Rama rrëfen prapaskenat e takimit me Bashën: Donin të më nxirrnin si delen e zezë

June 1, 2017 21:59

Rama rrëfen prapaskenat e takimit me Bashën: Donin të më nxirrnin si delen e zezë

Kryeministri Edi Rama në studion e “Opinion” ka rrëfyer prapaskenat e takimit me Lulzim Bashën që përfundoi me marrëveshje.

Rama tha se ai e kishte vendosur që nuk do shkonte në tryezë, mirëpo në një takim me gratë në Elbasan, vendosi që të shkonte.

“Vendosa të shkoja kur mora vesh se po shkonin të gjithë, edhe aleatët tonë. Unë vendosa të shkoja vetëm që të dëgjoja. Po mendoja që të nesërmen do të më nxirrnin mua delen e zezë që të gjithë, ndaj thashë po shkoj”, tha Rama.

Kryeministri tregoi se ishte ai që i kërkoi Bashës takim. “Isha unë që i thashë të vinte në takim. Aty u mbajtën ca fjalime. Unë vetëm dëgjova. Pastaj i thashë Bashës që të më takonte vetëm. Isha i vendosur që ta nxirrja nga aty me marrëveshje”, tha Rama.

Ai iu përgjigj edhe pakënaqësive të LSI-së. “Ata kishin një muaj që thonin jemi gati të lëmë postet. Kështu që besoj ishin gati për këtë marrëveshje”, shtoi kryeministri.

June 1, 2017 21:59
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit June 2, 10:17

    Jo mor pjelle e qoftelart,nuke ishit ju qe deshtet vettingun,por ishte forca detyruese e USA -qe ju vendosi kufirin tek ghana;thote populli.Tashme i mbetet Reformes ne DREJTESI te vendose pikat mbi I-ne.Ju vetem se nje montuat nje ligje ne unison me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik per ti shpetuar drejtesise,por fatkeqesisht ai ligj bie ne kundershtim me kushtetuta,kushtetut qe ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit e keni kthyer ne nje leter higjenike deri me sot nga forca e kartonit. Mjate me, dita e shtetit te se drejtes ka ardhur, fundi juaj do te jete i turpshem dhe i shpejt e pa kthim. Besoni o mije kenetash dhe avoketer te djallin.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit June 2, 13:22

    Jo mor pjelle e qoftelart,nuke ishit ju qe deshtet vettingun,por ishte forca detyruese e USA -qe ju vendosi kufirin tek thana;thote populli.Tashme i mbetet Reformes ne DREJTESI te vendose pikat mbi I-ne.Ju vetem se montuat nje ligje ne unison me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik per ti shpetuar drejtesise,por fatkeqesisht ai ligj bie ne kundershtim me kushtetuta,kushtetut qe ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit e keni kthyer ne nje leter higjenike deri me sot nga forca e kartonit. Mjaft me, dita e shtetit te se drejtes ka ardhur, fundi juaj do te jete i turpshem dhe i shpejt e pa kthim. Besoni o mije kenetash dhe avoketer te djallin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*