Samiti i kryeministrave, Edi Rama pret në Durrës liderët rajonal

August 26, 2017 10:04

Samiti i kryeministrave, Edi Rama pret në Durrës liderët rajonal

Vetëm 3 javë pas takimit të Podgoricës dhe 6 javë pas atij të Triestes, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen sërish sot.

Këtë herë në një takim joformal që do të zhvillohet ditën e sotme në kompleksin e Vilave Qeveritare në Durrës. Në takim, është kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, është i pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Pak para orës 10:00, Rama priti liderët rajonal, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

August 26, 2017 10:04
Komento

3 Komente

  1. gjyqi i Hages August 26, 13:00

    SAMITI I KRYEANALFABETEVE TE PASUR…
    Kurse kunder analfabetizmin Edvineve si te zgjidhin ushkuret e tja kthejne mullaqet me gjize perendimit ashtu si 27 vjet kapterat amerikane u mesonin si te lidhnin kepucet e rregullonin ktrevatin ushtaret dhe NISHANET shqipetare keta te gjithe duhen varur si antishqipetare

    Reply to this comment
  2. Armina princesha e Bathores August 26, 13:02

    SALIU I VURI SHQIPETARET NE HELL KETI HURI THONJ PA PRERE I KA NGELUR HELLI I SALISE E LIKE FLORISE NE DORE……..

    Reply to this comment
  3. Arben August 26, 14:05

    NORMALE QE PRITI RAJONALET.

    VETE ESHTE LIDER BOTEROR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*