Rama rikthen “Integrimin”. Krijohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

September 8, 2017 19:49

Rama rikthen “Integrimin”. Krijohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

Një risi në strukturën e Qeverisë. Në Presidencë ka mbërritur e firmosur kërkesa e Kryeministrit Rama për dekretimin e Qeverisë së re.

TCH raporton për një risi në emërtimin e Ministrisë së Jashtme. Tanimë dikasteri i drejtuar nga Ditmir Bushati, do të quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Mesa duket, Edi Rama ka reflektuar në këtë ndryshim, njëfarë shqetësimi që ngjalli mungesa jo vetëm e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit Europian, po edhe thjesht mungesa e termit “integrim europian” në përbërjen e kabinetit të ri, shqetësim që u shpreh dhe nga ambasadori i BE në Tiranë.

Por njëkohësisht, Kryeministri e ka plotësuar këtë boshllëk semantik në ballinën e qeverisë së re, duke zgjedhur emërtimin Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Padyshim që ky emërtim e mbyll debatin qoftë për strehën e re të ministrisë së vjetër të Integrimit, qoftë për praninë e termit Europë në përbërjen e Qeverisë së re.

Por nga ana tjetër, emërtimi i ri i Ramës duket sikur thotë se Shqipëria është në Europë, ka një ministri për Europën dhe Integrimi nuk është më një shtojcë ministrore apo semantike, po një aspekt i përkatësisë europiane të Shqipërisë.

Po duket se në emërtesën e re të Ministrisë, tashmë për Europën ka edhe një mesazh edhe ndaj europianëve që e vënë në pikëpyetje integrimin e Shqipërisë, për shkak të shumicës myslimane.

September 8, 2017 19:49
Komento

1 Koment

  1. Gjini September 8, 20:32

    Eshte dakort Panajot Barka per kete?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*