Rama publikon videon dhe jep lajmin e mirë: Përfundon shkolla e parë pas tërmetit
Nga Arkiva
Kryeminstri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në të cilën tregon që ka përfunduar shkolla e parë e rindërtimit “Shaqe Mazreku” në Durrës.
Shkolla u shkaterrua pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.
Kryeminstri thotë se shkolla ka nisur të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe tre ditë më parë, në datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, shkruan Rama.
o.j/dita
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento