Rama prezanton projektin e Teatrit të ri Kombëtar

March 12, 2018 17:55

Rama prezanton projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.

Përpara aktorëve Rama tha se do t’i japë vendit Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.

“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet Teatri i ri Kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale në qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.

Nga 3 mijë metra katror rrënojë sot, do të kemi 9 mijë metra katror Teatër nesër. Nga një sallë që është sot do të kemi nesër 4 salla. Salla kryesore nga 480 vende që ka sot, do të ketë 620 poltrona nesër”, tha Rama në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, mes të cilëve kishte edhe shumë aktorë të cilët fillimisht e kanë refuzuar idenë e prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Teatri i ri Kombëtar, të cilin Kryeministri Rama e quajti shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Shqipërinë, parashikohet të ndërtohet në kuadër të një nisme frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.

Projekt-Propozimi i prezantuar është punim i studios së famshme ndërkombëtare, BIG.

l.h/ dita

March 12, 2018 17:55
Komento

1 Koment

  1. Amerikani March 12, 21:40

    Projekt i bukur por me duket shume modern ne raport me karakterin e godinave perreth.
    Do preferoja diçka me klasike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*