhe ligji i edi rames duhet per te denuar ata qe nuk kane leke ?

    Reply to this comment
  8. Estel November 1, 12:25

    N fak skandal x Zotin me kte prefekten e Vlores. Turp.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*