Rama publikon videon e Bashës: Lot krokodili!

March 15, 2018 09:04

Rama publikon videon e Bashës: Lot krokodili!

Ashtu siç e ka kthyer tashmë në rutinë t’iu thotë ‘mirëmëngjes’ qytetarëve, edhe sot kryeministri Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë. I pari i qeverisë ka publikuar një video të kreut demokrat, Lulzim Basha, ku në fokus është ndihma ekonomike, një temë që ka ngjallur mjaft debate politike kohët e fundit, pasi opozita pretendon se janë hequr nga skema 20 mijë familje në nevojë.

Rama ka zgjedhur sot pikërisht një video të Bashës, ku ky i fundit shfaqet duke zhvilluar takime me familjet e hequra nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa ‘thumbon’ rivalin e tij politik, teksa shkruan se në video dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull ku dallohen lotët e krokodilit të politikës së vjetër të së shkuarës, nga përpjekjet e vështira por reale për të mbështetur njerëzit në nevojë në rrugën e të nesërmes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

o.j/dita

March 15, 2018 09:04
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic March 15, 10:38

    KETA QE SHKATRRUAN 1 MILON VENDE PUNE SOTE PELLASIN ME SHUM SE ASKUSHE PER PUNSIM.!

    Po re isha sote ne POarlamentin shqiptare une do te jepje vidiote me thirrjet e Berishes dhe te PD-se per shkatrrimin e 1 -milion vendeve te punes me pretekstin absurde se do te beheshin te pasur komunistet.
    Kjo dore e zeze e Partise Demokratike me kryetari kriminel te tyre sote kan marre, yrishe drejet “qarjes” se” halleve ” te familjeve ne nevoje. Ne fakte nga sabotimi ekonomik qe i ben vendin keta e leshuan ter shqiperin ne nje nivel te tille ekonomik te cilet te gjith sot jan familje ne nevoje.!
    Mirpo krahu kundershtar popitik qe sote eshte ne pushtet nuk e perdore kete argument duke u len shtek ketyre hajnave, te sulmojn padrejtesishte qeverin Rama.
    Kjo mforc politike eshte pergjegjese kryesore per dergimin e shqiperise ne ket derexhe ku sote vendet e punes jan bere mjafte problem.!
    Keta kalemxhinje te antipunsimit, moraen masa drestike kunder punes.
    Ata proklamuan Cekun e Bardhe,
    Proklamuan parullen “Ne drejtojm bota na ndihmon” pranda mjafte keni punuar e mos punoni me.
    Ngriten Firmat Piramidale dhe keshtu e shkatrruan fare ekonomin shqiptare.
    E shkatrruan,
    E dogjen
    U mbyllen edhe shkollat profesionale.
    Te gjith pasurin ton e derguan per skrap dhe parat i moren pervete.
    Sote ket mjaran polirike bejen shov politike me pervetsimin e djerses se populklit dhe deri me sote ferre ne klembe nuk u ka hyre.
    Parlamendare e Qeverise qe kan marre persiper per ta bere shqiperin nuk duhet ti lejojn keta te flasin sipas qefit, pore tua thyje turiejt me fakte te pa kontestueshme.!

    Reply to this comment
  2. Kris 1 March 15, 15:24

    Te gjithe qajne per popullin sa jane opozite por me te marre pushtetin i qajne hallin familjes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*