Rama: Reforma në arsim funksionon

September 13, 2016 11:40

Rama: Reforma në arsim funksionon

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me një grup maturantësh që kanë fituar të drejtën për të ndjekur studimet e larta.

Në fjalën e tij, Rama u ka thënë maturantëve se, pozita në të cilën ndodhen aktualisht është dëshmia më e mirë se reforma në arsim po funksionon.

“Nga më të mirët, jo vetëm që askush nuk ka mbetur jashtë, por ka fituar në të paktën 4 degë. Kjo është e vërteta kuptimplotë e faktit që kjo reformë, shumë e vonuar, e domosdoshme, kurajoze dhe shumë e vështirë për shkak të një sistemi të ndërtuar së prapthi, funksionon më së miri”, ka deklaruar Rama.

Sipas kreut të qeverisë, janë dy arsyet përse kjo reformë është funksionale. “Së pari, sepse ka një transparencë të plotë; së dyti, sepse është e bazuar në konkurrencën që diktohet nga rezultatet dhe bën të pamundur interferencën e faktorëve të jashtëm, që kanë qenë gangrena e sistemit tonë universitar”, ka sqaruar Rama.

Duke iu drejtuar të rinjve, ai ka shprehur bindjen e tij se janë të mirinformuar për mundësitë që ofron sistemi i ri, ndryshe nga ai i pari që sipas tij u impononte zgjedhjen.

“Maturantët detyroheshin që 15 vjeç të bënin llogari sipas koefiçentëve dhe të bënin një zgjedhje duke përcaktuar në një moshë të brishtë të ardhmen e tyre. Pra, dega i imponohej nga halli që 15 vjeç”, ka thënë Rama.

“Sot, ju jeni të çliruar tërësisht sepse keni marrë frytin e parë të suksesit të ndërtuar me punë në 3 vjet. Në sistemin e kaluar nuk mund të ndryshoje as degën e as renditjen, ishe skllav i zgjedhjes së bërë që 15 vjeç”, ka vijuar Rama,  duke shtuar se një pikë tjetër pozitive e sistemit të ri ka është edhe mundësia e ankimimit.

Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur faktin se më 22 shtator universitetet do të shpallin vendet bosh dhe të rinjtë do të kenë mundësi të konkurrojnë për to.

September 13, 2016 11:40
Komento

4 Komente

  1. info analitike September 13, 14:45

    Tani ky kryepsikopati e meriton kemishen e forces sepse maturantet e ekselences te lene jashte nga sistemi ishin aty si prove e deshtimit te sistemit ndersa ky i pret me propagande shumengjyreshe. Kur nuk ia thua per perkembime e perllogaritje matematike as ti as ministrja mos dilni kot garant se ai sistem eshte i deshtuar dhe ka sjelle vec peshtjellim e disa shkelje ligjore radhazi.

    Reply to this comment
  2. Tarrasi . September 13, 15:33

    KY KARAGJOZ KA FILLUAR TE BESOJE PERRALLAT QE I THONE ZYRARET E TIJ DHE KA HUMBUR LIGJET ME REALITETIN E VERTET.

    CDO DITE E ME SHUME PO BEHET PAK NGA PAK SI SALI BERISHA NJEHERE E QEMOTI QE NA THOSHTE QE EKONOMIA JONE ESHTE NJESOJ SI AJO E GJERMANISE.

    SI NUK NA DOLI NJE LIDER I ZGJUAR QE TE KUPTOJE CESHTE SHAPI E CESHTE SHEQERI!!!!

    Reply to this comment
  3. Arben September 13, 16:28

    O ZOT O ZOT.

    Reply to this comment
  4. Arben September 14, 04:10

    O ZOT O ZOT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*