Rama: Qeveria të heqë taksën e biznesit të vogël

December 3, 2012 13:40

Rama: Qeveria të heqë taksën e biznesit të vogël

Socialistët ripërsërisin kërkesën për heqjen e taksës për biznesin e vogël. Gjatë një takimi me bizneset e vogla, në njësinë bashkiake nr 1 në kryeqytet, kryetari i PS-së, Edi Rama, i bëri thirrje qeverisë që të heqë nga buxheti i vitit të ardhshëm taksën mbi biznesin e vogël.

Sipas kryesocialistit Rama, kjo do të ndihmonte biznesin e vogël për t’i mbijetuar krizës, por edhe familjet me të ardhura të vogla. Rama theksoi se ky propozim i opozitës do të marrë jetë me të ardhur në pushtet, nëse nuk pranohet nga maxhoranca në këtë fundvit.

Opozita po kërkon fuqishëm ditët e fundit heqjen e taksës së biznesit të vogël, të cilën e cilëson si një mënyrë për të lehtësuar krizën ekonomike. Propozimi vjen disa ditë para diskutimit në Kuvend të buxhetit të vitit të ardhshëm.

December 3, 2012 13:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*