Rama: Problemet nuk kanë fund, por Tirana është në rrugën e duhur

August 1, 2018 19:24

Rama: Problemet nuk kanë fund, por Tirana është në rrugën e duhur

 

Partia Socialiste do të zbatojë sërish kuotat gjinore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga Jala ku po mbahet Akademia Verore e FRESSH.

Sakaq, Rama tha se Tirana është në rrugën e duhur.

“Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra. Kurse për urbanizmin ajo është një sfidë në vazhdim. Janë bërë dëme të jashtëzakonshme në vite të tëra. Nuk është e lehtë.

Megjithatë, besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe.

Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike dhe ajo që është më e rëndësishmja është që po bëhen punët me radhë.

Çka e karakterizoi qeverisjen e vendit tonë për 20 e ca vite ishte që s’kishte radhë puna. Një këtu, një atje, një atje, një këtu edhe faktikisht shteti, Shqipëria, si shtet, si institucione u bë si Bathorja, një kioskë këtu, një kioskë atje, një ndërtim këtu, një ndërtim atje, një garazh këtu, një lavazh atje.

Kështu u bënë Ministrinë. Kështu u bënë Agjencitë. Kështu u bënë dhe sot e gjithë ditën ne kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi, me institucione të futura nëpër shtëpi, me shtëpi të kthyera në institucione, me historira të paimagjinueshme, pra është proces dhe duhet durim. Duhet shumë durim”, tha Rama..

Për hapjen e Partisë Socialiste dhe përfshirjen e saj të sa më shumë të rinjve në radhët e saj në këshillat bashkiak, Rama tha se shqetësim është kuotimi gjinor, pra një raport i drejtë meshkuj-femra.

Të rinjve socialistë, Rama u kërkoi të besojnë në arsimin profesional, ndërsa vlerësoi projektin për shndërrimin e piramidës si një qendër IT.

a.s/dita

August 1, 2018 19:24
Komento

1 Koment

  1. Nene Pashako krah Nene Terezen.. August 3, 14:07

    Te rrojme e te shikojme shpresa i mban njerezit.
    Fjala e mire mjekon plaget…
    Po jo…Fjale dhe vetem fjale!
    I duruari i fituari!
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*