Rama: Projekti i Rilindjes e shndërroi Belshin në destinacion kryesor turistik

June 2, 2018 18:32

Rama: Projekti i Rilindjes e shndërroi Belshin në destinacion kryesor turistik

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Belsh, ku ka prezantuar jo vetëm projektet për zhvillimin e Belshit, por edhe një sërë projektesh që do të zbatohen në këtë qark.

Rama tha se falë zbatimit të projektit të Rilindjes Urbane, Belshi është kthyer në destinacionin kryesor turistik të Shqipërisë së Mesme.

“Pamjet e transformimit të Belshit nuk janë pamje të krijuara nga kompjuteri, por pamje të krijuara nga një punë reale për të zbatuar një projekt transformues siç është projekti i Rilindjes Urbane”, u shpreh Rama.

Megjithatë, Rama premtoi se investimet për transformimin e kësaj zone do të vijojnë.

Ai theksoi se projekti ende nuk ka përfunduar, pasi qëllimi i qeverisë është mbyllja edhe e pjesës tjetër të liqenit dhe krijimi i unazës këmbësore të liqenit.

“Ndërtimi i një agroturizmi është thjesht transformimi i një banese apo strukture të trashëguar më parë me pak terren, në një mikrofermë apo bujtinë dhe me një infrastrukturë të thjeshtë mikpritjeje për vizitorët. Nëse prodhimi dhe nxjerrja në treg e prodhimeve bujqësore apo blegtorale ka vështirësi, e kundërta ndodh me agroturizmin. Pasi nuk është nevoja të gjesh treg për prodhimin, por thjesht duhet të krijosh një infrastrukturë mikpritjeje që i sjell njerëzit tek ti”, vijoi së thënuri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i agroturizmit po mbështetet edhe përmes një pakete me lehtësi fiskale.

“Shumë emigrantë mund të konsiderojnë që kursimet e tyre t’i investojnë në shtëpitë prej ku janë larguar më parë, sepse përmes agroturizmit mund të realizojnë një fitim më të madh se sa në shtetet ku ata po jetojnë e punojnë. Do të kenë një regjim taksimi të thjeshtë e të lehtë me TVSH 6%, e njëjta normë si për hotelet dhe resortet me katër apo pesë yje që janë të domosdoshme për industrinë e turizmit dhe rritjen e vlerës së shtuar në turizëm”, tha ai.

s.a/dita

 

June 2, 2018 18:32
Komento

1 Koment

  1. intelektuali June 3, 07:05

    LERI LLOGJET ME AGROTURIZMIN IMAGJINAR DHE FILLO TE MENDOSH PER NGRITJEN E PRODHIMIT KOMBETAR O KAQOLI PA SHKOLLE EDI RAMA

    Rilindja Urbane eshte nje megallomani ne mendjen tende te semure qe HA si kulceder fonde publike si ajo Rruga e Kombit e Saliut o Kryeministri Edi Rama, sepse faktet ashiqare tregojne qe shqyptaret po largohen te lemerisuar nga politikat e injoranteve me pushtet qe kane kapluar shtetin.

    PO KUSH EMIGRANT DO TE VIJE NE SHQYPNI QE TE INVESTOJE LEKAT E KURSYER ME MUND DHE PUNE KUR TI E KE MBULUAR SHQYPNINE ME DROGE DHE KANABIS DHE NUK I KE LENE ASNJE ALTERANTIVE PRODHIMIT KOMBETAR TE MIREFILLTE?

    Cili emigrant do te kthehet ne Shqypni kur ti o Edi Rama po kthen Kohen e Qepes te Enverit dhe kujton se ekonomia jone ecen me urdherat e BOSIT te Partise?

    Cili emigrant do te vije ne shqypni te investoje LEKAT e tij kur ti masakron me familje dhe ras ne burg Dritan Zaganin, nje Komisar Policie qe guxoi te tregoje me gisht ministrin tend beniamin si Kapobande droge?

    Cili emigrant do te kthehet ne Shqypni qe te investoje tek Rilindja tende e pjerdhur urbane, kur ti ke emeruar si Ministr Rendi nje HETUES te Enverit me vella qe ne vend qe te vuaje denimin ne Itali eshte bere kapobande droge ne Vlore i mbrojtur totalisht nga vellai i tij “Kulceder” gjakatare e Enverit?

    Cili emigrant do te kthehet ne vendin tone kur ne krye te Presidences ti o Edi Rama emerove me doren tende Mbretin e Korrupsionit ne Shqypni, Aleatin tend, Like floririn si nje REZIL i antarsimit te Shqypnise ne BE?

    Cili emigrant do te vije tek ty o Edi Rama Karagjozi kur ti ne krye te Parlamentit shqyptar ke emeruar nje Dinosaur Prehistorik te Enverit, Gramoz Rucin me lidhje me Met Kananin e droges dhe ne kete Parlament fut tani Spartak Brahon, nje Prokuror te ZI te Enverit me nje lukuni banditesh sigurimsa nga pas?

    KUSH JANE ATA EMIGRANTE QE DO TE DUAN TE KTHEHEN NE SHQYPNI KUR TI O EDI RAMA KE FASHITUR SHPRESAT E SHQYPTAREVE PER NJE BOTE ME TE MIRE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*