Rama: PS në shumicë të qartë

Redaksia Online May 3, 2013 22:00

Rama: PS në shumicë të qartë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama së bashku me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e njësisë nr. 7 në kryeqytet.

Në këtë takim kreu i selisë rozë është shprehur se programi i Partisë Socialiste është një program i cili është ndërtuar në një rrugëtim të gjatë duke u konsultuar me qytetarët, me komunitete  me shoqërinë civile, me grupe interesi, me ekspertë vendas dhe të huaj, duke realizuar kështu programin më të detajuar qeverisës që një forcë politike ka pasur në 22 vjet.

“Kemi një program që është shprehje e të gjitha nevojave të vendit dhe të njerëzve për ndryshimin dhe që mban brenda vetes të gjitha arsyet pse çdo shqiptar duhet të votojë në 23 Qershor Partinë Socialiste. Jam këtu sot që Partia Socialiste dhe aleanca për Shqipërinë europiane të marrë aq shumë vota sa pas 23 Qershorit Shqipëria të ketë jo vetëm shumicën e munguar në qeverisje për 8 vjet por edhe një qeveri të mbështetur mbi një shumicë numerike të plotë dhe të qartë”, u shpreh Rama.

Në këtë bashkëbisedim, në lidhje me një pyetje të një qytetareje se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për shëndetësinë Rama u përgjigj:

“Shëndetësia është një plagë e kalbëzuar dh ehistori të tilla janë të pafundme. Kur nuk ka punë nuk ka as sigurime dhe vizitat bëhen me lekë në dorë. Tarifat janë 5 fishuar . Për Partinë Socialiste kujdesi shëndetësor nuk është mall por një e mirë publike që duhet të ofrohet sipas nevojës për këdo. Ne do ta ndryshojmë këtë sistem mbi sigurimet dhe do të ofrojmë shërbimin falas”, u shpreh Rama.

Kreu socialist ka folur gjithashtu edhe në lidhje me çështjen e punësimit të të sapodiplomuarve duke u shprehur: “Ajo që po ndodh me universitetet është pabesia më e madhe që qeveria u ka bërë të rinjve dhe prindërve. Duke lejuar hapjen e kaq shumë universiteteve private ka lejuar rënien e punësimit dhe të ekonomisë. Të rinjtë sot kanë vetëm një zgjidhje ose papunësinë ose universitetin. Ajo që premton Partia Socialiste është zgjidhja e kualifikimit profesional. Ne jemi angazhuar që të krijojmë kushte për 300 mijë vende pune si dhe një projekt që do të rrisë punësimin nëpërmjet përfshirjes në punë të të atyre që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe bashkëpunimit me kompanitë për të hapur vende pune me mbështetjen e shtetit”.

Redaksia Online May 3, 2013 22:00
Komento

4 Komente

  1. Mark uk May 4, 07:30

    Me qene se e ke te sigurt fitoren,pse bredh poshte lart.Bile ke pas rast te beni edhe foto me nje gomar dhe gjela deti.Kerkon te behesh kryeminister kur nuk dine ose nuk done te pergjigjesh pyetjeve.Politika dhe dashuria fitohen me goj dhe mbrohen me vepra.Ju nuk ju ka ecur me as njeren.Ju me fole flisni bolle,por pa dogane.

    Reply to this comment
  2. Fleks May 4, 08:27

    Mbi 10 mulion shqiptaret e kudo ndodhur”me zor te madh po presin,te fitosh ti z Rama” qe:

    Ti vendosesh TAKSEN PROGRESIVE biznesit te madh e keshtu te shkaterroeht ekonomi Shqiptare me ritme te pershpejtuara.

    Sidomos dhe ndertimin e AUTOSTRADES SE KALTER,qe borxhi publik te shkoi nga 62% ne 200%,qe te fundoset Shqiperia me z<i se Qipro e te mos e mare vehten per 100 vjet te tjera.

    Kur me taksen progresive qe shkaterron biznesin e madh-ne vend qe te krijoni 300 mije vende pune,do humbi 100 mije vende pune.

    Sepse keni bere programin e PS-se per kapitalizmin ne Shqiperi me ekspertet e socialkomunizmit-qe nuk enjohin aspak kapitalizmin.Nuk e kane idene.

    Reply to this comment
  3. ediora May 6, 14:27

    Keshtu te ka thene menja se fitorja eshte e sigurte eeee….. por po ti leje zarat e tu te vototnin 3 ligjet dhe ndoshta do kishe shanse per te fituar por jo keshtu daku!

    Reply to this comment
  4. OLA May 6, 14:30

    Me politikane qe i kane shpetuar kopshtit zollogjik nuk mund te kete nje qeverisje te mirefillte dhe ashtu si pretendon Rama! Nuk e di kush jane keto qe do e votojne per aresyse se a kane sy ne balle per te pare sec ben Rama me kartele!! Vetem emrin politikan nuk e ka ai!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*