Rama: Reforma territoriale e ktheu Himarën në kufijtë e saj, për të nis një tjetër histori

June 14, 2015 21:06

Rama: Reforma territoriale e ktheu Himarën në kufijtë e saj, për të nis një tjetër histori

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në Himarë nga ku ka deklaruar se me reformën e re administrative territoriale Himara kthehet në kufijtë e saj, duke u shndërruar në një njësi të rëndësishme ekonomike.

Rama u shpreh se kandidati i ASHE në Himarë, Gjergji Goro ka të gjithë mbështetjen e qeverisë për të zgjidhur një herë  e përgjithmonë çështje që kanë shqetësuar banorët e kësaj zone për 20 vjet me radhë, ndërsa u zotua se në këtë bashki do të bëhet drejtësi me titujt e pronësisë.

“Jemi krenarë për reformën administrative-territoriale. Kjo reformë e ktheu Himarën në kufijtë e saj. Do të bëjmë drejtësi për titujt e pronësisë. Do t’i kapërcejmë malet e krimit me pronat. Për bashkinë e re të Himarës nis një tjetër histori, ne na takon të kthejmë përmbys historinë 20 vjeçare”, tha Rama.

June 14, 2015 21:06
Komento

3 Komente

  1. Taulant June 14, 21:25

    Drejtesi me titujt e pronesise?! Te shohim! Po perse vetem ne Himare dhe jo ne gjithe Shqiperine?!

    Reply to this comment
  2. himarioti June 15, 11:21

    pas ndarjes se re administrative teritoriale bashkia e re e himares jo vetem rivitalizohet duke u bere funksionale por ndikon positivisht dhe ne gjitheperfhsirjen e te gjitha komuniteteve. himara tashme ka nje kryeminister i cili ka vertetuar se mban premtimet e vete per ate zone ashtu si dhe per gjithe bregdetin shqiptar.

    Reply to this comment
  3. Zoro June 15, 13:07

    Le te thone c’te duan xhani vellait, shtet ketu vetem ti ke per te bere, vazhdo se do te perkrahim nga te gjitha anet sa ta kemi takatin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*