Rama: Qeveria s’mund të bëhet babai dhe nëna për çdo student

January 22, 2019 17:18

Rama: Qeveria s’mund të bëhet babai dhe nëna për çdo student

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan për të prezantuar paktin për Universitetin.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tarifat janë vendosur nga universitetet, ndërsa qeveria mori vendim për të vendosur një tavan në mënyrë që të mos kalohet limiti. Sipas Ramës, tarifat sot janë nën kosto, por qeveria sipas tij nuk është babai dhe nëna kur vjen çështja tek arsimi i lartë.

Është shumë e qartë që tarifa sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nëse ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta.

Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë.

Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër” tha Rama gjatë takimit.

v.l/ Dita

January 22, 2019 17:18
Komento

5 Komente

  1. mirel January 22, 17:34

    C thote ky qelbesire? Pasi financon me fondet publike universitetet private, pasi i jep fond ekselence gruas se gjyqtarit te 21 Janarit, qe te ndjeki studimet ne Angli, pasi detyron cdo student te lene leshte si bagetia tek matrapazet e universiteteve, tani qe ju ngroh bytha se rane protestat filloi prape nga teorite e vjedhjeve me ligje.
    Studente duhet te protestojne qe arsimi te behet pa leke.

    Reply to this comment
    • Aty January 22, 19:20

      PA Leke,jo or mirel.Nuk jam dakort qe populli te paguaj per injorantet e te PA aftet,por per ATA exelent ,ne nevoje ekonomike ,por qe studio mire e jo per ATA ngelsa.Edhe nekohen e xhaxhit kishte diferencim ne pagese por jo gratis sic thua ti.

      Reply to this comment
  2. info analitike January 22, 17:46

    Ka te drejte kriekaqoli nena e babai i PPP-ve nuk mund te jete edhe nene e baba per studentet se pastaj kemi firo te perfitimeve.

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro January 22, 18:18

    Eh o Ram tepsia si tallesh me kete milet karagjoz!!!!!! Po pse studentet nuk jane bijte e ketoj mileti qe presin qe kerkesat tja plotesoi ai, duke trumbetuar me buje se protesta jone nuk eshte politike!!!!!!!!! Ku eshte vrulli rinor i nisur aq furishem ?????? U venit si vesa e mengjesit dhe Rame timoni sot ka te drejte per ato qe thot!!!!!!

    Reply to this comment
  4. Kris 1 January 22, 20:43

    Rama do ti bashkohet protestes se studenteve sepse qeveria ka nen kujdestari vetem hajdutet qe ikin ne drejtim te paditur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*