Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës

September 6, 2016 11:04

Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës

Kandidati i koalicionit të majtë për Dibrën, Muharem Rama vijoi në kuadër të fushatës elektorale bashkëbisedimet me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll.

Në këto takime ai shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, Rama prezantoi programin elektoral, ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator.

“Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.

Nga ana tjetër, koordinatori socialist për Dibrën Damian Gjiknuri, Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit theksoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

September 6, 2016 11:04
Komento

2 Komente

  1. AZGANI I POLLOZHANI September 6, 12:28

    o ZOT, AKOMA ME LLOGJE KAVAJE KËTA, TË MAJTË E TË DJATHTË? PO POLLOZHANI “NJË DORË SHTËPI” E “NJË KRAH TOKË” KA SOT. MË PARË KISHTE NJË KOMPLEKS INDUSTRIAL ME KAPACITET 100 MIJË KUINTAL QË PUNËSONTE NË SEZONIN PIK TË FRUTA PERIMEVE TRE MIJË NJERËZ. KISHTE NJË FABRIKË MODERNE QUMËSHTI MAKINERITË E SË CILËS U VODHËN PËR SKRAP. KISHTE EDHE NJË UZINË MEKANIKE QË PRODHONTE PJESË KËMBIMI PËR MINIERAT…
    KISHTE…PO KU JANË? PËR KËTO DUHEJ FOLUR, KËRKUAR NDJESË E EMËRTUAR SHKATËRRUESIT

    Reply to this comment
  2. Koco September 6, 12:36

    Kandidati i Kualicjoni per Shqiperine Eurojane eshte e vetmja Alternative e duhur reale per popullin eDibres dhe per gjithe Shqiperine .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim