Rama: Referendumi, një ditë e shënuar për Partinë Socialiste

April 8, 2016 17:56

Rama: Referendumi, një ditë e shënuar për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar referendumin e 9 prillit një ditë të shënuar për Partinë Socialiste.

Përmes një statusi në “Facebook” kryesocialisti shkruan: “Nesër një ditë e shënuar për PS-në që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anëtari, kontribut për forcimin e demokracisë në PS”.

Nesër anëtarët socialistë do të vendosin nëse do të rikonfirmojnë ose jo Edi Ramën si kryetar të Partisë. Baza socialiste do t’i jap përgjigje me “Po” ose “Jo” pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur kryeministër: A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”

April 8, 2016 17:56
Komento

1 Koment

  1. social-isha April 8, 20:25

    Do te qe me rezultativ ta kishe caktuar me 7 Prill o zoteri ,apo 9 Prilli eshte dite e shenuar per ………..?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*