VIDEO: Ramën e bezdis qeni që leh: Hë pusho! Dhe ty të kemi mangut

December 2, 2019 18:58

VIDEO: Ramën e bezdis qeni që leh: Hë pusho! Dhe ty të kemi mangut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë në Kashar ku ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmetet që kanë rënë prej 26 nëntorit.

Por gjatë vizitës Rama është shqetësuar nga një qen.

Teksa qeni në një banesë aty afër lehte, Rama ka vendosur që t’i bërtasë.

“Hë pusho! Pusho! Dhe ty të kemi të kemi mangut. Pusho, ça të bëjë dhe ai tani, ai pret gazetarët”, – u shpreh Rama.

Kjo ka shkaktuar reagime te shumë gazetarë.

Një prej tyre, Denis Dyrnjaja shkruan në FB:

“Cinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit ndaj gazetarëve sot theu një tjetër rekord. Ndërsa një qen lihte gjatë inspektimit të Ramës në Kashar, ai iu thoshte banorëve se ai leh se pret gazetarët.

Fyerje më të turpshme më depersonalizuese dhe diskriminuese se kjo nuk mund të ketë në një kohë që e gjithë media dhe gazetarët janë me mision çdo ditë e natë pa ndalim për informimin e publikut në këtë situatë të emergjencës kombëtare.

A ka të meta dhe gabime në raportimet e gazetarëve? Apsolutisht që po.

Por çdo raportim i gabuar i çdo gazetari, nuk është më i rëndë se një leje ndërtimi e gabuar dhe e korruptuar që rrezikon jetën e njerëzve. Nuk është kurrë gabimi i një gazetari më i rëndë se papërgjegjshmëria e qeverisë që nuk kishte marrë asnjë masë pas tërmetit të 21 shtatorit dhe asnjë strukturë nuk ishte në gatishmëri ndërkohë që u paralajmërua në vazhdimësi se aktiviteti sizmik në vend dhe rajon është në nivele të larta.

Nuk është gabimi i çdo gazetari më i rëndë se përgjegjësia penale dhe civile e çdo kryebashkiaku të djeshëm dhe të sotëm, qeveritari të djeshëm dhe të sotëm që kanë lejuar me veprime ose mosveprime që sot të gjendemi në këtë situatë ku pallatet këputen në dysh, e njërëzit kanë mbetur mes katër rrugëve, ku burrat qajnë si fëmijë para kamerave e grave e nënave s’u del lot nga sytë nga shoku i pësuar, sepse nuk mund të jetojnë me propagandë dhe me kurajo banale me batuta “o më mirë eee…?

Njerëzit kanë nevojë për dinjitet, jo për sfidën e forcës personale të sypatrembësisë së kryeministrit që iu thotë se ai vetë nuk lëviz nga krevati në ‘bunkerin’ e vet kur bie tërmet” – shkruan gazetari në faqen e tij në FB.

Më poshtë video e Ramës në Kashar:

d.a. / dita 

December 2, 2019 18:58
Komento

13 Komente

  1. altin December 2, 01:05

    Sot kuptuam qe nje karrige prane Rames kushton 2 milione Euro! Suksese te gjitheve ne fonde-mbledhje! Rrnofte mbreti!

    Reply to this comment
  2. Z December 2, 03:14

    O Dyrnaja! Gabimi i medias eshte in je lloji tjeter i pakrahasueshem me gabimet e nje k/ministr! Artikulli dhe mendimet tende jane mediokre si shumica,ne mos te gjithe,e gazetareve shqiptare.Fati ju dha mundesine per te qene gazetare dhe ju u bete bythlepires!

    Reply to this comment
    • Bureto December 2, 13:46

      Dyrnjaja ka harruar se manipulimi që i bën një pjesë e medias dhe gazetarëve të saj opinionit publik bëjnë që ai opinion pastaj të “vrasë” në një mënyrë tjetër. Me plumb të vërtetë mund të vritet çdo njeri, qoftë ky dhe kryeminstër apo ish kryeministër, president apo ish president, pronar medie apo portali, pasanik apo varfanjak. Por opinionin nuk e vret dot plumbi, nëse i referohemi shprehjes tashmë të njohur që “opinioni nuk vritet me plumb”, përkundrazi ai “vret” më rëndë dhe më shumë. Francezi thotë “le foule est terrible”, “turma është e tmerrshme”. Ndaj në kohë krizash humanitare, kushdo që manipulon opinionin publik është tejet i rrezikshëm. Sigurisht që nuk duhet të futen të gjithë në një thes, ndaj dhe reagimin e Ramës rreth këtij fenomeni kështu e kuptoj. I drejtohet asaj që e meriton.

      Reply to this comment
  3. . December 2, 03:57

    rama ka personalitet problematik
    edhe berisha i konfirmuar eshte per personalitet me deformime

    Reply to this comment
  4. Shtufa December 2, 05:14

    Ju gazetaret keni vetem te drejte, ju keni vetem liri dhe jo pergjegjesi. Ju mund te sulmoni kedo dhe nuk mbani pergjegjesi. Ju i dini te gjitha. Ju jeni specialista profesionista te te gjithe profesioneve. Ju jeni te pafre te flsini e te shfqani çdo gje qe iu teket. Ju nuk doni te kete shtet por kaos per lajme.

    Reply to this comment
  5. demo December 2, 10:08

    Nje gazetar qe merret me batuta dhe jo me veprimet eshte nje cope idiot i paafte,qe kerkon te ngreje stuhi ne gote,sepse i mungon aftesia per te kapur temat.
    Ky Dyrnjaja eshte tape,si ata intrigantet qe u moren me ish bashkiaken e Durresit,pse tha qe termeti mund te kishte vrare shume me teper se 50 vete.

    Reply to this comment
  6. s.g. December 2, 12:44

    Gazetarēt e aftë dhe me përgjegjësi ndaj fjalës të shkruar nuk vijnë në shprehje hiç aty këtu disa individ dhe emra që mbajnë barrën e gazetarisë të tjerët janë mercenarë
    të mediatikës private dhe nese damagogu Rama ka diçka në rregull ajo është ballafaqimi me kaosin urbanistik dhe me gazetarët mercenarë

    Reply to this comment
  7. I VETMI KRYEMINISTER QE S'I HUDH FARA ME BO PULAT E KAPONJT PABISHTA TE GRUMBULLOHEN December 2, 12:56

    PSE JANE MEDIE APO GAZETARE KTO KLLUFAT E POLITIKES ?
    30-VJET KTA KAN BO PROSTITUTEN
    E POLITIKES ASGJE TJETER

    Reply to this comment
  8. Buzuku December 2, 13:06

    Rendesi ka c’ fare thote opinionit publik, se aty, pavaresisht nga menyra e te shprehurit, eshte urtesia njerezore dhe kete mos e lini pa e vene re o ju qe shkruani e thoni ne medjat e vendit.

    Reply to this comment
  9. Adih December 2, 16:34

    Nuk kini te drejte ti beni preison mediave , dhe presioni eshte diktature ,apo bej gabim per ju komentuese , jeni te lindur pas 90 dhe nuk e kini provuar diktaturen .

    Keni nje te drejte te vetme ti beni personalisht direkt nje gazete ,nje medie ,per ke punon ,per ke parti eshte bythlepires , si per shembull Mero Baze qe eshte ushtari i PS .Dhe vetem kondra ish larqoftit Sali Berisha .

    Reply to this comment
  10. Tori December 3, 00:02

    Ju komentuesit keni shume te drejte kur mbroni Ramen.ne Shqiperi te na rroje ERTV-ja kurse gjith te tjerat jane kazan,me falni sepse duhet te na rruaje edhe Tema me Gazeten Sot bashke me Meron.

    Reply to this comment
  11. servet December 3, 00:05

    Nuk eshte qe ai qeni po brohoret per ty nga gezimi ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*