Rama-President. Meta-Kryeministër me një qeveri besimi…

April 21, 2017 11:19

Rama-President. Meta-Kryeministër me një qeveri besimi…

 

Duam-apo s’duam,
keq e kemi gjëndjen,
dhe për ndonjë zgjidhje,
të gjithë vrasim mëndjen!

Mes kësaj rrëmuje,
kam një propozim,
po s’di në kënaqet,
shoku Lulëzim?!

Propozimi im,
përbën një risi,
s’di në do jetë Rama,
në dakortësi?!

Çadra ka dy muaj,
që ka vënë piskamën,
se në këto zgjedhje,
s’shkon me Edi Ramën!

Që ditën që çadra,
punë ka filluar,
Ramën me Tahirin,
i ka nominuar!

Punën e Tahirit,
Rama ua ka ndrequr,
tani vetëm Rama,
mbetet për t’u hequr!

Po i gjithë mundimi,
çadrës i shkon kot,
se po s’deshi Rama,
njeri s’e heq dot!

Pavarësisht si shajnë,
larot ndënë tëndë,
Rama është akoma,
një peshë shumë e rëndë!

Ai situatën,
them do ta qetësonte,
nëse Presidencën,
do të na pranonte!

Meqë Presidenti,
po zgjidhet tani,
pse të mos mendohet,
dhe kjo llogari?!

Rama këtë zgjidhje,
s’e ka me dëshirë,
por sot s’mund të gjëndet,
zgjidhje më e mirë!

Mundet që në çadër,
të ketë turbulenca,
por e socialistëve,
është Presidenca!

Në çadrën e SHQUP-it,
mbaron nominimi,
dhe kushte të reja,
s’vë dot Lulëzimi!

Meqë Meta është,
bashkëkryetar,
për Kryeministër,
është emri i parë.

Gafil mund të kapet,
nga kjo Luli trimi,
kur Meta të bëjë,
Qeveri Besimi!

Çadra s’ka arsye,
për të mos pranuar,
se Meta për drogën,
s’është i akuzuar!

Unë në fakt kam gjetur,
ca zgjidhje të buta,
po më kryesorja,
s’shkelet Kushtetuta!

Kështu mund të dilet,
nga kjo situatë,
dhe shpëton nga turpi,
Lulëzim i ngratë!

Kjo nuk është zgjidhje,
vetëm për votime,
se Fronti i Majtë,
mund të ketë zhvillime!

Zhvillime stabile,
për gjithë Shqipërinë,
PS-ja bashkohet,
prapë me LSI-në!

Pastaj qeverisja,
s’bëhet me parcela,
dhe as me gjahtarë,
për të kapur thela!

Unë për Të Majtën,
jam një i fiksuar,
ndaj dua të gjithën,
ta shoh të bashkuar!

Nëse për Të Majtën,
një bashkim do ketë,
ajo me dekada,
qëndron në pushtet!

Kjo zgjidhje më duket,
fiks si më e mira,
dhe këtu mbarojnë,
ndasi e mërira!

Çadra që e nisi,
të bënte qeder,
po u bë bashkimi,
do bëjë goxha nder!

Shumë do ma vënë,
kufirin tek thana,
po shumë më i majtë,
është Meta nga Rama!

A. Duka

April 21, 2017 11:19
Komento

11 Komente

  1. Lennard April 21, 12:15

    Kam respekt per Ju Z.Ben Duka.Po kesaj rradhe nuk ke qelluar drejt.Po ku e gjete Like Floririn per kryeminister?.Ai ka dosje ne FBI.Po nuk te vret syrin dhe veshin qe shume grupe trafikantesh jane te lidhur me LSI??.Vendosja e tij si Kryeminister do te thote Mafia e konsoliduar ne Pushtet.Tung.Zoti Ben.

    Reply to this comment
    • 666 April 21, 16:36

      E nxore koken dhe ti o ben qe je spiun i vogel i lsi?! Cpaskeni qene per intriga! Beni budallain dhe e hidhni llafin si pa te keq! Rr…bt ty pra me gjithe liken kryeminister!!!! Se vetem per spiunat si puna jote u dashka te behet likja kryeminister qe te kete bashkim e majta, se duke e zhdukur liken su bashkoka e majta. Pse ti dmth kur te shk…dhehet gruaja lart e poshte dhe do te vesh prape harmoni ne familje ca ben? E ben gruan kryefamiljare?! Ik o plere se paske qene spiun i lsi dhe ti ne qe lodheshim kot duke te lexuar ty

      Reply to this comment
  2. nuk ka tym pa zjarr April 21, 13:05

    Me vjen keq more arben qe ke kaq maiv.
    Rama yt iken nga politika dhe president nuk pranon. Presidenti sben leke eshte lolo si nishani qe vetem shperndan nishane.
    Rama do vetem kryeminister ose del nga politika.
    Mandatin e dyte ka shume pune per te perfunduar apo betonizuar. Do betonizoje me koncesipne sazanin e karaburunin. Pastaj do koncesionoj aeroporte. Si puna e kulles me stadium qe prishi nje kulturw kombetare per te ngritur kullen e vet.
    Flitet per miljona e miljona dollare more arben dhe jo nishanet qe ben nishani.
    Keto kontrata i di dhe ujku sali dhe vrapon ti rrembeje perpara tigrit apo krokodilit rama.
    Skilja mete e ka pjesen e vet per vete me nga cdo krah qe vete.
    Shendet arbe.

    Reply to this comment
  3. pelivani April 21, 13:57

    “E ËMA E ZEQOS… ”

    Dim’, që nënë e Zeqos,
    Ka hipur mbi thanë.
    por,për ç’ka ka fol
    s’ka asnjë gojdhanë

    Veç është marr me mënd…
    Ka fol’,traf e trufe…
    Ja,si Beni sot,
    Këput nga nje strufe!…

    Kur dihet qe Meta
    ka fjetur te Sala,
    qysh na qënka Meta
    më i majtë nga Rama?!

    Më në fund dhe Duka
    Kërkon tolerim!!!
    Si Lopa,uratë
    Kur derdhi kusinë…
    …………………………..
    Rames i besuam,
    kur votuam dje.
    Do ik a do rri,
    atë e dim ne.

    E dim ne qe jemi
    nje miljon e fiuuuu…
    E, s’jemi çadëria
    ku përmjer’ saliu…

    Ne të gjithë kundër
    Po dhe bota kundër!
    Ende sali m…
    do t’na vër’ në kudhër?!

    Po harrëm e paçi
    nëse këtë radhë
    do lini shurrakët
    që t’ju marin zvarr.

    Ne,po edhe bota
    edhe Amerika
    Janë me ju,o rrota
    qysh u zënka frika?!

    Ata,me ç’po shoh
    Kanë veç një akuzë:
    “Ashashi,ashashi…”
    u ka mbir’ në buzë.

    Dhe pse vet ata
    jane pjell’ ashashi..
    gjëndërr për mbi bisht
    A s’ish lazarati?!

    Asnjë tolerim
    për këta zagar.
    për bashën si vrasës,
    vjedhës,tradhetar….

    Po përse sehir
    i bëjmë k’saj haleje!
    Thjesht, se i do vëra
    kësaj çinganeje?!

    Cadra sheh vetingun
    dhe i duket varr.
    Se bëmave tyre,
    s’u gjëndet kandar…

    Ndaj kërkon të bejë
    Sali përgjërata…
    dhe nje tjeter luftë
    si 97-ta.

    Por,mjer’ ju te djeshmit
    nëse luftë do sillni.
    Se për atë Zot
    vënd varri s’do kini

    Mjer ju te djeshmit
    (besom në daç)
    Sepse do u shuajme
    me kuç e me maç…

    Mjer per ty sali,
    për shtëpin tënde.
    që ti vet me dorë
    përmbi kokë u’a shëmbe.

    Mjer ju të djeshmit
    dhe ju të mit sot.
    Nëse nënat tona
    prap do derdhin lot.

    Reply to this comment
  4. Lopa partiake... April 21, 15:32

    Dhe Lopa si ngahera,
    E kreu porosinë,
    Ca vargje i lëshoi,
    Si bajga për partinë!

    Partia mbi të gjitha,
    Është edhe për lopët,
    Ndryshe s’kanë se si,
    Të tallen dhe idiotët!

    Me ca biçim lopçarësh,
    Fterë dhe myteberë,
    E majta nuk nderohet,
    Por duket më e 10-rë!

    Kjo tufë është mavijosur,
    Nga këmbët gjer ke koka,
    Dje grurin edhe misrin,
    Sot helmin edhe çoka!

    Në burg për kilovatin,
    E rrymës elektrike,
    Njeri s’të fut në botë,
    Veç dhuna despotike!

    Reply to this comment
  5. kris 1 April 21, 21:45

    Zoti do te bekoje
    nenen shqiperi
    te dy te thyejne qafen
    me shokun Sali

    Reply to this comment
  6. Iliada April 22, 00:41

    C do dite mbasi vij nga puna bej nje kafe dhe ulem te lexoj vjershat e tua. Kenaqem, c lodhem me ato jane vertet te bukura, te goditura ,i lexoj me nje fryme dhe merzitem qe mbaroi leximi kaq shpejt. Por sot jam zhgenjyer totalisht me vjershen e fundit. Nuk dua te krahasoj kush eshte Rama apo kush eshte Meta. Dihet se Rama perfaqson me shume se 50% te pooullsise dhe i takon te jete kryeminister, ka dhene provat per te bere shtet me reformat qe ka bere, ndersa lsi vetem vetem ka penguar keto reforma dhe vetem kritikon qeverine gje qe nuk e bente kur ishte aleate me pd ne.Gjithashtu Meta perfaqson me pak se 10% te electoratit me c far llogjike te behet kryeminister. S duhet te harrojme se ishte aleanca e Metes qe beri Berishen te plotfuqishem duke vene nen kontrol presidentin, prokurorine, gjykatat dhe shik te cilat dhe sot i sherbejne atij dhe pd se.Te gjithe e dine brenda dhe jashte vendit qe sistemi yne i drejtesise eshte me i korruptuari ne bote nuk paska Meta pergjegjsi, ne keto 25 vjet ne politike c far te reje do sjelle ai si kryeminister? Nuk zgjidhet kriza diten ne qeveri dhe naten ne cader.

    Reply to this comment
  7. Albann April 22, 08:39

    SHQUP

    U ngrys dhe kjo dite
    Qytetin mbuloi nata
    Ne cader ndizet drita
    Ne kudher mprihet shpata

    Ta djegim, ta zhdukim
    Ta kallim ne varr
    Me egersi shpaten ngulin
    Mbi cdo shqipetar

    Prijes kane Saliun
    Flamurtar Lul Basha
    Ne gjunje mercenaret
    O zot!…u kthye Ali Pasha

    Me te zeza grate
    Te zeza dhe dritaret
    Qyteti vajton
    Te sosur s kane varet….

    …..Ne skutat e burgut
    Hekurat vringellijne
    Ike Bashe Ziu thone
    Po presim Saline.

    Katran i zi ne zemer
    E erret dhe qelia
    Zoti te falte
    Sali Tradhetia.

    Reply to this comment
  8. demo April 22, 11:42

    Nese Meta merr kryeministrin per inat te cadres,PS transferohet tek LSI,ashtu si eshte transferuar pjese pjese PD tek LSI.I shihni ca horra ne mitingjet e Metes?Kane qene te gjithe zagaret qe rriti Sali Berisha.Duan te hane ata,nuk jane mesuar ne opozite.Po ai laboratori Fason ne maje te Skraparit?
    Presioni i cadres eshte loje e Ilir Metes per te zbythur Ramen,se PD ka mbaruar pune keto zgjedhje.Do te perfundoje si Partia Republikane,Legaliteti,Balli dhe ca karroqe si keto.

    Reply to this comment
  9. dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine April 22, 13:48

    Duka na shkruan sot poezi,
    si dikure qofteargu dje ne Shqiperi.
    Amani o Duke,si duke na ke emrin,
    tashme dukesh si cuke,
    qe s’ke as bolet tek vendi.

    Kafsha,qe s’kaperdihet,
    eshte o vella mjerimi,
    kafshate qe te ngec ne fyt,
    kur te ze tishtimi. MIGJENI

    Ah qe s’kam nje grusht te rende,
    qe t’i bie ketije mali qe zbezan…..FISHTA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*