Rama: Presion mbi punonjësit e shtetit për të votuar PD

Redaksia Online May 15, 2013 16:41

Rama: Presion mbi punonjësit e shtetit për të votuar PD

Partia Socialiste është ndalur sot në qarkun e Elbasanit ku ka prezantuar skuadrën e Rilindjes për garën e 23 qershorit. Kreu i selisë rozë , Edi Rama, në fjalën e tij ka lëshuar akuza të ashpra nda mazhorancës se po ushtron presion dhe terror tek të gjithë punonjësit e administratës për ti marrë pas vetes në fushatat elektorale, sikundër më pas për tu marrë dhe votat.

“Dua të them dy fjalë për presionet që po rriten mbi administratën, ku pushteti i kërcënon si skllevër. Mbi gjithë rrogtarët e shtetit po bëhet një presion kriminal për ti detyruar ti bashkohen fushatës me qëllim që të marrin votën. U themi të gjithëve mos u përulni, ruajeni vendin e punës por mos u përulni. Zotohemi se çdo drejtor i çdo pjese të shtetit që është ose do angazhohet për të ushtruar terror te rrogtarët do dalë para ligjit pas 23 qershorit” tha Rama.

Ndërsa premtoi se ky makth në radhët e punonjësve të shtetit do të marrë fund pas 23 qershorit, Rama nënvizoi se krahas presioneve në administratë ka nisur dhe një valë gjobash, ku garantoi se me qeverisjen socialiste nuk do të njihet asnjë e tillë e vendosur përgjatë këtyre katër muajve të fundit.

“Nuk do ketë më rrogtarë të shtetit që do vihen në presion për arsye të bindjeve të tyre politike. Ne vimë përpara popullit me premtin solem që ti japim vendit dhe qytetarit lirinë për të menduar cfarë të dojë, për të thënë atë që mendon, për të jetuar me punën e tij, për të bërë biznes dhe mos u kërcënuar për shkak të bindjeve të tij. Pas 23 qershorit Shqipëria do marrë frymë lirisht. Ashtu si presionet po shtohet dhe vala e gjobave, që nga fshatarët që jetojnjë me drutë e pyllit deri te biznesmenët dhe sipërmarrësit e mëdhenj. Nuk do njohim asnjë gjobë që është vendosur katër muajt e fundit para 23 qershorit”tha më tej ai.

Redaksia Online May 15, 2013 16:41
Komento

18 Komente

  1. BEKIM May 15, 18:04

    Deshtuesi me i madh i koherave vazhdon dhe flet ne ajer ,pa baza, flet pa piken e pergjegjesise , guxon dhe tallet me personalitetin e mijera qytetareve qe jane pjese e administrates publike , flet per to sikur jane lodra dhe qeveria luan me to .Jo more Rama jo , kane kaluar 22 vjet qe drejton vullneti i popullit dhe kjo propagade e jotja eshte e panevojshme pasi qytetaret jane te lire dhe bindjet politike po ashtu , ju flisni e flisni por asnje rast konkret nuk po na thoni , demaskoje kete rastin tend ne media(ky pushtet i 4 katreguar mjaft raste flagrante ) ku te demaskohet kjo gje .Jam teper i bindur qe ne administrate ka punemarres me bindje politike te ndryshme dhe nuk eshte bere diferencimi i tyre .Sot dhe kurdohere qe pas 22 marsit te 1992 qytetaret shqiptaret jetone ne nje shqiperi te lire dhe demokratike

    Reply to this comment
    • enea May 15, 19:14

      Ku e shikon lirine, pikerisht tek presionet e Sales per te dale ne mitingje????

      Ik o bekim, boll me traplliqe se late nam

      Reply to this comment
    • templari_antishpellar May 15, 20:41

      Nxjerrja me dhune e punonjsve neper mitigj-ahenget e shpellarve…nje makrabitet i denje per partine e Ahmedinaxhadve te Shqiperise. Nje shfaqe tjeter e shpifur qe do mari fund pas 23 Qershorit.

      Reply to this comment
  2. realisti May 15, 18:43

    Sa euforik eshte bere ky njeri. Nuk e marr vesh nga i buron gjithe ky gazmend. Mire ai tjetri qe eshte psikopat i provuar po ky pse nuk rri me kembe en toke? Do marri nje shtet te shkateruar ne 23 qershor, me arkat bosh dhe te mbushur me injorante, c ka per te qeshur ketu?

    Reply to this comment
    • enea May 15, 19:15

      Si thua ti, te leme Berishen akoma ne pushtet sepse nuk te pelqen euforia e Rames???

      Reply to this comment
    • dena May 15, 19:43

      Me mire te rrim me salen qe nuk po na zbret me nga kali i tij, qe i ka hipu mbrapsht. oiiiiiiii per ju te shkretet, ngelet bagetie bujqesi te sali Berishes gjith jeten

      Reply to this comment
    • templari_antishpellar May 15, 20:43

      REalist. Keto sida te pamundura sic te duken ty, kerkojne njerez pak “jashte normales” qe jeni mesuar te degjoni dhe shikoni. Zotrote vetem Edi Rama mund ta ndryshoje kete realitet sot

      Reply to this comment
  3. Gerti May 15, 18:51

    Alfred Peza Motorri kryesor qe do ta dergoj Partine Socialiste drejt nje fitore bindese ne Qarkun e Elbasanit

    Reply to this comment
  4. hektor May 15, 19:18

    Po i mbeti motori PS-se tek ky mediokri Alfred Peza, lumi e marrte. S’bartet uje me shporte – thone nga anet tona

    Reply to this comment
    • Gerti May 15, 19:26

      Qenke me te vjetrat ti Hektor se dukesh qe nga emri po me futjen e pezes ne PS u fut nje fryme e re ne Ps qe do pecillet deri te votuesit

      Reply to this comment
  5. juristi May 15, 19:22

    Forca Alfred Peza

    Reply to this comment
  6. lea May 15, 19:39

    hektor a e di kuptimine fjales medioker,,,dyshoj shume se shqiperia eshte krenare per zotin peza. Alfredi do fitoje dhe bindshem

    Reply to this comment
  7. ervini May 15, 19:40

    JU JENI RILINDJA PER SHQIPERINE, BRAVO z.PEZA,JE NJERIU IDEAL PER PERFAQESIMIN E PEQINIT NE PARLAMENTIN SHQIPTAR

    Reply to this comment
  8. jetmir May 15, 19:50

    Alfer Peza eshte tashme deputet i Peqinit ,kjo duket me veprat qe ai po tregon dhe kontribudin qe po sjell ne peqin.

    Reply to this comment
  9. ARBER May 15, 20:11

    ALFRED PEZA ESHT RILINDJA DHE NDRYSHIMI, JO SI D.SULA QE ESHT NDRYSHIMI PerPara, SE VETEM ATE GJE DIJNE TE BEJNE,TE VJEDHIN POPULLIN, I CILI I KA ZGJEDHUR QE TE PERFAQESOHEN NGA NJEREZ TE TILLE

    Reply to this comment
  10. deni May 16, 04:38

    Rama ne gjithe se ka vene dhembe te reja zgerdhin shemtuar si skizofren qe eshte .Ozot kurre mos te fitoje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin