Rama publikon raportin për ekonominë: Konfirmohet ecuria pozitive

August 6, 2018 09:52

Rama publikon raportin për ekonominë: Konfirmohet ecuria pozitive

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një lajm pozitiv nga ekonomia. Rama ka publikuar sot në Facebook raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES 

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë. Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimёsinё e uljes sё risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria”, shkruan Rama në Facebook. 

Kliko KETU për raportin e plotë

 

o.j/dita

August 6, 2018 09:52
Komento

3 Komente

  1. Guri August 6, 10:32

    Z. Kryeminister! A i lexon, ose a t’i referojne shkrimet qe po boton gazeta Dita? E pra, po t’i lexoje nuk do te ishe kaq optimist per ekonomine tende. Ekonomia e nje vendi e ka barometrin tek xhepat e shtetasve. Ne rastin tone, xhepat tregojne se rritja ekonomike e jotja eshte fiktive. Thirri mendjes, zbrit nga kali dhe lere euforine.

    Reply to this comment
  2. Arben August 6, 14:20

    Aman ore ku e ke, seenuk Po shohim gje.

    Reply to this comment
  3. A August 6, 18:48

    O EDO KRISTAQ ANETA RAMA, leri broçkullat dhe mashtrimet, eshte viti i peste qe je ne pushtet dhe nuk ke bere asgje tjeter vetem me nje grusht oligarkesh vjedh dhe grabit pasurite dhe ekonomine shqiptare, gjithashtu gjithe diten dora e juaj piste dhe e endyre eshte not stop neper xhepat e shqiptareve per ti varferuar sa me teper qe te mundesh.
    Prandaj lere propaganden dhe demagogjine boshe more derdimen. Dil more leshko ne nje testim se çfare pikture portret dhe natyre te qete di te bejsh, sepse edhe si zhgarravinist je i dobet.
    Prandaj leri tra-la-late si handikapat qe je. Tani si e deshe dhe e deshirove timonin e ke komplet ne doren tende, por nga aksidenti ne aksident jemi duke shkuar sepse nuk je jo shofer autobusi por as miniveture. Kurse tepsine dhe kazanin e don vetem per vehte me disa derdimen te tjere, pra me nje grusht njerezish.
    Fatkeqesia eshte se akoma ke disa militant qe nuk te shohin se je me sindromen daun. Tung.
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim