Rama publikon adresën online bashkëqeverisjes: Si të aplikoni

July 31, 2017 21:50

Rama publikon adresën online bashkëqeverisjes: Si të aplikoni

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar adresën online se ku mund të aplikohet për të qënë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes sic e cilëosn kreu i qeverisë.

Prej kohësh gjatë dëgjesave me qytetarët Rama është shprehur se qeveria do të jetë në koalicion me njerëzit e zakonshëm dhe se do të krijohet një platformë online bashkëqeverisjeje.

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Aplikimet do të mund të kryhen deri në datën 27 gusht.

Postimi i plotë:

ZYRA E RE E BASHKËQEVERISJES

[email protected]
është adresa ku mund të aplikojë për t’u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm #përShqipërinëqëDuam✌️🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪 #Punë👍 #Mirēqenie😊

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Siç e kemi shpjeguar më parë, kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm.

Në këtë platformë të re komunikimi, ndërveprimi e bashkëpunimi mes anëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të regjistruar si anëtarë të koalicionit qeverisës, çdokush prej këtyre të fundit, do të mund të thotë fjalën e vet për çështje të aktualitetit politik; të ndajë opinionin për politika, vendime, projekt-ligje të qeverisë; të shprehë interesin për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të punës sonë të përbashkët; të afishojë nisma individuale apo komunitare; të organizojë një grup interesi apo një grup qytetarësh për të thirrur në interpelancë ministra ose kryeministrin; të kritikojë punën apo sjelljen e institucioneve, agjencive shtetërore, zyrave të shërbimit ndaj qytetarit ose drejtuesve e punonjësve të administratës në nivel qendror e lokal, si edhe të denoncojë sjelljet abuzive a korruptive të tyre; të ndajë me publikun historinë e vet personale.

Çdo fjalë, opinion, nisëm, kërkesë, kritikë, ankesë apo denoncim, do të trajtohet me të gjithë respektin e duhur nga kabineti qeveritar, falë pikërisht punës me dy turne dhe gjatë të shtatë ditëve të javës, që do të bëhet në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes. Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës.

Zyra e Bashkëqeverisjes do të përgatisë për kryeministrin e ministrat, raporte të opinioneve, kritikave, nismave a denoncimeve të njerëzve të zakonshëm; do të organizojë debatet e hapura qytetare si edhe interpelancat e anëtarëve të kabinetit në Platformën e Bashkëqeverisjes; do të monitorojë ecurinë e trajtimit të çdo kërkese, ankese apo denoncimi; do të sigurohet që asnjëra prej tyre të mos mbetet pa përgjigje nga ministria, institucioni apo zyra përkatëse; do të njoftojë qeverinë dhe kryeministrin, për çdo rast kur qytetarëve u është dhënë e drejta vetëm pasi janë ankuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes (çka do të pasojë me masa ndëshkimore për personat përgjegjës për problemin e krijuar për qytetarin), si edhe do të informojë kryeministrin kur një ministër nuk ka siguruar reagimin në afat të dikasterit a të një institucioni varësie, ndaj një kërkese apo ankese.

Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën [email protected] me një letër motivacioni + CV + dy letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj (nga ish-pedagogë a dekanë të fakultetit ku ka studiuar, drejtues në punë të kryera më parë apo figura të respektuara të komunitetit ku banon)

Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm✌️

APLIKIMET PRANOHEN DERI NË 27 GUSHT

Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha😉

July 31, 2017 21:50
Komento

3 Komente

  1. A August 1, 06:56

    O ED RAMA, une kam ndermend te aplikoj dhe po ta them do te fus mik DANIEL TRAMP.
    Ta ma bitha qe ta refuzosh me ato qe ke thene kur ishte ne fushate zgjedhore.
    O EDO, shko fresko diplomen se deri tani je piktor zhgarravinash dhe je pa zanat dhe pa profesion, njekohesisht je edhe shofer i dobet. Prandaj mos na caj trapin me brockulla dhe pallavra.
    Problemi eshte te gjitha keto levizje dhe muhabete i ben se s’din se cfare do te bejsh.

    Reply to this comment
  2. Arben August 1, 09:23

    PIRDH O PIRDH

    Reply to this comment
  3. Dielli August 1, 11:40

    Kesaje fleterrufeje allarama i thuhet ;flet rrufe moj fletrrufe ,t’jap dy te vjetra m’jep nje te re.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*