Rama publikon pamjet e rrugës më të re: Frymëmarrje për bujqësinë

November 23, 2018 09:17

Rama publikon pamjet e rrugës më të re: Frymëmarrje për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se aksi rrugor Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore që lidh Beratin me Elbasanin ka përfunduar duke krijuar mundësi të reja për bujqësinë, agroturizmin dhe biznesin privat.

Rikonstruksioni i këtij aksi nga një investim i qeverisë me vlerë 892 milionë lekë dhe i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit shkurton kohën e udhëtimit drejt Tiranës.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të rrugës së re panoramike Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore që i ka dhënë frymëmarrje të re bujqësisë, agroturizmit dhe ekonomisë së banorëve të gjithë kësaj zone të bukur duke e lidhur shumë më shpejt me Tiranën e Beratin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

l.h/dita

November 23, 2018 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim