Rama: Reformë të thellë sistemit të drejtësisë. S’jemi bebisiter të opozitës

August 29, 2014 12:59

Rama: Reformë të thellë sistemit të drejtësisë. S’jemi bebisiter të opozitës

Kryeminitri Edi Rama paralajmëron një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë në muajin shtator, e cila është edhe një nga pikat e deklaratës përfundimtare të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Kryeminitri Edi Rama tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë reformë që s’ka nisur, pasi sipas tij nuk kemi të bëjmë me një grup, por kancer që luftohet me kimioterapi dhe jo me aspirina

 “Pa asnjë dyshim refoma në drejtësi është një domosdoshmëri për të rritur besueshmërinë e vendit dhe për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe gjithë BE-në. Reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do të zhvillohet mbi bazën e vetëdijes se kemi të bëjmë me një kancer jo me një grip dhe kanceri luftohet me kimioterapi dhe jo aspirina. Kush mendon të kundërtën na vjen keq po nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi mundësi ta dëgjojmë”, u shprehRama ne nje intervistë për A1 Report.

Kreu i Qeverisë është treguar i prerë edhe ndaj qëndrimit që po mban opozita në lidhje me Kuvendin, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk do të jetë bebisiteri i opozitës.

“Unë nuk predikoj për opozitën. Ajo është në të drejtën e vet të mendojë dhe të veprojë ashtu si është e arsyeshme. Qeveria nuk mund të bëhet bebisiter i opozitës dhe procesi i reformave nuk mund të varet nga do apo nuk do opozita të respektojë një rritëm reformash që imponohen nga domosdoshmëria që Shqipëria të fitojë kohën e humbur dhe të eci më shpejt për të rilindur në të gjitha dimensionet e për tu bërë pjesë e BE”, tha Rama

Kryeministri gjithashtu ka komentuar dhe qëndrimin e shprehur nga ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook, sipas të cilës Shqipëria nuk po përfaqësohej në mënyrë të denjë në Samitin e Berlinit.

“Unë nuk e ndjek në Facebook paraardhësin tim dhe është një nga miliona apo miliarda përdoruesit e Facebook, kështu që është e drejta e tij të thotë çfarë të dojë dhe sigurisht me shumë keqardhje unë mund t’i them që nuk e ndjek”, tha Rama

Përsa i takon vizitës në Serbi, e cila do të realizohet më 22 Tetor dhe për faktin se sa do të jetë i gatshëm Kryeministri të diskutojë me homologun e tij serb çështjet e mbetura pezull mes shqiptarëve dhe serbëve, Rama u përgjigj “Kosova është shtet më vete dhe për vete. Në këtë pikë nuk kemi fare çfarë të diskutojmë, sepse është një proces që nuk ka kthim pas dhe e dyta nuk është absolutisht e nevojshme të ndërhyjë Shqipëria.

“Sa i përket gjithë pjesëve të tjera, sigurisht ne do të diskutojmë për shqiptarët, për minoritetet e për çdo gjë. Nuk është e thënë që të biem dakort për të gjitha por do të biem dakort që për ca gjera nuk biem dot dakort. Ama në gjërat që kemi dakortësi do të punojmë dhe do të shkojmë përpara”, u shpreh Rama.

August 29, 2014 12:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*