Rama: Berisha ka frikë nga e shkuara. Për ne, 21 janari mbetet amaneti për drejtësi

Redaksia Online April 30, 2013 14:25

Rama: Berisha ka frikë nga e shkuara. Për ne, 21 janari mbetet amaneti për drejtësi

Kreu i PS-së, Edi Rama, deklaroi në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar se skuadra e Rilindjes do të shndërrohet në skuadrën qeverisëse pas 23 qershorit. Rama tha se kjo skuadër ka pasur përballë një kundërshtar primitiv e gjakatar, i cili nuk është i gatshëm për të lënë pushtetin, pasi ka frikë nga transparenca që do t’i bëhet qeverisjes së tij 8-vjeçare.

“Keni rezistuar përballë një kundërshtari primitiv dhe gjakatar, i cili i ka humbur dy dekada Shqipërisë dhe sot i rri vendit mbi kokë si kërcënim për t’ia humbur edhe një dekadë të tretë, ndërkohë që ditët e pushtetit të tij janë të numëruara. 21 janari mbetet amaneti i madh i këtij katërvjeçari në opozitë dhe një prej synimeve tona madhore për drejtësi gjatë katërvjeçarit tonë në qeveri”, tha Rama.

Rama shprehu mbështejen për kandidatët që do të përballen me fushatën elektorale, madje nuk kurseu dhe ndjesën.
“Sot është dita që nëse ka ndodhur dhe ka ndodhur nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t’ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua, gjithë pjesëtarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores më 23 Qershor”.

Kreu i PS-së u shpreh se PD mund të rilindë vetëm duke shkuar në opozitë. “Jemi të gjithë të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson orvatja qesharake me një komision hetimor, i cili është një tjetër vulë turpi që i vihet në ballë Shqipërisë. Ata nuk janë të gatshëm të lënë pushtetin, sepse nuk janë gati të përballojnë të shkuarën, hijet e katër të vrarëve në 21 janar, hijet e viktimave të Gërdecit, hijet e atyre që krimi u ka marrë jetën rrugëve. Nuk janë të gatshëm të përballen me faktin se i kanë lënë shqiptarët rrugëve. Nuk janë të gatshëm të përballen me të vërtetat që do të dalin nga transparenca. Nuk janë të gatshëm të përballen me të vërtetën e borxhit katastrofik në të cilin e kanë zhytur vendin. Nuk janë të gatshëm të përballen me privatizimet e koncesionet që kanë dhënë. Nuk mund të përballen me xhunglën kriminale në Bulqizë apo grabitjen e naftës së Albpetrolit”, tha Rama.

Kreu i PS-së përsëriti idenë se me fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, ministrat e emëruar nuk do të jenë më deputetë. Rama tha se më shumë se kandidatët për deputetë, sot në nevojë janë vetë qytetarët, të cilët kanë nevojë për një mënyrë të re qeverisjeje.

“Ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit dhe për ta bërë këtë me dinjitet. Gjithkush nga ne që është sot protagonist do të jetë edhe nesër protagonist. Nga sot deri ditën e zgjedhjeve nuk është më programi në diskutim për shqiptarët, por është skuadra dhe bindja se ajo mund të realizojë këtë program. Kjo skuadër funksionon në emër të interesave të shprehura publikisht, në emër të një axhende të ndarjes së punëve, për t’u shërbyer njerëzve. Ata që janë në nevojë nuk janë deputetët, ata janë qytetarët që lëngojnë në kushtet e mungesës”, tha Rama.

 

 

 

 

Redaksia Online April 30, 2013 14:25
Komento

15 Komente

  1. Kamela April 30, 11:57

    Po vetem ti nuk mund te dalesh e te flasesh per transparence e ndershmeri sepse je nje nga personat e korruptuar te politikes shqiptare. Pse nuk i thua popullit se shkaktari i vetem i 21 janarit ishe ti qe doje te merrje pushtetin me dhune dhe gjithcka nisi nga video e dritan priftit me meten qe ti sot ke bere koalicion. jemi te lodhur nga genjshtrat e mashtrimet e tua tashme, ndaj mos u mundo te besh rolin e te interesuarit se cdo gje e ben vetem ne perfitim te interesave te tua personale, asgje me shume.

    Reply to this comment
  2. Blerina Ziu April 30, 12:06

    Je politikani me cinik i degjeneruar dhe skizofreni me i madh i te gjithe ketyre viteve politike ne vendin tone. Uroj shume qe te gjithe te ndergjegjesohen se kujt do ja japin voten ne fund.

    Reply to this comment
    • Korcari1 April 30, 12:57

      Uroj mos jete Sala se ai qe do votojne se nuk hahet as me vaj as me uthull.Sinqerisht me vjen keq qe do humbesh vendin e punes saqe deshperimi tend eshte aq i madh sa vrasesit nenkuptohen te jene engjej dhe opozitaret skizofrene.

      Reply to this comment
      • Helena April 30, 15:12

        Po iniciatoret e 21 janarit cfare i quan ti more djale??? kush donte qe ta merrte pushtetin me dhune ne 21 janar dhe nuk ja arriti qellimit, per cfare nisi gjithe ajo proteste kush ishte shkaku dhe nga erdhen te gjithe ata qytetare te organizuar ne batalione e Rama rrinte e i veshtronte nga dritarja? kesaj cfare i thua ti more

        Reply to this comment
        • Labi Vlore April 30, 16:42

          @Helena.Me ben shume pershtypje.Pse nuk permendni asnjehere vrasesin e 21 Janarit Sali Killer Berisha??Pse jeni kakamikaze more njerez mbas atij Krimineli te faktuar boterisht nga FBI-ja??Si mund te jeni kaq te cmendur dhe qorra???Pse nuk e braktisni Sali Kriminelin???

          Reply to this comment
  3. mali April 30, 12:28

    Se si erdhi ky 21 janari, pa pritur e pa kujtuar, nuk e morem vesh as ne z.. Rama. Erdhen njerez para Kryeministrise, krejt paqesisht, dhe se si u keq kuptuan me policine e ndodhi ajo qe ndodhi . Na ben shume optimist thenia juaj “Ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit dhe për ta bërë këtë me dinjitet “. Vetem ju mund te na e ktheni identitetin.

    Reply to this comment
  4. Mark uk April 30, 13:30

    Se do gjykohen ata qe shkaktuan 21 janarin dihet.Shkaku ishte vidija Prifti Meta qe ju e sajuat.Egjith kjo u be se deshet te vinit ne pushtet,pasi te krijoni ate qe menduat,po nuk ju doli.Mos u merzit se do vij koha te japesh llogari Brenda ksaj vere.

    Reply to this comment
    • tur shkodrani April 30, 13:54

      per car llogari do jape rama ,o mark.uk novojtorja ne nje vend demokratik me ato te zeza qe ka bere e ben sali kollovari. edhe te jete ashtu si thu ti per 21 janarin nuk vriten 4 njerez te pafajshem dhe me dure ne xhepa. po a jeni ne terezi ju apo jo ,mor po ajo video e metes e mbajti gjalle per 4 vjet saliun ne qeveri apo nuk eshte keshtu o mark qeni jo uk … – KUJDES ETIKEN – MODERATORI

      Reply to this comment
  5. kleo April 30, 13:47

    me ju ne do jemi me keq se ne afrike por i mjeri popull thuaj se nuk ka ku te shkjo me keq se kaq

    Reply to this comment
  6. Mark uk April 30, 14:14

    tur shkodrani: Une nuk bie ne nivelin tuaj,une po ju shaj se ta kam frigen,po nejse kaq asht niveli I juaj more idiot.

    Reply to this comment
  7. Mark uk April 30, 14:17

    Do ti lutemi redasis se gazetes dita te mos botoj komente me fjal fyese.

    Reply to this comment
  8. Desaret April 30, 14:19

    Nuk ka rendesi kush ishte shkaku,vidjua a vota e vjedhur dhe djegia e kutive…Protesta ishte e LIGJSHME;edhe dhuna nisur nga policia pranohet,si ketej Europës;perleshjet jane te zakonshme,bile shpesh dhe OKUPY ,pushtimi i ministrive,kryeministrive,parlamentit.A nuk e pushtoi Grillo dy jave me pare parlamentin italian?Policia nuk u konfrontua,u tha protestuesve(ishin gjithe deputetet e Grillos,M5S,)doni parlamentin…i italianeve eshte por dhe i juaji eshtë…Dhe e pushtoi Grillo me forcê të kunderligjshme se”Nuk eshte parlamenti i Berluskonit dhe Bersanit por i Sovranit dhe ne jemi pjesë….Natyrisht nuk pati viktima,por as protestuesit qe e pushtuan nuk shkaterruan se nuk kish perse,vetem u tallen me Berluskonin dhe Bersanin,që mashtronin italianët…Nuk kish police,kryeminister Italia?Perse nuk vrau Grillon?…Ishte sipas shtypit antikushtetuese pushtimi prej Grillo,por askush nuk u vra e dhunua prej policise…Përse ne Shqiperi Krimineli Sali vrau?Si e shikon ai pushtimin e protestuesve te Grillo dhe vrasjet e tij?E kujt eshte kryeministria edhe nese do pushtohej?Vetem e Saliut.Por ajo as nuk u pushtua,as nuk u dogj dhe shkaterrua(Berisha vet beri nje gje te tille kur vrau Azemin,dhe nuk u vra njeri-Perse atehere jo e me Berishen mryeminister u vrane kater te pafajshem ne bulevard?)Ku eshte LIGJI i denimit me vdekje nese afrohesh tek kangjellat e kryeministrise edhe per te protestuar?Me cligj malokari vrau Berisha nga frengjia e kulles se tij shpellore?Ndaj Shqiperia kurre nuk do kete qetësi nese nuk prangos Berishën.Natyrisht kete rradhe i takon Rames ta beje dhe ben shume mire qe zotohet!Por duhet edhe me fort!Sepse me burgosjen perjetë te Berishës,jo vetem mbahet fjala dhe amaneti i 4 te vrareve,por ne Shqiperi,me arrestimin dhe denimin perjete të Berishës dhe bandes se tij kriminale,PERFUNDON DHE LUFTA CIVILE NE SHQIPERI e cila ka 20 e ca vjet qe ka nisur!Misioni i Rames me kete perfundim lufte është teper i rëndesishëm dhe duhet kurorezuar me sukses të plotë!Këtu shqiptarët duhet të mbështesin për perfundimin e luftes civile ose vazhdimin e saj,nëse u vidhet a manipulohet vota!Te tjerat Rama i ka te veshtira ti realizoi menjehere nga vet shkaterrimi qe ka bere vrasesi dhe luftenxitesi i shqiptareve Berisha!100 ditet e para do jene tregues i rendesishëm pasi shqiptaret ne shumice edhe ne emigrim besojne tek Rama,si tek njeriu qe do mbyll luften vllavrasese dhe ate ne rrugë krijuar posacerisht per destabilitet nga Berisha!

    Reply to this comment
  9. bentirona April 30, 14:35

    Po gerdeci kaq shpejt u harrua

    Reply to this comment
  10. BAY AREA Ca. April 30, 18:16

    Vrasjet ne bulevard me 21 Janar i beri Saliu Kryminister dhe Lul Basha & CO,pas 23 Qershorit do te japin llogari mbrapa hekurave me pranga ne duar si Aldo Bare etj. Llogjika pa llogjike e disa komentuesve , ai qe del ne miting eshte fajtori, kurse ai qe vret killeri Sali V.P , Lulzimja e Garda e Perandorise jane te pafajshem dhe dekorohen e shperblehen per gjakun e Shqiptareve te vrare. Tyc & Toc.

    Reply to this comment
  11. arber April 30, 19:50

    Si do vendosni drejtesi kur ministrine e drejtesise do e drejtoje Meta, ai i cili u be shkak per ato 4 viktima. kjo eshte te genjesh diten per diell.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*