Rama: Shumë biznesmenë i gjeta në gropë, ose të lidhur pas pemës

June 8, 2016 13:52

Rama: Shumë biznesmenë i gjeta në gropë, ose të lidhur pas pemës

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama deklaroi se klima e biznesit në Shqipëri “do të përmirësohet edhe më shumë pasi të miratohet reforma në drejtësi”.

Modeli i ri ekonomik, siç ka theksuar Rama kërkon zbatimin e disa reformave themelore si ato të energjisë, administrativo-territorialja, e pensioneve, por “mbi të gjitha ka nevojë për miratimin e reformës në drejtësi, siç e ka përcaktuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”.

Kreu i ekzekutivit njoftoi gjithashtu se qeveria po punon edhe për ngritjen e një institucioni, që do të funksionojë si avokat i biznesit.

Është e lehtë të kritikohet qeveria si penguese e biznesit, por kjo është qeveria më probiznes, theksoi ai, teksa ka kujtuar se kur erdhi në pushtet, shumë prej të pranishmëve i gjeti “në gropë, ose të lidhur pas pemës”.

June 8, 2016 13:52
Komento

4 Komente

  1. A.GRAMSH June 8, 14:10

    MESO SHQIP E PERKTHE FJALET FANTAZEM;’BIZNES’,’AFFERE’,’MONOPOL’ qe nuk kane lidhje shume me ‘ekonomine e lire te tregut’ por 25 vjet jane te dashuruara me ‘Lirine e tregut te Lirise seTaçit’ po do te dalesh nga GROPA ku te kane futur biznesMonet!

    Reply to this comment
  2. Bedri June 8, 18:06

    Tani biznesmenet jane ne duar te sigurta, i mbron Shullazi.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 8, 20:45

    Ngaqe i gjeti grope e te lidhura pas peme psikopati vendosi me mire ti varrose te gjithe.

    Reply to this comment
  4. Amerikani... June 8, 21:04

    Biznest qe i gjete ne grope dhe te lidhur, vertet disa nga keto i nxore nga gropa apo i zgjidhe,…por…por ,gropen dhe pemet ,nuk i le bosh…!!!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*