Rama: Rezistencë për ekzistencë, ne do t’ia dalim më shpejtë se shumë të tjerë!

March 28, 2020 14:43

Rama: Rezistencë për ekzistencë, ne do t’ia dalim më shpejtë se shumë të tjerë!

Me anë të një video-mesazhi në Facebook, kryeministri Rama bëri edhe njëherë thirrje që të gjithë duhet të qëndrojmë të mbyllur për të fituar këtë luftë, pasi kjo është e vetmja zgjidhje.

“Nuk më pëlqen të bëjë rolin e babait. Kur babai bëhet i rreptë, diçka nuk shkon. Mua nuk më pëlqen të mbyllë shkolla dhe të marrë këto masa.  Ju them pa pushim të mbroni veten, familjen tuaj, nga kjo mortje. Nuk e shihni ju se çfarë ndodh matanë detit. Edhe ushtria e plotfuqishme amerikane, ka nxjerrë makinat e blinduara për të mbyllur brenda njerëzit. As Amerika nuk ka ilaç për këtë luftë, përveç mbylljes brenda”.

Më tej, ai the se ne po bëjmë maksimumin brenda mundësive tona dhe se shqiptarët nuk kanë vdekur ndonjëherë për bukë. “Iluzionet sot nuk zhgënjejnë, por mund të vrasin njerëz. Po si ka mundësi të mos e kuptoni se asnjë shtet nuk mund të garantojë vazhdimin e jetës normal, por të mbrojë jetën e secilit në këtë luftë. Kaq të vështirë e keni ta kuptoni se nuk po përplasemi me një mur të vdekurish që rritet çdo ditë, pikërisht që po bëjmë gjënë e duhur? Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë. Edhe në kohën më të errëta të historisë kanë mbajtur njëri-tjetrin”.

Në fund të fjalës së tij, Rama dha edhe një fjali inkurajuese, duke thënë se Shqipëria do t’ia dalë më shpejtë se shumë vende të tjerë, pasi mori masat më herët. “Ajo kurba nuk po rritet pasi është rezultat i kësaj rezistence. Megjithatë, ka vetëm një rrugë: rezistencë për ekzistencë”, e mbylli fjalën e tij kryeministri.

L.H/ DITA

March 28, 2020 14:43
Komento

16 Komente

  1. Otranto March 28, 15:00

    23 vjet sot , kur kapiteni i anijes Sibila, kryekrimineli me origjine nga lombardia , vrau ne menyren me makaber mbi 80 shqiptar gra e femije ne kanalin e Otrantos

    Reply to this comment
  2. Luan March 28, 15:07

    Është ndaluar çdo gjë. Me të drejtë, pa dyshim.

    Vetëm tenderat, koncensionet, PPP e pagesat për to nuk janë ndaluar!!!

    Reply to this comment
  3. Lira March 28, 15:08

    Eshte heret per te folur. Edhe italianet nuk e morren seriozisht situaten. Si tani me mbahet mend qe numri i viktimave kishte arritur ne 147, diku nga 9 Marsi, kur prej atehere numri i fataliteteve dyfishohej cdo dite. Kur te kesh gati spitalet e fushimit, mund te ndihesh pak me i qete. Cunami nuk ka ardhur ende.
    Ndersa ndiqja shifrat, Hong Kongu dhe Italia fillimisht paten njesoj 2 viktima, por tani keto dy vende jane larg, persa i perket katastrofave ne njerez!

    Reply to this comment
  4. Devolli March 28, 15:17

    Kryeministri Rama na thote se,

    -“As Amerika nuk ka ilaç për këtë luftë, përveç mbylljes brenda””
    Jo more z.kryeminister,ti flet percart dhe mashtron keq!
    Kemi femijet ne SHBA dhe vertet ata punojne nga shtepia ,por kurre nuk eshte urdheruar mbyllja e supermarketeve ushqimore dhe as eshte ndaluar dalja e pensionisteve per te blere ushqime atje!
    Perkundraze supermarketet jane te hapura gjithe diten deri ne oren 21.00,gjate gjithe javes,ndersa per pensionistet jo vetem nuk u eshte ndaluar dalja nga shtepia per furnizim,por jane favorizuar qe te furnizohen 2 ore resht para hapjes se supermarketeve per qytetaret dhe qe te mos kene kontakte me shume njerez!
    Por nga ana tjeter ne SHBA kryerja e blerjeve ne shumice dermuese kryhet me karta e shume pak kesh,se atje blerjet on line dhe 1 here ne jave jane rregull i zakonshen ,ndersa ketu as qe mund te pretendohet kjo gje!
    Si mund te pretendoni ju si qeveri qe njerezit te blejne on line.kur ju keni lene me djallezi gati gjysmen e bizneseve te jene informale dhe 37% te punonjesve qe punojne ne te zeze duke i shkaktuar shtetit miliarda euro deme?
    Por juve nuk ju interezon qe te zvogelohen ne maksimum blerjet kesh ,te pakten per rrogtaret e shtetit,te bashkive dhe bizneseve se keshtu do dalin zbuluar te gjithe bizneset informale,punonjesit ne te zeze dhe mashtri qe behet me gjoja rrogat e vogla te tyre se u jepen ca me banke e ca nen dore!
    Pse nuyk e kerkoni kete gje?
    Se jeni pushtet i pa afte e i korruptuar!
    Perfundimisht:
    Ne shtetin e Michiganit qytetareve u lejohet te levizin vetem per furnizime me ushqime ne supermarkete,per furnizim me karburant dhe ne farmaci!
    Dhe per asnje rast tjeter!
    Per ata qe shkojne ne pune eshte rregull tjeter!
    Kjo ka bere qe njerezit te mos dynden ne orare te shkurtuara por gjate gjithe dites e javes!
    Thirri mendjes,o z.kryeminister dhe leri shfryrjet e turfullimat se nuk te kuptoka ty populli!
    Je ti qe nuk njeh realitetin dhe as hallet e popullit!
    Fole edhe per urine se nuk ekziston?
    Turpi te mbulofte!
    Po ata mijra njerez te ngujuar qe jetojne pa asnje ndihme,pa drita,uje,tv,shkolle,cerdhe,kopshte etj mos te duken se jetojne ne hotele me 5 yje si zotrote?
    Ke vajtur ndonjehere ne ato familje te shikosh se si eshte mjerimi dhe uria?
    Mortja qe nuk te ha o sharlatan!
    Po ata mijra njerez,prinder e femije qe germojne kazanet e plehrave apo lypin rrugeve mos te duken te gjithe se kete pune nuk e bejne se vuajne nga uria?
    Po ata mijra pensioniste,te vetmuar,qe u jep nga nje lemoshe qe vetem per buke thate mezi u del,mos te duken si vipa?
    Po mijra ROME, qe jetojne ne kasollet me plasmas,mos valle te duken se rrojne ne keshtjella si ajo e jotja?
    MORTJA!
    MORTJA!
    MORTJA!

    Reply to this comment
    • Binu March 28, 19:26

      Devolli nuk i heq asnje presje postimit tend, bravo!!

      Gjithashtu kenaqesi te jesh pjese e forumit shqiptar http://www.Forum-AL.com

      Reply to this comment
    • Eni March 28, 22:56

      Ore me pseudonimin Devolli gjynah te keshe ti femije ne Amerike apo po shikoje ndonje enderr?
      Mos po na tregoje endrren qe ke pare ne mengjes?
      Po cfare shkruan se nuk te kuptojme dukesh je niveli zero, fare pa nivel.
      Nuk i duhesh askujt as dreqit jo.
      Meqenese nuk je dakort me masat e virusit mos i zbato nuk ka gje. E di ti qe ka dale nje virus i ri.
      Ai te kap gojen shumohet aty dhe leshon shume qeliza qe ty me te vertete te duhen shume.
      Hape gojen Devolli po te vjen………….

      Reply to this comment
      • Devolli March 29, 00:29

        O i mjeri Eni!
        Ne se nuk je kaq idiot,provo te kundershtosh me fakte e argumente keto qe komentova une!
        Te tregova UJKUN,ndersa ti si idiot me tregon gjurmet!
        Dalja me ulurima vetem e kryeministrit dhe jo e ministrave perkates dhe eksperteve tregon mos elzistencen e shtetit ligjor,rrenimin e administrates publike dhe pa aftesine menaxhuese te qeverise!
        Vihet re se ne mbrojtje te qeverise dalin vetem ca idiote si ty,qe vetem sine te shajne!
        Kaq ka shkuar inteligjenca e pushtetareve rilindas!
        Duam te shohim shtetin te veproje si nje organizem i gjalle e jo nje kryeminister qe prezantohet afer shkaterrimit mendor!

        Reply to this comment
  5. mirel March 28, 15:21

    Ate kurven ta kemi borxh ty qe na i le kufirin hapur atehere kur te tjeret e mbyllen. plere

    Reply to this comment
  6. Greta March 28, 16:13

    E degjuam kryeministrin tone me mjekerr tek na turfullonte se pse nuk i kemi denoncuar bizneset qe mbajne punonjes ne te zeze!
    I mjeri kryeminister,tani u kujtua qe bizneset informale dhe punonjesit ne te zeze do vinte kjo kohe qe t’ua paguaje rrogen e plote shteti e jo vete biznesi!
    Po pse na e kerkon neve ky kryeminister kete gje,kur ka aq ministri sa ka edhe Kina 1.5 miliardeshe?
    Pse heshti ky kryeminister kur vjet BB denoncoi ne raportin e saj per Shqipoerine se gjysma e bizneseve jane informale dhe po aq punojne ne te zeze duke i shkaktuar deme kolosale arkes se shtetit?
    Oi ky kryeminister beri namin e zi kur njerezit nuk paguanin dritat dhe ujin edhe per 1 mije leke,ndersa heshtu kur i doli boja pushtetit te tij se kishte mbyllur syre para pa aftesise dhe korrupsionit te adminnistrates se tij militante?
    Behet fjale per qindra milione euro dem ne arken e shtetit,qe mijra punonjesve nuk u jepet rroga e plote ,se punojne pa kontrata pune,qe nuk u eshte derdhur kontributi per sigurimet shoqerore e shendetesore si dhe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne shterbime shendetesore falas?
    Per cfare e mban Bracen si zv.kryeminister kur ai ka mbyllur gojen dhe hesht,ndersa ti ke aq kohe te lire sa bredh pazareve fare kot duke mos u kerkuar lloogari ministrave te linjes?
    Perse e ,mban ministren e Infrastruktures,B.Ballukun,qe duhet te pergjigjej per ndertimet ne Shqiperi,per RINDERTIMIN,por e ke lene ne hije,sikur e mban per bukuri e jo per pune?
    Si mund t’i ngarkohen nje ish ministri te shkarkuar 2 detyrat me te rendesishme per momentin,ate te RINDERTIMIT pas termetit dhe ate te Coronavirusit,kur ai nuk ia ka haberin as ndertimit,as shendetesise e as finances?
    Pse nuk merren ministrat e linjes me keto detyra por ua shperndan pergjegjesine te tjereve?
    A nuk jane keto veprime anti ekonomike dhe corganizim ne organizimin e puneve?
    Na kerkove qe te denoncojme punen e zeze,dikur na ke kerkuar te denoncojme korrupsionnin,bile per keto pune sajove edhe fantazmen e ashtuquajtur te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,por me sa kemi degjuar deri me sot pas 4-5 vjet ne pushtet nuk kemi degjuar nga ju te jene denoncuar ndonje i korruptuar ose te kapej ndonje biznes infirmal!
    Dhe kjo ka ndodhur se kjo “bashkeqeverisja” e juaj ka qene jo vetem nje masdhtrim i madh,por edhe nje mjet per seleksionimin e denoncimene duke mbrojtur te korruptuarit dhe hajdutet!
    Ndryshe nuk do ndodhte qe BB ne raportin e saj deklaroi vjet se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze duke i shkaktuar shtetit miliona euro deme!
    Ti heshte se kurdohere ke dale ne mbrojtje te korrupsionit,aic bere me tenderin mafioz te Unazes se re!
    Do vije dita qe edhe ti do t’i vjellesh nga hundet keto veprime antiekonomike ne dem te bukes se gojes se popullit!

    Reply to this comment
    • 56 rroga shtesë dhe 1 miljon rroçka mangut... March 28, 18:14

      Strumullari i problematikes eshte parrulla neoliberaliste “kush raporton e ha”, e cila ka gjetur dhe vazhdon te gjeje zbatim ne vende qe drejtohen nga qeveri te korruptuara gjeri ne palce. Raportimi kunder korrupsionit eshte efikas vetem kur problemi merr zgjidhje ne vend dhe nuk zvarritet enkas deri sa te lihet ne harrese.

      E ashtuquajtura “bashkeqeverisje me qytetaret” eshte si puna e dardhes qe e ka bishtin prapa. Djalli fshihet ne detaje – thone, dhe detaji ke kjo frazeologji trushplarese qendron ke fjala “qytetar”, e cila nuk nenkupton medoemos dominanzen absolute te shtreses “kuazi-qytetare”.

      Qehajai i Surrelit kerkon te qeverise, por jo detyrimisht me gretat qe perbejne afro 3/4 e popullsise. Qehajai deshiron te bashke(?)qeverise, por vetem me hijet qe terheq nga pas, te cileve te cileve u ka besuar dhe dorovitur sikur te ishin rrushi e kumbullat e vjelura nga bacja e tij jo ca qindeshe te zhgrapura permes gjobave te shoferave dhe faturave elektrike ndaj fukarrenjve te urritur, por milionat e PPP-rave dhe koncesioneve.

      Po a ka bashkeqeverisje me te sukseshme se ajo me fullajanerit e dem(?)shperblyer me nga 56 rrogave shtese? A ka bashkeqeverisje me te sukseshme se ajo me fullhajnerit e miljonave te marra gjoja si dem(?)shperblim per shembjen e pallateve qe rrezikojne shembjen buze detit? E te tjera, e te tjera…

      Reply to this comment
  7. Trishtimi March 28, 16:33

    @Devolli
    Sa mire ia paske bere Rames! Ia ke numeruar te gjitha, pa i lene manget asgje. Tani je qetesuar, besoj, se edhe ate “turpin” ia ke perseritur disa here.
    Nga menyra se si je shprehur, nuk i ke lene gje atij devolliut te sales, edmond spahiut, ne mos je vete ai. Edhe une te “falenderoj” per kritikat e medha, qe i ke bere Rames, mbasi ke gjetur edhe kohen tamam per politike…
    Sa te lirohemi nga kjo flama, qe ha njerez me oreks te patreguar, Ramen do e izolojme e do vije lulziu me sali, doktormortjen, me monen e me alimdhin apo alibeun e gazmendziun e kompani… E lum si une, e lum si ti e lum e mjera Shqiperi!
    Te kesh mire ata kalamante ne Amerike, se ty sikur po te vjen gripi…

    Reply to this comment
    • Devolli March 28, 23:06

      Trishtimi,e kuptoj se je militant tru tallash,por nje gje ngule ne koke nga une:
      -Me Berishen,Bashen,Meten etj kjo opozite kurre nuk vjen ne pushtet!
      Fajin per gjendjen katastrofike te vendit sot e ka vetem antaresia socialiste tru shplare,qe nuk gjykon per interesat e vendit,por te vetat personale!
      Rama u ka salduar ne tru sloganet se,
      -Po iku Rama do vije Basha!
      -Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri!
      -Ne PS nuk ka njeri tjeter me te afte se Rama! etj!
      Rama po na tall,na poshteron,na largon nga Shqiperia,na percan,na mjeron etj,por ca si ty ne PS vetem hane …mut kot!

      Reply to this comment
  8. shaban March 28, 17:15

    Mos u trishto kaq shume se te kane sulmuar Ramen se fundja ai gjithsesi nuk heq dore nga vjedhjet e korrupsioni,i ka ne gjak.Ti ke hall se po erdhi opozita ne pushtet do humbesh vendin e punes qe e ke “merituar “me punen qe ben.

    Reply to this comment
  9. xxx March 28, 17:48

    ju gazeta DITA ju ka vene Rama plan qe publikoni gjithe gomarlleqet e ketij palacoje per tu lexuar

    permbahuni pak dreqi e mori

    ne vend te medjeve te kota socjale te KMse mund te publikoni ifnormacione ndihmese per shqiptaret e vegjel per virusin

    Reply to this comment
  10. Albo March 28, 19:29

    Ju ftoje ne forumin shqiptar http://www.Forum-AL.com

    Reply to this comment
  11. Lili March 29, 09:50

    Voilà! Krejt qillimi i mendjes shqiptare ne jete i formuluar sipas KM!
    Te jem i pari, te jem mbi te tjeret! ‘Uni ´ ime te glorifikohet ne cdo vend ne cdo kohe! Kjo form veprimi tregon ne fakt se ne subconshiencen tende je i bindur se nuk je asgje e te duhet domosdo krahasimi ku ti cdo here e ne cdo kohe dell jo vetem fitimtar po edhe ma mire ´ se gjithe te tjeret!
    Narcisizm i pa kompletuar, narcisizm pathologjike !
    Sikur nje shpend se me puplijat e tij do cdo here te jete ma i bukuri ky KM i jone!
    Sepse kur truri i tij nuk ka kaluar ne fazen tjeter te zhvillimit , ku i therett Arsyeses!
    Pse eshte blokuar ne zhvillimin emotional te tij?! Vetem Aneta ndoshta e di kete pune edhe Freundi?!
    Cdo km normal do i kishte mjaftuar to ta kallojme kete sa ma shpete e mundshme, ketij i duhet pa tjeter ai ´ma mire se te tjeret’ sepse ne subkonshiences e tij e di se ma keq se gjithe te tjeret vepron !

    Yoga te ndihmon, po vetem kur pranon se duhet cdo dite te heqish dore nga ´unî surdimensionuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim