Rama prezanton Viktor Tushajn: “Rilindja” sulmohet vetëm nga të “marrët dhe të ligjtë”

May 5, 2015 16:00

Rama prezanton Viktor Tushajn: “Rilindja” sulmohet vetëm nga të “marrët dhe të ligjtë”

Kryeministri Edi Rama po prezanton kandidatin e majtë për Bashkinë Lezhë, Viktor Tushajn, për të cilin tha se është personi që duhet të vijojë të administrojë qytetin.

“Pyesin pse duhet ta votojmë një kryetar bashkie që e kemi pasur për 8 vjet? Në radhë të parë për një arsye shumë të thjeshtë se vota e 21 qershorit s’është votë politike, por vendos se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë për qytetin”, tha Rama.

Rama ashtu si edhe për kandidaten e PD për Shkodrën, Voltana Ademin tha se nuk e njeh kandidatin e opozitës për Bashkinë Lezhë në zgjedhjet e 21 qershorit, Fran Frrokajn. “Më thonin pse se njeh atë në Shkodër, se njoh seriozisht…duke mos e njohur s’them dot asnjë fjalë të ëmbël, ose të keqe. Ka qenë deputete, por se mbaj mend. Unë rri në parlament, edhe pse s’është vendi më i bukur, por rri. As këtë këtu se njoh. A është grua apo burrë? A është djalë apo burrë, ça është? Mund të jetë djalë shumë i mirë. Burrë? Ça do ju bëjë ai juve? Do takohet fshehtas me kryeministrin? Se ka nga ata që thonë edhe bar do të hamë, por me socialistët nuk bashkëpunojmë. Më mirë të vdesë komuniteti që t’u thonë s’kemi çu bëjmë se faji e ka Edi Rama…Rini pa ujë, me plehra që të heqim Edi Ramën”, tha Rama.

May 5, 2015 16:00
Komento

7 Komente

  1. tani May 5, 16:56

    Per ata socialiste si Gjika, Stefan Cipa dhe Baftjari sla gje te keqe pa thene Rama dhe freshistet qe paguan. Thoshnin qe kishin bere shume mandate dhe ishin konsumuar.
    Kurse per keta hajdutet e LSI si Viktor Tusha, dhe Hasan Halili shkon e thurr lavde Rama.
    Ja pra qe Rama nuk eshte socialist, dhe po e spastron partine socialiste qe neser ta marri Ilir Meta. Rama sulmon si kafshe socialistet kurse hajdutet e LSI i mban ne pellembe te dores.

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 5, 17:10

    PASI E GJETI “ARMIKUN” E JASHTEM PER EKSODIN E SHQYPTAREVE, TANI EDI RAMA KA ZBULUAR EDHE “ARMIKUN” E BRENDESHEM QE SULMON RILINDJEN E TIJ SOCIALISTE

    Po nuk e kemi marre vesh mire akoma “ARMIKU” i jashtem ishte social-imperializmi sovjetik i Putinit qe i jep medalje Rita Markos dhe Alfred Moisiut, apo Imperializmi i rrezikshem amerikan qe i hedh LEKAT badiava per te ndihmuar socialistet shqyptare qe te festojne me gaz dhe harre 29 nentorin e ZI jugosllav dhe 5 majin e pabesise enveriste kur spiunoi tek fashistet Qemal Stafen nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari.

    Reply to this comment
  3. toni May 5, 17:20

    Si duket Rama e ka harruar shprehjen se nuk mbulohet dielli me shoshe.Nuk besoj qe Lezhjanet te kene ngelur aq budallej sa ti japin akoma voten ardhacakut ne Lezhe V Tushes. Socialistet e ndershem ne Lezhe e mbajne mend mire kur ky Tusha i prishte shkollen socialistit per te bere pallat,ne kohen kur hante ne te njejtin canak me Berishen.

    Reply to this comment
  4. superman May 5, 17:23

    armiku imagjinare i komunistave ekzistoka akoma. ne 50 vite komunizem ndertuam bunkjere pa fund se do na sulmonte sa nje shtet sa nje tjeter, me ardhjen e demokracise nuk na sulmi asnje shtet. me rilindjen e komunizmit normal qe nuk mungonin edhe armiqt imagjinare, na mungojne vetem aksioni te djelave per ndertimin e bunkierve qe do na mbrojne nga armiqt te brendshem dhe te jashtem. ky po eshte psikopat.

    Reply to this comment
  5. Hasanizimi May 5, 17:59

    Sa turp !

    Reply to this comment
  6. lili May 5, 19:02

    Fakti qe ka bâ 8 vjet mjafton per mos me votuar!mjaft me me njerezet qe Kane si profession politiken!

    Reply to this comment
  7. Gjergji May 5, 19:47

    Ideve dhe vrejtjeve qe te bejne ,z.Rama ,pergjigjuni me ide dhe jo ofendime .Defiçenca nuk ka brinja.Je krejtsisht i pa afte qe ti pergjigjesh Blushit.Ballafaqoje veten me objektivat qe i keni vene vetes dhe pergjigju kritikeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*