Rama publikon raportin përfundimtar/ Ja çfarë do të bëhet në 100 ditët e para të qeverisjes

July 28, 2017 12:39

Rama publikon raportin përfundimtar/ Ja çfarë do të bëhet në 100 ditët e para të qeverisjes

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar raportin përfundimtar, i cili përmbledh të gjitha pikat kryesore ku do të bazohet qeveria e tij në 100 ditët e para.

Rama e quan këtë raport të qytetarëve duke dhënë edhe shifrat e atyre që e kanë mbështetur plotësisht, apo të atyre që kanë shtuar edhe pika të tjera.

Më poshtë raporti i plotë i publikuar nga kryeministri Edi Rama:

RAPORTI JUAJ

Skuadra e Shënimeve punoi mbi komentet e postimit për idenë e 10 operacioneve për 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të ri. Të cilat ishin:

1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh “Për Shqipërinë që Duam”, në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit

2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku

3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare

4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor

5. Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore

6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë

7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit

8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë

9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku

10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri

Ja edhe përmbledhja e raportit të përgatitur mbi komentet tuaja:

Nga 2600 komente të regjistruara, vetëm 2015 ishin të lidhura me postimin dhe të vlefshme për matje lidhur me këtë raport. Nga këto 2015 komente:

1994 komente ishin në mbështetje të 10 masave të propozuara në 100 ditët e para, kundrejt vetëm 21 komenteve që shpreheshin kundër tyre duke mos besuar tek masat specifike apo edhe tek forma e bashkëqeverisjes me njerëzit në koncept.

1994 mbeshtetësit ndaheshin në 4 kategori kryesore:

233 PLOTËSISHT DAKORD – komentues që e mbështesnin plotësisht planin me 10 pika dhe që inkurajonin me opinionin tyre për ti realizuar ato.

328 DAKORD ME NËNVIJËZIM – komentues që janë dakord por vendosin theksin në disa çështje kyçe ku duhet të fokusohen më së tepërmi përpjekjet gjatë 100 ditëve të para. Ndër këto çështje prioritare dominon me diferencë të ndjeshme reformimi i administratës, pasuar nga siguria ushqimore dhe lufta kundër korrupsionit.

Lidhur me administratën, komentuesit vijojnë të tërheqin vëmendjen tek reformimi rrënjësor i saj si zgjidhja e vetme që do ti japë fund nepotizmit e politizimit dhe do ti hapë rrugë profesionalizmit, meritokracisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, duke mbyllur një here e mirë epokën e sorollatjeve sa në njërën derë, në tjetrën.

Sa i përket sigurisë ushqimore, vihet theksi tek një riformatim nga themelet i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion që siç thonë komentuesit, nuk e ka vënë ujin në zjarr për ti shërbyer interesit dhe sigurisë së qytetarëve.

Korrupsioni është një problematikë e përcjellë me frekuencë të lartë nga miqtë e kësaj faqeje dhe shumica bien të gjithë dakord që çrrënjosja e tij shkon paralel me ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë.

217 DAKORD ME SHTESA – komentues që insistojnë se këtij plani në 100 ditët e para duhet ti shtohen masa lidhur me një sërë problemesh të tjera ku padiskutim dominojnë drejtësia dhe problematikat me pronat, pasuar me legalizimet, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe shtetin ligjor e barazinë para ligjit.

1216 DAKORD ME POR – komentues që nuk shprehen kundër planit dhe përtej çdo sqarimi se këto 10 pika lidhen me operacione të menjëhershme e të përkohshme, insistojnë të dinë se çdo të bëhet 100 ditët e para lidhur me drejtësinë, pronat, shëndetësinë, punësimin, bujqësinë, mirëqenien dhe ekonomine:

“Drejtësia dhe pronat” vijon të mbajë edhe në këtë post frekuencën më të lartë të shqetësimeve. Me drejtësinë shihet e lidhur fort zgjidhja e problemit të pronave, por që sipas komentuesve nuk do të marrë kurrë zgjidhje nëse sistemi i drejtësisë, nuk i nënshtrohen vettingut. Drejtësia aktuale denoncohet si penguese për ekonomine; për vendime të padrejta mbi biznesin e sipërmarrjen vendase, si edhe frenuese e investitorëve të huaj.

Sa i përket shëndetësisë, përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës spitalore është një kërkesë po aq e shpeshtë sa edhe nevoja për shërbime me cilësi dhe ‘njerzillëk’ nga mjekët e spitaleve shtetërore. Ofrimi me korrektesë i shërbimit mjekësor në zonat rurale, rekrutimi i mjekëve të rinj atje dhe kontrolli i cilësisë së barnave, gjejnë jo pak vend në kërkesat e komentuesve.

Punësimi dhe vendet e reja të punës vijojnë të theksohen si prioritete madhore dhe ka një thirrje të shpeshtë për kontroll të zbatimit të kodit të punës nga bizneset private, veçanërisht ato fasone, lidhur me kushtet e punës, pagën minimale, siguracionet.

Komentuesit e shohin të lidhur ngushtë zhvillimin rural dhe bujqësor me përmirësimin e infrastrukturës rurale, mbështetjen për fermerët, subvencionet dhe krijimit e lehtësirave për tregtimin e prodhimeve vendase.

Lufta ndaj informalitetit dhe rritja e investimeve të huaja vlerësohen masivisht si dy komponentë kyç për fuqizimin e ekonomisë. Nuk mungojnë edhe këtu kërkesat për rritjen e pagave, pensioneve, rritjen e përkrahjes ekonomike për shtresat në nevojë dhe krijimi i lehtësirave fiskale, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe karburanteve, etj

Infrastruktura konsiderohet nga komentuesit si faktori i suksesit ose dështimit të sektorit të turizmit në vend. Ruajtja e hapësirës publike në bregdet nga ndertimet pa leje dhe pastrimi i territorit, vijnë si një apel për moscënim të parajsës natyrore në vijën tonë bregdetare.

July 28, 2017 12:39
Komento

12 Komente

  1. qytetari July 28, 13:01

    bullshit!
    Nuk behet shteti me big data!

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari July 28, 13:25

    Edi Rama te uroj pune te mbare keto kater vite.
    Mendoj se se njeriu me i pershtatshem per te bere ndryshimin.
    Votat i ke ashtu sic i doje, ne perendim ke jetuar dhe formuar jo si ai bastardi para 70 vitesh qe jetoi ne france dhe vepronte si ne rusi.
    Duhet pune shume te ngreme ekonomine, te mos bredhin shqiptaret me neper evrope si refugjate ekonomik. Duhet ngritur niveli arsimor te mos pagujme shifra te frikshme per t’u arsimuar jashte, ta mbajme lekun ne shqiperi. E njejta gje me sherbimin shendetesor, na duhen mjeke te after qe te na japin shprese per jeten dhe te mos bredhim neper spitalet e turqise apo italise.
    E fundit nese do te luftosh hashashin duhet te hapesh alternativa te reja punesimi se nuk te rri njeri me 300 mije leke te mbaje familje me cmimet qe jane ne treg.
    Suksese!

    Reply to this comment
  3. Trekendeshi July 28, 14:10

    Me vjen keq, kam votuar per te majten, por kjo eshte nje propagande aq e shemtuar, sa edhe nga formimi fjalive diktohet menjehere mashtrimi qe behet. Shteti sbehet me fjali poezish por me platforma. Gje qe edi rama ska ne plan ta bej.

    Reply to this comment
  4. Ethem July 28, 14:19

    OK.Z.RAMA.BEJA FORRA.JE KM MEBI MADH I KOHES SONE..!

    Reply to this comment
  5. MH July 28, 14:20

    Dicka me ban pershtypje.Mbasi i arrite te normalizosh gjithecfare ke parashikuar ne 100 dite e para.po e pranojme sikur u arrit.Po e quajme mireqenjien nji pergezim.Por nuk ke parashikuar se cfare do te behet mbas 100 diteshit,ne diten 101 e tehu.E kam fjalen do vashdohet ne mbajtjen e gjendjes se arritur.Apo fjala vjen do rifillojme perseri pastrime rregullime e me the e te thash nga e para,nga dita 1 deri ne 100.
    Une do te deshiroja qe te ecni ne perparimin e vendit:
    “Te punojme per te mos punuar”.
    Kjo ne paraqitje te duket si pak e ngaterruar.Po ne fakt asht parim shume domethanes.Ku tregon qe kur kryejm nji pune te mos merremi perseri me te.Sepse duke u rimarr perseri me punen kryer del problemi qe punojme per te punuar.Ne kete rast kjo asht pakenaqesi,terbim dhe sabotim.

    Reply to this comment
    • 2plus2 July 28, 15:47

      Rama di cfare ben sepse di ku do te dale
      Pyetje e gabuar.
      ja qe ka dhe pyetje te gabuara, jo vec pergjigje te gabuara.

      Reply to this comment
  6. Ben July 28, 14:40

    Sa kohe eshte humbur ?!! Fal Berishes dhe familhes se tij me oborrtaret japanxhijt, sekseret, sherbetoret, parazit, grabtiqaret, shqiptaret humben vite te tera dhe nuk arriten te bejn shtet Vetem skuadra e Edi Rames do bej Shtet !Bravo !

    Reply to this comment
  7. Zzzzzz July 28, 16:48

    HAP NJE PLATFORME PER MBROJTJEN E GJUHES DHE “VETINGU’ TE BEHET SA ME PARE PER GJUHEN SHQIP SIDOMOS DUKE FILLUAR NGA MEDIAT ,POLITIKANET DHE ME RRADHE….SE E BENE SHQIPEN” PACAVURE”……………..PER KETE DUHET TE ZBATOHEN LIGJET SI NE CDO VENDE TE BOTES …!!!

    Reply to this comment
  8. info analitike July 28, 16:51

    More shoke po nje program e ka kryepsikopati apo ecen keshtu si ti teket?

    Reply to this comment
  9. Claus July 28, 18:45

    Muhabet zaberhanesh hesapi. Zgjedhjet kane mbaruar dhe ka kaluar tashme me shume se nje muaj dhe nuk po shohin ne Horizont qeverine e re, ky tashme del dhe thote se cdo te beje Brenda 100 diteshit.

    Deri ne shtator ka kaluar o dembelhane llafazan 100 diteshi i pare dhe akoma po qeveris me PD dhe LSI, kur vota e 25 qershorit i ka hedhur ne kosh.

    Nuk e kuptoj kete njeri kur brockullis gjera qe jane dhe duhet te jene padiskutim detyre e qeverise dhe administrates se saj, por sipas stilit te Tahirit ketu e 4 vjet me pare “Hajde popull thoni si e doni policine” po del dhe kete vit me “gju me gju me popullin”.

    E pame se si na doli “thoni si e doni policine”. Na doli nje polici e bojatisur shume bukur por per Brenda nje prodhuese dhe eksportuese e droges. Policia ka njerezit me fshatarake qe mund te kete ai shtet. Me emra nuk dua te dal. po nese dikush mi kerkon edhe mund te jap ndonje.

    Po kur na doli dhe xha Beqo i shendetesise: “He paciente dhe jopaciente si e doni shendetesine?”

    Dhe populli doli me propozimet e tij, por ne fund na doli nje shendetesi koncesionesh, ku ne Berat kafexhiu fiton tenderin e dializes a thua si filtrimi i gjakut behet si filtrimi i kafese turke.

    Po ate Agjencine kombetare te shendetesise sipas modelit britanik ku e ka?
    Shendetesi falas me nje matje tensioni dhe nje analize gjaku eshte vetem per te vobektit, pastaj u shitohe dhe medikamentet tip xhenerika te bera me topa allcie dhe hajde pastaj fol per “hej ju si e doni shendetsine”.

    Nuk po ze ne goje tere ate politike neoliberale ne ekonomi duke hyre edhe ne produktet e shportes ku tashme uji kushton sa ne Vjenen e para disa viteve.
    I mbani mend fushatat elektorale me ulje cmimesh dhe ulje taksash?
    Asnje prej tyre nuk ka ndodhur, perkundrazi.
    Ja kjo eshte tabloja e Rames me tere shpurren e tij qe i ka hyre cdo sfere te ekonomise vetem per interesa klienteliste.
    Sa per popullin, jetesa do te vije duke u renduar akoma me shume.

    Reply to this comment
  10. lejlek July 28, 20:44

    Midis ketij programi,kam mendimin te shtohet edhe nje element.
    Ne cdo qytet te ngrihet nje strukture e vecante ekstra e quajtur “Policia e pastertise”.e cila te jete ne vartesi te policise se shtetit per te gjobitur bashkite dhe minibashkite e republikes.Ndrsa ato bashkiake te gjobisin pallate e individe per papasterti ne teritor,lumenj pyje liqene e dete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin