Rama pro listave të hapura/ Opozita e bashkuar del sërish kundër: Akt i paprecedentë, vë në rrezik stabilitetin e vendit

July 13, 2020 19:48

Rama pro listave të hapura/ Opozita e bashkuar del sërish kundër: Akt i paprecedentë, vë në rrezik stabilitetin e vendit

Vendosmëria e kryeministrit Edi Rama për të përkrahur propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve ka hasur në kundërshtimin e hapur të opozitës së bashkuar.

Në një deklaratë të përbashkët opozita e bashkuar shprehet se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave që sjell ndryshime kushtetuese cilësohet si një akt i paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Një akt të paprecedentë që prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Kështu e cilëson opozita e bashkuar, miratimin në parim në komisionin e Ligjeve të nismës së 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese në ndryshimin e sistemit dhe eliminim të koalicioneve parazgjedhore.

Në një deklaratë të përbashkët partitë opozitare jashtë parlamentit theksojnë se kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Paraditen e sotme, pas 2 orësh diskutime në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, 16 deputetë votuan pro projektligjit, asnjë abstenim, kurse kundër ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi.

Tashmë do të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi ky ishte miratim vetëm në pranim teksa vlen të theksohet se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.

 

l.h/ dita

July 13, 2020 19:48
Komento

19 Komente

  1. Tonny July 13, 20:18

    Me duket se do shkonk ne Reç pa gjygj! Shqiperia eshte e shqiptareve , jo e pacavureve jashtqitjes si puna juaj.
    Sju kan borxh shqiptaret , vec i keni.

    Reply to this comment
    • Luli July 13, 23:08

      C fare qelbesire lulush bq. ? Ne cader para tre vjetesh na tha jam per lista te hapura sot ka frike. Dhe te mendosh qe ky pederast pa koqe pretendon te na drejtoje dhe menaxhoje jetet dhe burimet tone materiale dhe financiare

      Reply to this comment
  2. Arben July 13, 20:35

    me lista pa lista, hajduta e kriminele jeni te gjithe,

    po kjo e listave do ishte nje grusht fytyres suaj

    te qelbur nga populli.

    Reply to this comment
  3. mirel July 13, 21:04

    Ca mafie jane keta. Rama pranon propozimin e “opozites parlamentare”, opozita jashteparlamentare, e kundershton.
    Kush eshte opozita parlamentare, dhe me ke eshte opozite, me poziten apo me opoziten?
    Gjithe ky Teater per te mos hapur Listat dhe per te dale i lare para popullit.
    Klasa politike ne Shqiperi eshte nje tufe qelbesirash te ndyra hajdute dhe kriminele., te votoni per keta eshte si ti futesh vetes nje plumb ne koke

    Reply to this comment
  4. Kris 1 July 13, 21:10

    Hapja e listave stabilizon vendin dhe ngordh viruset.Nuk eshte stabilitet te mbartesh semundjen e Vucidollit apo te floririt dhe cmendurin e piktorit.Majk Pompey le ti marri ne Washington DC si senators po don te shkaterroje ameriken

    Reply to this comment
  5. C'i lidh kte bande Esadiste me SStabilitetin e vendit ?!!!!!!!!!!!!! July 13, 21:18

    Kta luajne per shqiptaret asnji rol ne politikat vendit

    dhe jane thjesht nji FAKE qe ben politike Kazanit

    por ne Realitet eshte tashme e marre fund e duhet te bejne durim
    sapo te vije Urdhri Arrestimeve nga Miqte …

    Reply to this comment
  6. USA July 13, 21:29

    Lyl Tranvestitja dhe Mona Cizmja stabiliteti i vendit eshte vene ne rrezik me lista te mbyllura, nuk ka me qytetar qe te votojne DERRAT te futur ne thes te mbyllur nga Krye-karet e Partive.
    Perballja ne votime te behet me emra e mbiemra, zgjedhjen e bejne qytetaret dhe jo Pronaret e Partive.

    Reply to this comment
  7. Lulka July 13, 23:00

    Luli me liken te han cizmen rama sic duket ka ber llogarit mir po hapi listat do mari dhe ca vota me shum nga sa pritet keshtu qe basha e ka gjumi e sigurt dhe 4 vjet mona me Bashen kallamin prap domethen cizmen ne prapanic

    Reply to this comment
  8. hivseda July 13, 23:11

    Opozita jashte Parlamentare eshte nje kove plehrash!! Vetem numura fiktive votuesish kane nuk i do njeri..

    Reply to this comment
  9. Adih July 14, 01:15

    Keta te PD ,bejne dhe presione ,destabilizim e dreqi me te bire .Provojeni po te doni , po ja u mbajti .Por sja u var kush ,e keqja juaj eshte , se ju kujtoni se jeni te zgjuar dhe populli eshte dele qorre .Mos ja lini kopilin ne dere Edi Rames , per LISTAT e HAPURA , ne po na ndihmon opozita parlamentare dhe atyre ju jemi mirenjohes ,eshte mbi 80% e popullsise qe do listat e hapura .Larg deputeteve ushtare vemje te bindur , e te vene ne rresht per nje,nga komandantet e pare te partive ..Dhe cfare dreqi doni ,ju nuk jeni ne parlament .Ja futet vehtes tuaj ,tani hani ate corbe te prishur , qe gatuat vete . Bile lyhini edhe turinjte .
    Ju te PD dhe te LSI ,perfundimisht e treguat fytyren ,se shikoni vetem interesat e juaja dhe jo interesin e pergjithshem popull.
    Prandaj o kellira …????

    I jemi mirenjohes ,per jete te jeteve ,per demokratizimin e parlamentit ,vetem opozites parlamentare ,rrespekt per te gjithe ata .

    Reply to this comment
  10. shoku July 14, 07:20

    Opozita e bashkuar ka venene dieni edhe Presidentin e Republikes, dhe njekohesishte udheheqesi i Opozites se Bashkuar. Ky njoftim u be pasi mori dhe aporovimin e keshilltarit te perhershem i Opozites se Badhkuar Rrugore , zotit Sali berisha. Por meqene se Presidenti po shetit maleve me qenin e tij ,Opozita do te prese disa kohe per te marr pergjigjeen : A ka mundesi qe vendi te destabilizohet sepse keshtu do koka e opozites se Bashkuar kue listat e hapura i duan 85-90 perqinde e popullit ?

    Reply to this comment
  11. edi July 14, 07:45

    Po pse po u be me lista te hapura populli shpeton e?A nuk ishim me lista te hapura deri ne 2008?A nuk u votuan po ato emra qe vendosi partia,a nuk u vodhen votat ?Keto manovra behen vetem e vetem per te krijuar rremuje qe te shmangen debatet per vjedhjet,per PPP-et etj dhe jo per listat.

    Reply to this comment
  12. H July 14, 08:12

    Vendi i çudirave degjenerative. Shumica parlamentare pranon proposimin e opozitës parlamentare por opozita e lulishteve e kundërshton dhe nuk mund të zbatohet. Parlamenti ngjan me lokalin Ku mafjozët hanë drekë.

    Reply to this comment
  13. kasemi July 14, 08:54

    Vertete mendje te coroditura, po si ka mundesi qe te destabilizohet vendi se qytetari meson se per cilin person do te votoje. Kete lloje destabilizimi i di vetem mona me lulin. Listat e hapura i heqin mundesine lulit e mones qe te fusin ne kuvend llumrat, sic kane bere deri me sot.

    Reply to this comment
  14. Mala July 14, 09:59

    Cila opozite,Kjo e “bashkuara” si ” Zajeno” e dikurshme e Beogradit.Apo opozita parlamentare.Sepse Shqeria dhe mazh oranca shqiptare,ka dallime nga praktika demokr atike nderkombetare, se ka dy opozita me te cilat duhet te merret vesh,tani,mes tyre edhe nga dy fraksione. e tehu.

    Reply to this comment
  15. Piktori July 14, 12:35

    Ore nuk fle lepuri te listat e hapura se per kete nuk eshte dakord as Rama . Problemi eshte tek e dyta tek koalicioni parazgjedhor, ketu luhet hileja e Rames qe ka gjete disa kamikaze atje ne parlament dhe po ndryshon kushtetuten . Dihet qe partia Socialiste ne te mire dhe ne te keq 65 deputet i nxjerr dhe ka qene gjithmone partia me e madhe ne Shqiperi. Sipas ketyre ndryshimeve i bie qe te jemi dhe nje here ne monizem . Ta gezojme diktaturen e re me pretekstin “listat e hapura”. Ky eshte nje veprim i rrezikshem qe nderkombetaret duhet te nderhyjne perndryshe ne kete vend do ngelet vetem “Rilindasit” , afrikane dhe arab.

    Reply to this comment
    • spata July 14, 16:36

      O shoku Piktor .Ke te drejt si shqetsim mbasi po kupton se keshtu asnje parti tjeter nuk merr pushtetin. E keqja qendron shume me perpara kur shqiptaret nuk diten te permbysin komunizmin por rrezuan nje bust pa frym e zemer .
      Si mendon ti se keta qe nje pale jane socjaliste e te tjeret jane demokrat kane ndryshim nga njeri tjetrin .Ne keto 30 vjete keta kane luajtur bashke ne cdo drejtim per veten e tyre. Fakti qe mirqenja e popullit eshte me e ulta ne Rajon tregon se keta jane pasuruar per vete e ne kurriz te popullit .Pasurite e politikanve jane aq te medhaja sa nuk justifikojne 2 shekuj pune e jo 30 vjete ne demokraci .Si ne pushtet e opozite ata jane pasuruar pa u lodhur fare . Atyre nuk u sherben pushteti si alternative mireqeverisje per popullin por si justifikim per te vendosur mbi investimet themelore ku marrin pjesen me te majme te tyre .Hidhi nje sy veprave te medhaja se ne doren e kujt jane .Kur mora vesh se planin e lungomares ne Vlore e bente kompanija e Metes dhe Lulit i eshte dhene nje investim prej 150 miljon euro thash. O zot me cfare ujqrish kemi te bejme qe hiqen sikur ja mbajne njeri tjetrit plumbin ne balle .
      Keto reforma, qe po bejne, per te percaktuar nje formule te pershtatcme per zgjedhjet elektorale qe do vijne sjane gje tjeter vec andra te pantallonave qe veshen ne 91 .

      Reply to this comment
  16. Gzim Kulufi July 14, 17:38

    Bir Seleman i nenes, ke te qaj me pare, i tha!

    Reply to this comment
  17. PO , PO July 14, 21:34

    Sa te trashe paski qene mor zot ! Si nuk e kuptoni akoma qe vendimet ,aq me teper ato te rendesishmet , merren vetem ne rruge institucionale . Ju kini dale nga sistemi i nje shteti demokratik , nuk njihni institucionet e tij , braktiset me deshire mandatet qe iu dhuroi populli , bojkotuat zgjedhjet , atje ku ju duhej te ishit te pranishem dhe te kembengulnit me argumenta qe te degjohej zeri i juaj , dhe mund t`i imponoheshit mazhorances per miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar , dhe ky eshte produkt i miopise suaj ne keto vite . Ju zgjodhet rrugen antidemokratike , te dilni e ulerrini rrugeve , me uren e zjarrit ne dore dhe me kerkesen absurde : “Duam pushtet ne tavoline , ose kercenojme me dhune e me “revolucion” . Marreveshja e fundit per kodin zgjedhor , ishte nje veprim meshirues , nga gjendja e mjeruar e juaj sic u katandiset , por ajo marreveshje , edhe pse do te zbatohet , nuk mund te dale mbi organin me te larte ligjevenes , sic eshte parlamenti . Ky eshte rregulli n.1 i cdo vendi demokratik dhe i nje partie demokratike , qe ju pretendoni.Te palkten kaq gje duhej ta kishit mesuar , persa kohe po bridhni e lehni rrugeve ! Ju mund te protestoni e deshperohi sa te doni , por vendimet mund te merren e ligjerohen vetem nga PARLAMENTI . Asnje tolerim , sepse pastaj behet rruge edhe per parti te tjera ne te ardheshmen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim