Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

January 27, 2018 09:45

Rama: Presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit

Shqipëria ka kryer pjesën më të madhe të detyrave të saj lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe pret një “rekomandim të ndershëm” për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vit, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për EURACTIV.com

Edi Rama tha gjithashtu se një shtyrje tjetër në hapjen e negociatave me Tiranën do të frenojë Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar, pasi “mendimi që BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dha një intervistë për kryeredaktoren e EURACTIV, Daniela Vincenti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe jo shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Përse, kush e ka fajin?

Shumë kanë ndodhur, pasi ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Kështu, shprehur në terma të asaj se çfarë ka ndodhur, ky është një revolucion. Tani, në fund presim hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe shpresoj se do të jetë koha e duhur dhe viti i duhur.

Mund të tregoni disa ndryshime që janë të rëndësishme?

Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe kemi bërë progres të madh në pesë prioritetet kryesore, që nuk ka qenë e lehtë. Ajo që kemi bërë në fushën e drejtësisë është praktikisht detyra që u është caktuar të gjitha vendeve që tashmë kanë çelur negociatat dhe që kanë të bëjnë me kapitujt 23-24, që janë më të vështirët. Tani kemi filluar procesin e vetingut, procedurës së vlerësimit me një pastrim të madh dhe njerëzit, të cilët s’do të mund të përligjin pasurinë e tyre, ose s’do të jenë në gjendje të justifikojnë vendime të caktuara në të kaluarën, do të largohen. Kjo është shumë e rëndësishme.

Ne më në fund gjithashtu kemi pastruar vendin nga dukuria 25-vjeçare e kultivimit të kanabisit. Ne zhvilluam një luftë të madhe me shumë fitore, disa humbje dhe disa dështime, por në fund ia dolëm mbanë. Tashmë ne do të jemi jashtë hartës së vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis dhe kjo është e rëndësishme. E njëjta vlen edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku po bëjmë progres të mirë. Natyrisht, mbetet ende shumë për të bërë. Ende nuk kemi mbërritur ku duhet dhe kjo është arsyeja përse kemi nevojë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, si një proces që do të thellojë reformat tona.

A do të fillojnë këtë vit bisedimet e anëtarësimit?

Shpresoj kështu. Ne kemi bërë gjithçka që të marrim rekomandime të drejta dhe të sigurojmë votën e Këshillit Evropian.

Çfarë e pengon nisjen e bisedimeve?

Kemi nevojë për një rekomandim dhe Këshillin Evropian që ta aprovojë.

Gjatë presidencës bullgare?

Mendoj se është koha e duhur, mendoj që ky Komision duhet të përfundojë këtë punë, pasi nuk ka arsye që të pritet për një Komision të ri dhe të kalohet nëpër të gjithë ferrin e zgjedhjeve të reja dhe të gjithë ferrin e dinamikës së politikës së brendshme të shteteve të ndryshme.

Nëse do të ketë një shtyrje të re, me siguri do të ketë edhe një periudhë tjetër pasigurie…

Nuk dua as ta mendoj një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që presim nuk është tjetër veçse një rekomandim i ndershëm nga Komisioni dhe aprovimi i tij nga Këshilli Evropian.

Nëse do të ndodhë një shtyrje tjetër, sa e dëmshme do të ishte për Shqipërinë?

Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave. Dhe ato kanë plotësisht të drejtë të shprehen se praktikisht nuk ekziston asgjë që e diferencon Serbinë dhe Malin e Zi me  Shqipërinë me Maqedoninë dhe ne jemi të gëzuar që miqtë dhe fqinjët tanë po negociojnë, por mendojmë që është një tablo shumë e pandershme e Ballkanit që të jetë kjo ndarje mes vendeve që i kanë hapur negociatat dhe atyre që nuk i kanë hapur, ndonëse e meritojnë t’i hapin.

A mendoni që tre vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për zhbllokimin e integrimit të ri të rajonit? E them këtë, sepse gjatë kësaj periudhe do të kemi disa presidenca që janë shumë të prirura të zgjidhin çështjen e Ballkanit Perëndimor, të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Praktikisht, Ballkani Perëndimor është zhbllokuar që kur Angela Merkeli ndërmori iniciativën e Procesit të Berlinit dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ajo që kemi nevojë është që të mos humbasim asnjë hap.

A mendoni se Shqipëria mund tw luaj njw rol konstruktiv në pjesën me shumicë Serbe të Kosovës?

Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë te luaje njw rol konstruktiv, ne jemi plotësisht te angazhuar te bëjmë gjithçka që eshte e mundur per të lehtesuar proçesin. Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha te dalim nga ky moçal historik duke ua dhënë Kosovën Kosovarëve. Kosova meriton të njihet dhe sigurisht qe ky proces është i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç, i cili e ka njohur problemin, dhe ka ndryshuar kursin duke refuzuar te jetojë me mohimin, por duke treguar kurajo të përballet me problemin. Shpresoj shumë se do te ketë këtë guxim dhe vendosmëri deri në fund dhe sigurisht qe kjo duhet të ndodhë pavarësisht marrëveshjes midis dy vendeve dhe do të mbështetet plotësisht.

Por a mendoni se Serbia do të njohë Kosovën përpara se të integrohet ne BE apo do të arrihet një kompromis?

Serbia nuk mund të futet ne BE nëse nuk njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet.

Ju dëgjova të shpreheni se dritarja e mundësisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor po mbyllet nëse nuk ka një vrull për t’i futur ato brenda.

Unë kurre nuk kam thënë se dritarja e mundësisë po mbyllet, sepse unë kurre nuk e kam parë të mbyllet. Dritarja a mundësisë nuk është e hapur mjaftueshëm dhe duhet të jetë e hapur. Midis kërcënimeve për ta mbyllur dhe nevojës për t’u hapur, ne duhet të marrim përgjegjësinë, pikërisht kjo është ajo qe thashë. Është shumë e qartë pasi BE është p aq I rëndësishëm për ne, sa jemi ne për ta në siguri dhe kontrollin e plotë mbi tokën dhe hapësirën evropiane. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të futen në lojë, dhe të çojnë nëpër mend dhe krijojnë një zonë grin ë mes të Evropës.

Për shkak të përbërjes etnike në Ballkanin Perëndimor, disa Evropianë hezitojnë të përshpejtojnë  procesin e anëtarësimit, si mund t’i bindni ata?

Është çështje e edukimit të tyre, është çështje e informimit të tyre me durim, sepse kjo ndodh për shkak të mungesës së njohurive, është çështje e mungesës se mendimit strategjik që ata kanë  bazuar në një njohje sipërfaqësore të Ballkanit dhe Evropës në lidhje me Ballkanin. Si rrjedhim, nënvlerësimi  i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i madh.

January 27, 2018 09:45
Komento

3 Komente

  1. Epo kjo pune January 27, 10:58

    pra, per reformen ne drejtesi, serbise i jane hapur bisedimet nderkohe ndersa per ne reforma ne drejtesi eshte kusht per hapje negociatash! Nuk ka mendere ku te rrije. Eshte njesoj si ti thuash Serbise njih Kosoven pa te hapim negociatat (me keq me Kosoven, njih kufirin te liberelizojme vizat kur kufiri akoma eshte sherr per vende qe jane ne BE). Negociatat duhen bere pavaresisht kushteve te domosdoshme politike dhe vetem ne fund, visto do jepet per Serbine nese njeh Kosoven dhe nese ben reformen ne drejtesi, per ne nese bejme reformen ne drejtesi etj. Nuk ka pse humbet kohe nderkohe.

    Reply to this comment
  2. Gjyq per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! January 27, 11:12

    More Rama por Europa ne Shqiperi nuk vjen duke pritur dhe duke I hedh hi syve popullit ! Si shpjegohet skandali I Armos ? Skandali I Tahirit ? Ju po trnasformoheni si merhumi Sali Berisha me familjen e tij politike biologjike !

    Reply to this comment
  3. rama tejkalon nivelin e BE January 27, 18:35

    Bisedimet na takojne te hapen, shqiperia e ka marre kthesen, korrupsion e padrejtesi ka, si ne cdo vend te europes, asnje vend sado i zhvilluar europian s’eshte pa njolla korrupsioni e padrejtesie. Ne zgjedhjet e fundit ne France konkurrenca e Macron u diskretitua pikerisht prej korrupsionit ne radhet e ngushta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim