Rama: Qeveria po i pi gjakun vendit

Redaksia Online June 14, 2013 10:08

Rama: Qeveria po i pi gjakun vendit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për deputet Tom Doshi, zhvilloi paraditen e sotme një “Kënd Fjale” me banorët e Gurit të Zi në Shkodër, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenet e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

“E keni dëgjuar shpesh Saliun që të thotë se në grupin e deputetëve të PS ka disa milionerë, madje në mënyrë të pacipë. Ka nxjerrë dhe një spot ku rreshtojnë portrete sipërmarrësish. E dini kush është ndryshimi midis Tom Doshit dhe secilit prej anëtarëve të kësaj qeverie, duke filluar nga katragjyshi. Ndryshimi është ky, se Tom Doshi erdhi në politikë nga biznesi, hyri në politikë si sipërmarrës dhe paratë i kishte bërë si sipërmarrës. Në politikë shumë ka dhënë dhe asgjë s’ka marrë nga pikëpamja financiare. Këta hynë në qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë dhe pasanikë, jo nga biznesi, por nga korrupsioni. Ky është ndryshimi. Ja pse unë jam krenar që në skuadrën tonë të rilindjes ka sipërmarrës, që kanë bërë sukses, kanë paguar taksat për këtë shtet. Njerëz që kanë shpenzuar shumë nga pasuria e tyre ne opozitë, jo vetëm për tu shërbyer njerëzve, siç ka bërë Toma këtu, por për të paguar gjoba arbitrate skandaloze. Ndryshe nga ata që i kanë pirë gjakun këtij vendi, kanë grabitur gjithçka që ka patur nën tokë e mbi tokë. Në 23 qershor do të marrin ndëshkimin nga ky popull.”- u shpreh Rama.

Kam një biznes të vogël, jemi përmbytur disa herë. Çfarë masash do të merrni ju që mos të na ndodhi më kjo fatkeqësi, të mos përmbytemi më?
Përmbytjet vijnë nga një rrënim i përgjithshëm, shkatërrimi i hidrovoreve, shkatërrimi i pyjeve, erozioni, nga gjithë këto fenomene që janë pjesë e një zhvillimi barbar. Të marrim çtë marrim sot se nesër me kismet zotit! Ne shkop magjik nuk kemi, por nga ana tjetër këto nuk janë fenomene që na takon ne të shpikim zgjidhje. Zgjidhje ka, ekspertë kemi ne, ka bota, do të bëjmë projektin e detajuar dhe do të fillojmë të përballemi me këtë gjë. Se nuk mund ta quajmë natyrale, kjo s’ka kuptim. Të jeni të sigurt që këtu e katër vjet, ne kur të vijmë këtu, Guri i Zi nuk do jetë bërë Zvicër, por do të flasim për gjëra të tjera se disa nga këto gjëra ne do t’i kemi zgjidhur.
Në lidhje me shëndetësinë. Jemi vetë i gjashtë, i papunësuar, i pasiguruar. Çfarë parashikon programi i PS-së për shëndetësinë?
Ndoshta keni ndjekur një debat që kemi bërë mbrëmë. Ky është problem serioz në këtë vend, që ka akoma njerëz të pushtetit dhe propagandës së pushtetit, që thotë shëndetësia ashtu siç doni ta bëni ju nuk shkon. Parimi i Saliut kush s’ka lekë mos sëmuret. Mos e lini gripin t’ju zerë, kur të afrohet dhimbja e kokës thuajini ik se s’kam lekë! Sëmundja nuk pyet, dhe godet përgjithësisht më të dobëtit. Po të erdhi sëmundja çdo bësh, do shesësh lopën, do marrësh borxh? Unë me sytë e mi kam takuar dy prindër nga një fshat i Tiranës me djalin me leucemi. I kishin shitur të gjitha dhe ishin të pezmatuar sa s’ka. Ai i ati thoshte, dakord të gjitha këto patjetër që do ti bënim, por çfarë do bëjmë kur të mbarojnë këto lekë. Në programin tonë s’ka asnjë shpikje, ka vetëm referenca në eksperienca të suksesshme. Parimi ynë është kujdesi shëndetësor nuk është mall, por e drejtë. Këta thonë kushton, patjetër kushton, pyetja është kush do t’i paguajë? Këta thonë t’i paguajnë ata që s’kanë. Ne themi t’i paguajë shoqëria, nga taksimi i përgjithshëm të mbajë hapur derën e spitalit. Këtu nuk është vetëm çështje lekësh, Shqipëria ka pasur aq shumë lekë për të bërë punët e veta sa sot do ti kishte zgjidhur pjesën më të madhe. Lekët janë harxhuar, ujë nuk ka se lekët janë vjedhur. Shqipëria i ka harxhuar lekët për rrugë, por rrugë nuk ka.

Redaksia Online June 14, 2013 10:08
Komento

31 Komente

  1. Tigri 14. June 14, 10:22

    Po o po, po e pi qe cke me te. E ka thare fae madje. Por ajo qe ka thithur do i dale per sysh. Une vetem nje gje do i thoja gjithe popullit shqiptar.:VOTONI VOTONI VOTONI.

    MERRNI NJEREZIT E NXIRRINI TE VOTJNE SE VETEM ME VOTE POPULLI MUND CDO SUNDUES

    Reply to this comment
    • janaq June 14, 11:24

      Populli me 23 qershor do votoje Partine Socialiste,u lodhen shqiptaret se keqqeverisuri,nuk e durojne me kete qeveri,thika ka vajtur ne palce.

      Reply to this comment
    • gozhda June 14, 11:26

      Saliu e ka katandisur kete vend simos me keq.Vetem nje i marrë mund te votoje kete regjim mbytes te Saliut per popullin.Do e shporrim tej Saliun me 23 qershor le ti japim fund ketij regjimi kusaresh te cilet per tete vite me radhe i pine gjakun popullit.

      Reply to this comment
    • vezuela June 14, 12:48

      Rama po thote thjesht nje te vertete dhe nuk ka nevoje per komente! Shkodra dhe veriu e kane pare se ne cfare gjendje jemi zhytur ne sot vetem per shkak te borxhit dhe ligjeve q enuk mund te quhen ligje ne shqiperi- dhe po, e vertete qe qeveria po pi gjakun e popullit dhe nuk po ngopet, madje kerkon cdo dite e me teper!

      Reply to this comment
  2. ARTA June 14, 10:22

    berisha eshte nje njeri i pashpit qe ka 8 vjet qe po ja pi gjakun popullit.i ka lene ne mjerin me vuatje ne halle e sot kerkon akoma votat e tyre.berisha meriton burgun pak 23 qershorit.aman te na qerrohet njehere e mire sepse ndryshe nuk do te dalim ndonjehere ne siperfaqe e nuk do te na njeohi me asnje si shtete.ta shporrim kete komunist te ndyre njehere e mire.

    Reply to this comment
    • gjyshja June 14, 11:30

      Shqiptaret z.Rama po presin me padurim zgjedhjet e 23 qershorit me qellim qe te flakin tej kete qeveri te Saliut e cila po e çon vendin drejt humneres.E vetmja shprese per ta nxjerre vendin nga kjo situate kolapsi ne te cilen e ka zhytur Saliu eshte Partia Socialiste e Shqiperise.

      Reply to this comment
  3. erdi June 14, 10:23

    zoti sali ka inat qe te shohe te tjeret te jene te pasur, sepse ai flet per te tjeret por nuk shikon veten e tij qe eshte bere miliarder keto 8 vite qe ka qendruar ne pushtet, dhe nuk ka shance qe ti kete para te pastra, sepse nje hajdut nuk mund te pasurohet kaq shpejt me djersen e tij

    Reply to this comment
  4. klara June 14, 10:24

    Me 23 Qershore ne do0 ti themi stop kesaj qeverie kriminelesh hajdutesh e gjakpirish per ti dhene vtes qeverisne qe meritojm..duke votuar numrin 29, ne sjellim ne pushtet ne skuader burrash e grash te nderuara qe do ta udheheqin shqiperin drejt rruges se sigurt per ne Bashkimin Europian.

    Reply to this comment
  5. albana June 14, 10:24

    qeveri e ndyre, qeveri e krimit,qeveri mosmirnjohese, qeveri qe vrau te pafajshem dhe sot enden te lire kriminelet qe i kane duart e ndyra me gjak te pafajshmit.ja kjo eshte qeveria e berishes e cila ne kete 23 qershor do te denohet per gjithcka qe i beri popullit te shkrete.

    Reply to this comment
  6. Lorna June 14, 10:25

    Gjendja e sistemit shendetesor eshte per tu meshiruar.

    Ka nje cilesi te dobet te sherbimit, kostote larte material, dhe nje korrupsion te brendesuar te sistemit shendetesor.

    Me shume se gjysma financohet nga pagesat e vete qytetareve. Ashti si me cdo gje tjeter,

    Berisha ka deshtuaedhe ketu. Kujdesi shendetesor duhet te jete I njejte per te gjithe dhe duhet te opfrohet pa pages.

    Reply to this comment
  7. Flogerti June 14, 10:26

    KY ESHTE FUNDI I NJE EPOKE QE DUHET TE KISHTE MBARUAR 22 VJET ME PARE POR DHEMBALLET PASKAN QENE TE THELLA. NESE POPULLI SE KA KUPTUAR E S VOTON DERRMUESHEM ANTISALI E SKA BESIM TE FUQIA E VOTES, ATEHERE LE TI HEQIM DHE CKEMI VESHUR E JA JAPIM SALIUT

    Reply to this comment
  8. Ivi June 14, 10:27

    Nuk ka nderkomebtar qe mos ta thote se ky qe po kalojne ne nuk eshte nje regjim demokratik.
    Berisha eshte perpjekur te blej nja dy Amerikane, a thua se pesha e tyre mund te krahasohet me ate te Ambasadorit Amerika, perfaqesuesit te drejtperdrejt te Obames ne Shqiperi,.
    Te gjithe jane te nje mendimi, Berisha duhet te ike, duhet te kemi rotacion, duhet te votojme te gjithe qe te sjellim nje qeveri te re ne pushtet.

    Reply to this comment
  9. Doktori June 14, 10:31

    Shendetesia dhe sistemi i korruptuar qe po na le Berisha mbeten nje nga problemet me te madhe qe ka shoqeria jone. Debati qe ben Rama sot u be dhe nga Obama, dhe rezultoi shume i suksesshem. Ka ardhur koha qe ne perballje me kete krize ekonomike duhet te ndihmojm njeri-tjetrit, duke paguar taksat sipas te ardhurave do te jemi ne gjendje te kemi buxhetin e duhur per ta bere sistemin fala te shendetesis nje realitet per gjithe qytetaret.
    Ky plan eshte arsye pse duhet votuar Rilindja, sepse kemi nevoj per nje frym te till.

    Reply to this comment
  10. Koco June 14, 10:33

    Kush u fut si biznesmen ne politike Doshi qe filloi te fitonte shume para mbas 2002, dhe qe nuk ka paguar asnje takse?
    Koco qe te gjithe e dime se sa taksa ka pagaur, asnje dmth, apo Fideli qe ngeli duke ndertuar pallate.

    Reply to this comment
  11. Fiona June 14, 10:34

    Spitalet dhe shendetesia jane turpi i kesaj qeverie. Sa familje kane dale te kerkojne para sepse nuk munden te perballojne dot shpenezimet? Sa njerez takojm te cilet ne pamundesi per te perballuar faturat e spitalit detyrohen te futen ne borxhe ?
    Ne cfare gjendje jane spitalet, si jane doktoret? C’do gje eshte nje kaos per te cilin Berisha del dhe krenohet.
    ajo qe Rama propozon eshte sistem shendetesor pa lek per te gjithe. Duke mbledhur taksat sipas menyres se duhur dhe duke reduktuar korrupsionin qe eshte tashme pjese e pandashme e kesaj qeveri, mendoj se eshte nje plan i realizueshem i cili do te krijoj ndryshimet e nevojshme ne shoqerine Shqipetare.

    Reply to this comment
  12. tanja June 14, 10:35

    Ne me voten tone te 23 Qershorit do ti japim fund pasurimit te pushtetareve ne kurriz te shqiptareve…Me 23 Qershore shqiptaret votojne masivisht partin sociliste per ti dhene fund shkaterrimit te vendit dhe pasurimit te pushtetareve..Voto numrin 29 jepi rruge te ndritur te ardhmes tende.

    Reply to this comment
  13. Ramazani June 14, 10:35

    Te thuash per deputetet e PS se kan asrdhur si sipermares ne politike eshe nje genjeshter shume e paster qe po i beni popullit shqipetar, ne te gjithe e dime se si ka ndodhur kjo gje, te gjithe e dime se si jane pasuruar ato deputet…

    Reply to this comment
  14. Elfati June 14, 10:36

    E kemi pare te gjithe se cafr di me ti rama e kemi pa ne tirane nuk mund te besh asgje pervec se premtimeve boshe asgje me shume.

    Reply to this comment
  15. arti June 14, 10:40

    o tom doshi saliu eshte vecse nje delirant dhe asgje me teper, kane kapur te gjithe pjestaret e rilindjes per deputet e po mundohen ti sulmojne cdo dite e me shume, por njerzit e dine kush je dhe shkodra te do rilindje

    Reply to this comment
  16. rona June 14, 10:42

    shendetesi ka marre fund ne shqiperi ore , ajo perdite po mingon mjeku i verte qe ka per detyre te sheoje jo te semur me keq, ose te kuroj pa te pare xhepin, sistemi duhet ndryshuar komplet urgjentish per nje jave

    Reply to this comment
  17. arsi June 14, 10:54

    Me 23 Qershore kemi mundesin me te mire per ti dhene fund kesaj qeveri gjakpiresish e kriminelash qe u bene miljardera me djersen e popullit….voto skuadren e rilindjes, voto numrin 29 per ti thene ndal shkaterrimit te metejshem te shqiperis.

    Reply to this comment
  18. kevi June 14, 10:56

    Berisha pasi i permbyti shkodranet per 5 here rresht ka dhe fytyre tu kerkoje voten, e per me teper nuk ka piken e turpit, por u kerkon te presin per demshperblimet se do ti marin bashke me ish te perndjekurit qe kane 22 vite qe presin.

    Reply to this comment
  19. edi June 14, 11:14

    taksa progresive eshte nje zgjidhje ne dobi te biznesit dhe qytetarve , por saliu do te kete vetem interesat e veta ndaj po ben kerdine e mashtrimit, zgjedhja eshte e te gjitheve, shkodran shihni sa ka ndryshuar shkodra ne 11 vite? po kandryshuar eshte rrenuar

    Reply to this comment
  20. opium June 14, 11:18

    me nje votim masiv ne 23 qershor do ti japim fund hajduteve dhe rrenuesve me te medhenje te historise tone, kjo gje nuk mund te vazhdoj me boll , njerzit duan rilindje , njerzit dhe shkodra do punesim, arsim dhe drejtesi

    Reply to this comment
  21. ori June 14, 11:21

    të mos shikojë ç’teser ka në xhep, por të votojë programin për rilindje, dhe të votojë numrin 29 për të çliruar veten nga taksa e biznesit dhe nga rrenimi qe ka pushtuar vendin, te gjithe per nje shqiperi me te mire te bashkuar

    Reply to this comment
  22. ori June 14, 11:23

    pasi i la pa pune 8 vite sot i jep nje shpres kjo nuk eshte e drejte, njerz verini gishtin kokes dhe zgjidhni vec nje mundesi ps , sepse pd tregoi cmund te bente ne 8 vite, ndaj shkodra dhe shqiperia per nje rilindje

    Reply to this comment
  23. orgi June 14, 11:24

    shkodra si dhe shume rrethe jane lene ne meshire te fatit dhe askush nuk eshte kujtuar per ta , shkuan i moren voten dhe si pane me me sy, ndaj sot ata shkojne prap aty me mashtrime po ata nuk do ti besojen poshte saliu duam rilindje

    Reply to this comment
  24. ardian June 14, 16:58

    Obobo po erdhen keta hajdutet e tjere pas 23 qershorit, do keputet fare Shqiperia. Tani eshte me paterica, por pastaj : NE KOMA ose e vdekur. Kirurgu Rama me Mjeshtrin META do ti vjedhin edhe pikat e fundit te gjakut, do ta shtrydhin fare ore.

    Reply to this comment
  25. Tomorri June 14, 19:34

    Mos na bej te nxjerrim zorret , skuadra jote eshte si ato vampiret qe presin te vije nata e te dalin per gjah.
    Nuk mund te flasesh per pirje gjaku kur mostrat i ke ne Rilindje .
    Kur Doshi eshte i miri, na bie vetem tju nxjerrim qafen me shprese qe do jeni te meshirshem e
    do lini gjak dhe per neser.

    Reply to this comment
  26. ardian June 14, 22:31

    Enveri jo vetem qe i mori lirine popullit dhe vrau, burgosi e internoi patriotet, por edhe i grabiti pasurine qe e kishin vene me gjak baballareve tane !Krimineli me i madh i shqiptareve ndertoi 700000 bunkere me parat e popullit vetem per te mbrojtur bythen e vet,izoloi me tela me gjemba anekand kufirin e vendit ! Monstra eshte gjithashtu edhe percaresi me i madh i shqiptareve qe edhe sot e kesaj dite vazhdojne te urrejne njeri tjetrin,ai beri pronen e tij gjithe Shqiperine dhe skllaveroi gjithe popullin !Sot pasardhesit e tij kerkojne ta ngrene ne piedestal per krimet dhe padrejtesite e bera per gjysem shekulli qe lau me gjak token e Shqiperise!Ai gjithashtu mashtronte popullin kur thoshte se ishte populli me i llumtur i pllanetit dhe gjthe bota na kishte zili,kerkonin te na rrembenin fitorjet ! Etj, etj etj !Popull mendohu mire kur te votosh ato qe kerkojne te kethejne mbrapsh te kaluaren me te erret te historise Shqiptare !

    Reply to this comment
  27. Mark.uk June 15, 07:53

    O Rama kjo parti qe qeveris sot,rrezoj diktaturen ma te eger ne Bote te baballarve tuaj.Ai katunari I Gurit te zi duhet ta pyes e ka siguruar pasurin sic eshte ligji ne gjith bote,per tu pergjigj shteti deri me nje.Prap nje pyetje tjeter sikur dikush te kishte thene se a kerkon kujt gja pervec me te dhene token tane,do ish pergjigj se asgja nuk due.Mos je gja ish sekretari I partis me 4 klase qe flet brrockulla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*