Unaza e Re, Rama replikon me ndjekësit në FB për “kadrinjtë e kazanit”

November 18, 2018 15:22

Unaza e Re, Rama replikon me ndjekësit në FB për “kadrinjtë e kazanit”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve në Facebook për protestën e banorëve tek Unaza e re.

Kreu i qeverise i ka quajtur qendrimet e PD si shfaqje agresive antizhvillim, që sipas tij janë pasqyrë e mendësive të së shkuarës në rrumpallë

Kreu i qeverise shkruan se nuk eshte fyer askush me termin “shpellarë”, dhe se asnjë familje nuk do të lihet jashtë, por do t’u paguhet qera me taskat e shqiptarëve

REPLIKAT

Qytetari: pasqyra e ksaj jave eshte UNAZA E RE ..kjo eshte propagande koti ..para kamerave bejne sikur pastrojne ata pastaj dredhin ndonje cigare

Rama: shfaqja e agresivitetit antizhvillim tek unaza e re eshte pasqyra e mendesive te se shkuares ne rrumpalle, s’ka asnje lidhje me pasqyren e qeverisjes!

Qyetari: Agresiviteti i qeverise suaj duket tek gjuha kundra shpellareve .. une personalisht do pranoja te rija dhe 10 min me shume ne trafik dhe mos me jepej mundesia te shikoja ne tv ato familjare qe dimri mund ti coje refugjate ne vendin e tyre

Rama: Nuk e di ku e ke degjuar ti kete gjuhen kunder shpellareve, me siguri nga kadrinjte e kazanit te Shqupit, po zhvillimi i atij projekti s’ka asnje lidhje me cfare sheh ti ne tv apo me sa i gatshem je ti te presesh ne trafik! Nderkohe po te informoj se shumica derrmuese aty s’jane shtepi po godina te paligjshme biznesesh, ndersa per sa u takon familjeve duhet ta mesosh qe jo vetem askush s’do t’i lere jashte, po do u paguhet qera tre vjet nga taksat e shqiptareve! Me shume se kaq?

l.h/ dita

November 18, 2018 15:22
Komento

9 Komente

  1. A November 18, 16:25

    O EDO o rrot k..i. Po ti marim te mireqena fjalet tuaja do ti paguash per TRE VJET qera shtepie, 300’000 lek te vjetra ne muaj X 12 muaj = 3’600’000 X 3 vjet = 10’800’000 lek te vjetra eshte totali qe do ti japish ti langaraqi edhe keto nga xhepat e popullit.
    Me keto pare edhe sikur t’ja japish ne dore nuk nderton asnje hale.
    Tjetra sa ben nje shtepi o derdimen, po ne qoftese ka edhe ndonje biznes te vogel, sa shkon shuma.
    Me pagat dhe pensionet qe ka mileti mezi i dalin per te plotesuar shpenzimet dhe nevojat ditore.
    Kete gjurrulldi e ka bere politika ne pushtet e dy partive kryesore PD + PS.
    Prandaj leri broçkullat se nuk te kane hije se je edhe alamet zgallofi.

    Reply to this comment
  2. I.Troplini November 18, 17:19

    A e dini cfare?

    Ata qe bejne avokatin dhe tutorin e zaptuesve te prones private dhe hapesirave publike, jane shkaktaret e kesaj tragjedie sot. Kete tragjedi, fatkeqesisht, u duhet ta perballojne, ata qe gjithmone jane perdorur si mish per top. Jane “perftuesit” e rrumpalles se Sali Berishes, jane “bashkepresidentet”. e tii
    Persa i perket ketij kryeministri dhe aksioneve te tij perandorake, ku legalizimi i rrumpalles, u duk sikur ishte nje gje e mundur dhe e arritshme, duhet thene se, banoret e zones se unazes se re, jane “ne te drejten e tyre”, te ndjehen si qytetare te dores se dyte. Njeri zaptues legalizohet me ceremoni festive, tjetri percmohet si malok dhe shpellar.
    Si banor i kryeqytetit, me duhet te permend faktin, se eshte nje shkerdhatookraci dhe perversion i padurueshem, qe pronaret e shtepive qe preken nga planet urbanistike me rendesi shoqerore, paguhen arbitrarisht me cmimet qe i vendosin disa fshatare ne zyrat e administrates dhe jo me cmimet e tregut. Situata e banoreve te stacionit te dikurshem te trenit, eshte shembulli i gjalle per kete teze.
    Eshte e padurueshme dhe e papranueshme, sjellja e kesaj mender opozite dhe disa eksponenteve te saj.
    Cfare kerkojne keta “shkakaxhinj”?
    Kerkojne te zhdukin nga rrenjet opoziten politike?
    Nese ky eshte qellimi i tyre, atehere le te gezohen sepse pothuaj ia kane arritur.
    Pa nje opozite me dinjitet, Edi Rama, do mbetet edhe ne vitet qe vijne, e vetmja alternative per qytetarin shqiptar.
    “Ndihma” e Lulzim Bashes per zapzuesit e prones dhe hapesirave publike, ndikon si ajo avokatia e babait te tij shpirteror, ne rastin e atij gallofit te Bularatit, qe i fryre nga helmi i nje kishe te Janullatos, kerkonte Greqine, ne token e shqiptareve. Ai, morri ate qe kerkoi. Cfare kerkon Lulzim Basha?

    Reply to this comment
  3. korçari November 18, 17:21

    O ti A o “dru me pre”po kush te tha te ndertosh ne token e tjetrit ,kush te tha te ndertosh 8 apo 10 kate paleje pra nje dite nuk ka me “toke te xenum” haka vete tek i zoti dhe se para se te perdoresh b*then perdor trurin pasi ne veri gjithkush ka marre tokat e veta kurse ne Tirane bete te fortin duke ja marre token tjetrit me force dhe se fundmi unaza do te permiresoje ndjeshem cilesine e ajrit ne Tirane.Perpara per vendosjen e ligjit .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 20, 13:27

      o pe lecke
      “po kush te tha te ndertosh ne token e tjetrit ,kush te tha te ndertosh 8 apo 10 kate paleje pra nje dite nuk ka me “toke te xenum””
      ai që bën legalizimet,atje ku i do bytha dhe prish atje ku i do ari!!
      dje saliu sot ramiu!!
      ky është problemi!!
      nëse dikujt ja prish!?të njëjtën gjë nuk duhet tia falësh tjetrit!!
      ti e të tjerë kërcyet përpjetë kur jepte legalizime një vit më parë!?
      apo jo??
      sepse saliu vetëm kishte premtuar dhe skishte bërë gjë!?
      harrove si ulërisnit??
      kjo është kur flet pa menduar pasojat e fjalës dhe veprimit!!

      Reply to this comment
  4. info analitike November 18, 18:44

    Ja dhe kriekazani qe vlon po nuk shpertheu ne marrezite e fundjaves.

    Reply to this comment
  5. intelektuali November 18, 20:45

    Po c’pune ka SHQUP-i komunist dallkauk i Lulit dhe Saliut qe vetem ja zgjat jeten Rilindjes se Edvinit me llogjet bolshevike qe hedh papushim ne mbrojtje te grabitesve dhe uzurpatoreve te tokave dhe trruajve te Unaza e Madhe, ne Bathore, Kashar, Yzberisht e Sauk, te Kodra e Diellit dhe te Kodra e Henes e te gopi i semes i talebaneve te Saliut qe nuk lane gje pa grabitur nga pronaret reale, por ketu ceshtja qe ka agravuar me protesta eshte mjaft absurde dhe allogjike,

    sepse:

    KRYEMINISTRI DO TE NDERTOJE DHE TE HEDHI LEKAT BADIAVA PER UNAZEN E MADHE, POPULLI S’E DO QYLIN E QEVERISE

    C’a ka bo vaki?

    Po pse vetem per ca talebane qe kane uzurpuar tokat sikur t’i kishin pronat e babes se vet pa tapi dhe pa asnje dokument duke pritur gjuhejashte legalizimet komuniste do te nderpritet biznesi dhe zhvillimi urbanistik i Tiranes? Fajin e ka vet Edi Rama qe para zgjedhjeve dilte personalisht vete ne KESULLAT me legalizimet bolshevike dhe falte prona dhe trruaj sikur te ishte Enver Hoxha me Reformen e tij agrare, ne 1946

    prandaj:

    CFARE TE MBJELLESH DO TE KORRESH ME VONE!

    O Kadri Kryeministri Yne i nerum.

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr November 18, 21:52

    Prishja e ndertimeve pa leje , nuk ka filluar sot!Ajo ka filluar me prishjen e “Xhungles”tek Parku Rinia dhe ne te dy anet e Lanes dhe vazhdoi me shembjen e pallateve shumekatesh tek “gjuhet e huaja”e vende te tjera ne Tirane e qytete te tjera te vendit . Prishjet me te medha jane shenuar ne vijen bregdetare ,por edhe ne qendrat e qyteteve tona.E megjithate ndertimet e paligjeshme nuk u ndalen!Saliu vuri Shaban Tapine ne vijen e pare te pushtimit dhe zgjeroi kufite e “tokave te Xanuna”ku ndertuan vila , markete , supermarkete , lavazho deri edhe pallate shumkateshe, me te cilat vazhdon te luftoje qeveria Rama 1 e Rama 2 , duke vuajtur edhe pasojat e kesaj “lufte”gati pambarim po aq edhe pakuptim!

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 November 19, 10:16

    “po do u paguhet qera tre vjet nga taksat e shqiptareve!”
    e pas 3 vjetëve QERA(qira,sipas shqipes),çdo të ndodhë o pallosh??
    nëse janë të palegalizuara,pra të ndërtuara atje ku nuk duhet të ndërtoheshin?!
    përse duhet të diskriminohen në krahasim me ata që ti u jep fletët e legalizimit të ndërtimeve të paligjëshme??
    apo punë fushatash politike??

    Reply to this comment
  8. Fidel Kastro November 19, 15:40

    Personalisht do ta nderoja e vleresoja Ramen , nese ai do ti kishte futur fadromen te gjithe ndertimeve pa leje. Sjellja e tij me dy standarte nuk i jep nder , diku ndan Tapi e diku prish!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*